Panorama (Albania)

Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, kriteret që nevojiten

Manastirli­u: "Forcojmë rolin e drejtuesve për përmirësim­in e cilësisë në arsim. Katër qarqet me pozicionet e lira"

- TIRANE

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirli­u, zhvilloi dje një takim me drejtues të drejtorive arsimore në rrethe si dhe mësues, ku shpalli thirrjen për konkurrim për 200 pozicione për drejtues shkolle.

"Ky vit për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve do të jetë viti i proceseve transformu­ese në sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi parashkoll­or tek ai parauniver­sitar dhe arsimi i lartë. Synimi ynë është rritja e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet e edukimit. Në takimet që unë kam pasur gjatë dialogut ' Te flasim për arsimin' me mësues, nxënës dhe prindër, ka dalë qartësisht nevoja për të rritur rolin e mësuesve në proceset vendimmarr­ëse të shkollës, por edhe të drejtuesve të shkollës, të cilët duhet të përmirësoj­në aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxhuese në funksion të gjithëpërf­shirjes dhe në funksion të vendimmarr­jeve të përbashkët­a, duke përfshirë akoma më shumë mësuesit në proceset vendimmarr­ëse", tha Manastirli­u.

Sipas ministres, formimi profesiona­l dhe mbështetja e drejtuesve të shkollave është një investim në qelizën bazë të arsimit dhe ka një rëndësi thelbësore për të gjithë ecurinë e proceseve mësimore dhe mënyrën se si shkolla udhëhiqet dhe menaxhohet. Duke vënë theksin në rëndësinë dhe rolin që ka drejtuesi i shkollës në përmirësim­in e cilësisë së arsimit, ministrja shpalli thirrjen për konkurrim për 73 pozicione në DRAP Durrës, 40 në DRAP Fier, 55 DRAP Korçë dhe 32 në DRAP Lezhë për drejtues shkolle dhe siguroi se procesi do të jetë transparen­t dhe meritokrat­ik dhe do të ndiqet me shumë kujdes dhe vëmendje nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve ( MAS) dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Arsimit Parauniver­sitar ( DPAP).

"Shpallim 200 vende vakante, pra për 200 pozicione të reja për drejtues

"Shpallim 200 vende vakante, pra për 200 pozicione të reja për drejtues shkolle, në shkollat 9- vjeçare dhe ato të mesme, në katër drejtoritë arsimore rajonale. Pozicionet të cilat shpallen sot, janë pozicione për të cilat ftohen të gjithë mësuesit, aspirantët, drejtuesit, të cilët duan që ta çojnë shkollën në një nivel të ri, për nga pikëpamja e arritjeve, për nga pikëpamja e rezultatev­e dhe performanc­ës”

shkolle, në shkollat 9vjeçare dhe ato të mesme, në katër drejtoritë arsimore rajonale. Pozicionet të cilat shpallen sot, janë pozicione për të cilat ftohen të gjithë mësuesit, aspirantët, drejtuesit, të cilët duan që ta çojnë shkollën në një nivel të ri, për nga pikëpamja e arritjeve, për nga pikëpamja e rezultatev­e dhe performanc­ës shkollore, dhe që padyshim plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në udhëzimet përkatëse që do të munden t'i aksesojnë në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arsimit Parauniver­sitar dhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ku dhe mund të aplikojnë. Aplikimi do të ndiqet me shumë kujdes nga MAS dhe strukturat e saj, për të pasur një proces të hapur, transparen­t, një proces meritokrat­ik, në mënyre që në krye të 200 institucio­neve tona arsimore të vihen mësuesit, drejtuesit më të mirë, menaxherët më të mirë, për të çuar përpara shkollën, për të çuar përpara rezultatet e mira dhe për ta ngritur në një nivel të ri, administri­min dhe menaxhimin e shkollave tonë. Sigurisht kjo do të të jetë vetëm një fazë e parë e procesit, pasi menjëherë pas përfundimi­t të fazës së parë, pra të plotësimit të 200 vendeve drejtuese të shkollës, do të vijohet me fazat e tjera; të dytë dhe të tretë, për plotësimin e pozicionev­e të reja, të cilat do të shpallen nga MAS dhe

DPAP në funksion të plotësimit të gjithë shkollave me drejtues, të cilët do të jenë, drejtues të përhershëm dhe jo të përkohshëm".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania