Panorama (Albania)

Policia vë në pranga nënë e bir në Tiranë, do të ekstradohe­n në Itali

-

Policia bëri me dije ditën e djeshme se nënë e bir, Dëshira dhe Eduard Goseni u arrestuan në Tiranë për llogari të Italisë, pasi Gjykata e Veronës i ka vendosur në masë sigurie “Arrest me burg, si pjesë të një organizate kriminale dhe për trafikim droge. Më herët mediat italiane zbardhën edhe përgjimet midis nënës dhe djalit, kur ajo nga Tirana shkoi në Itali për të ndihmuar djalin në punët e drogës. “Puno pak më ndryshe, mos i beso askujt derisa të zgjidhësh problemet që ke”, - i thotë nëna të birit. Bëhet fjalë për përgjimet që hetuesit italianë realizuan për nënë e bir, të cilët u arrestuan për llogari të Italisë dy ditë më parë në Tiranë. Deshira Goseni, 63 vjeçe dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, me vendim të Gjykatës së Veronas në Itali janë nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, si pjesë e një organizate kriminale dhe për trafikim narkotikës­h. Në fillim në këto punë ishte përfshirë i biri, Eduarti, emri i të cilit doli nga mediat italiane gjatë një operacioni antidrogë në Milano. Atëkohë u arrestuan 24 persona, mes tyre 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe një tunizian. Duke iu referuar hetuesve vendas, trafiku i heroinës dhe kokainës bëhej me autobusë, korrierë dhe kamionë. Banda furnizonte me drogë rrjete shpërndarë­sish kryesisht me origjinë afrikane, në Itali dhe në Zvicër. Hetimet kishin nisur pas arrestimit në Zvicër, në vitin 2020 të korrierit Daniele Carra, 57 vjeç, me 5.9 kilogramë heroinë, i cili vendosi të bashkëpuno­nte me policinë. “Kam filluar të shes drogë në vitin 2019 për të fituar para”, - dëshmoi ai para hetuesve italianë. Mes bisedave të zbardhura nga “Corriere Della Sera” është kapur dhe një fragment ku del si nëna e Eduart Gosenit, Dëshira, nxiton të niset nga Shqipëria për në Itali për të ndihmuar djalin e saj pas arrestimit të Carra- s. “Puno pak më ndryshe, mos i beso askujt derisa të zgjidhësh problemet që ke”, - i thotë ajo të birit. “Me këto para? Por asnjë gram, thuaji që ta harrojë...”, - thotë ajo në një tjetër bisedë, ku duket se i jep urdhra Eduart Gosenit. Në një fletore ku mbaheshin llogaritë, hetuesit dolën në përfundimi­n se grupi ka kryer rreth 600 mijë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania