Panorama (Albania)

“Sajuam humbjen e 8 mijë eurove në shtëpi, unë u fsheha, ai e goditi me thikë”

Greku e masakroi në dhomën e gjumit dhe luajti teatër në media për 5 ditë, si u zbulua vrasja e gruas shtatzënë që tronditi Selanikun

- SELANIK

Akti horror që i mori jetën shqiptares shtatzënë në Greqi vijon të tronditë opinionin publik.

Policia, prokuroria, por edhe mediat nxjerrin detaje tronditëse nga masakra që i mori jetën asaj dhe foshnjës në barkun e saj nga një ‘ pritë’ e pabesë, që iu bë nga bashkëshor­ti dhe shoku i tij. Në fakt, ka qenë ky i fundit që ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa autori i krimit ka vijuar edhe përgjatë seancave të fundit të marrjes në pyetje të mohojë autorësinë, duke iu thënë hetuesve se gruaja kishte ikur në një destinacio­n të panjohur për të që me datën 1 janar. Por, sipas të dhënave që janë publikuar ditën e djeshme, mësohet se kundër tij janë edhe disa pamje filmike që janë marrë në rrugë pak para vrasjes, ku autori ka qenë nën shoqërinë e saj. Shqiptarja kishte mbyllur punën dhe bashkëjetu­esi grek kishte shkuar ta merrte ta shoqëronte për në banesë, aty ku edhe i mori jetën me disa goditje thike.

MEDIAT GREKE

Tragjik ka qenë fundi i shqiptares 41- vjeçare, Gjeorgjia Murati, e cila u masakrua me thikë nga partneri i saj, që tentoi më pas të fshihte ngjarjen. Murati ishte në muajin e 3- të të shtatzënis­ë, me partnerin që i mori jetën, ndërsa po ashtu kishte edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme. Sipas mediave greke, autori i krimit e ka vrarë atë me thikë, duke e goditur tri herë dhe më pas e ka transportu­ar me një mjet drejt në një tokë bujqësore, ku e ka groposur për ta fshehur. Për këtë, ai është ndihmuar edhe një mik i tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku ishte ai që e shpalli atë të humbur, duke dalë madje dhe në media e duke folur për situatën në të cilën ndodhej dhe shqetësimi­n që kishte për fatin e saj. Ka qenë shoku i tij, ai që ka rrëfyer ngjarjen dhe ka çuar policinë drejt vendit ku ishte fshehur trupi i 41vjeçares, ndërsa vetë partneri i saj ka deklaruar se nuk e ka vrara ai, por fajin ia ka hedhur shokut të tij. Policia ka nisur hetimet sakaq për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që ka tronditur Selanikun, teksa shkaku nuk dihet ende, por dyshohet se mund të lidhet me konflikte për çështje parash. Për këtë ngjarje është pyetur nga mediat edhe ish- partneri i Muratit, i cili në një komunikim me gazetaren e një kanali grek ka thënë se ajo ishte një grua shumë e mirë dhe se i kishte rrëfyer që me autorin njiheshin që në gjimnaz, por nuk ia kishte përshkruar si ‘ djalë të mirë’. Ndërkohë i trishtë ka qenë momenti kur gazetarja e pyet ishpartner­in se si u ndje kur mori vesh për vdekjen e saj… por ky i fundit nuk e dinte. Pas këtij lajmi mbeti shtangur duke thënë se nuk arrinte ta besonte dhe se si vinte tmerrësish­t keq.

DËSHMIA

Zbulohen të tjera detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi. Viktima është identifiku­ar si Gjeorgjia Murati, teksa i dyshuari kryesor është partneri i saj dhe shoku i këtij të fundit. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 39- vjeçari kishte përgatitur një “grabitje false”, ku do të mobilizont­e 41vjeçaren. Më pas autori së bashku me mikun e tij, 34 vjeç, kishin planifikua­r të shkonin të shtëpia e Muratit, ku do të merrnin një shumë prej afro 8 mijë eurosh. Ishte pikërisht miku i autorit, i cili rrëfeu para autoritete­ve se rreth orës 11 të natës së Vitit të Ri, 39- vjeçari dhe partnerja e tij u kthyen në shtëpinë e tyre. Ai vetë ishte fshehur në errësirë. Ai rrëfeu se e kërcënuan 41- vjeçaren me thikë, e çuan në dhomën e gjumin ku e prangosën dhe i mbuluan sytë. Sipas dëshmisë të 34- vjeçarit, ai zbriti automjetin që do të largoheshi­n, dhe vetëm pas afro 10 minutash zbriti partneri i Muratit. “Dhjetë minuta më vonë ai zbriti dhe më kërkoi ndihmë duke më thënë se i ka vdekur partnerja”, - mësohet se i ka thënë policisë 34- vjeçari duke treguar se gruan e ka gjetur në një pellg gjaku. I marrë në pyetje nën hetim nga efektivët e policisë, 39- vjeçari deklaroi se nuk kishte dijeni për fatin e partneres së tij. Informacio­net thonë se ai ka dëshmuar se natën e ndërrimit të viteve kanë fjetur bashkë dhe mëngjesin e nesërm partnerja e tij 41- vjeçare shtatzënë është larguar me një destinacio­n të panjohur, duke iu marrë para nga kursimet e përbashkët­a.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania