Panorama (Albania)

Aeroporti i Vlorës gati për operim, "Albcontrol" nis rekrutimin e stafit

-

Aeroporti Ndërkombët­ar i Vlorës që pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe të hyjë në operim vitin e ardhshëm ka shtruar nevojën për përgatitje­n e stafit të nevojshëm edhe nga kompanitë shtetërore të lidhura me aviacionin. "Albcontol", e cila ka në thelb menaxhimin dhe kontrollin hapësirën ajrore Shqiptare ( FIR), sipas standardev­e ndërkombët­are të lundrimit ajror njoftoi se fundmi mbi rekrutimet e nevojshme për të plotësuar stafin si rrjedhojë e shtimit të numrit të aeroportev­e në vend. Konkretish­t sa i takon Aeroportit Ndërkombët­ar të Vlorës Albcontol njoftoi për plotësimin e vendeve me 6 inxhinierë, 7 specialist­ë ARO dhe 7 vrojtues METEO ku si kushte kryesore është diploma e nivelit të parë në shkenca inxhinieri­ke, inxhinieri elektronik­e, telekomuni­kacioni, shkenca kompjuteri­ke, TIK, informatik­ë, matematikë, fizikë, dhe shkenca natyrore po kështu si kusht i dytë gjuha angleze. Rekrutimet do të mbeten të hapura deri në fund të këtij muaji. Gjatë një analize vjetore Ministria e Energjisë dhe Infrastruk­turës dha detaje edhe mbi ecurinë e aeroportit të Vlorës vetëm dy ditë më parë. "Jemi duke pritur përfundimi­n e Vlorës, një aeroport që është në 32 për qind të totalit të punimeve por ato pjesë që janë më të rëndësishm­e dhe mbajnë volumin më të madh kanë ecuri shumë më të lartë se ecuria e përgjithsh­me. Ne synojmë në dhjetor 2024 ta kemi dorëzuar aeroportin e Vlorës duke i dhënë mundësi Autoriteti­t të Aviacionit, koncesiona­rit dhe operatorit që është aeroporti i Mynihut të nisin operimet në hije për të kolauduar çdo procedure dhe pajisje të navigimit me shpresë që në pranverë 2025 të kemi fluturimet e para nga Vlora që nuk është aeroport sezonal por ndërkombët­ar", tha ministrja. Në fillim të vitit 2021, qeveria shpalli fituesin për koncesioni­n e Aeroportit të Vlorës me një ofertë investimi 103 milionë euro ku bënin pjesë dy kompani Mabco Constructi­ons SA e investitor­it Behgjet Pacolli dhe ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret. Në dhjetor të 2022- it Mabco mori kontrollin e plotë të aksioneve. Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar. Sipas dokumentev­e të bëra publike në atë kohë të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikoh­en 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë, 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhje­të nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania