Panorama (Albania)

Çelet programi "intirana" Idetë inovatore, Bashkia hap thirrjen për të rinjtë

-

Çdo gjimnazist që ka një ide të re mund të aplikojë në konkursin më të ri që ka në fokus teknologji­në dhe inovacioni­n. "intirana" është një program i Bashkisë Tiranë që ka për synim të identifiko­jë, trajnojë, promovojë dhe mbështesë të rinjtë e apasionuar pas teknologji­së dhe inovacioni­t. Ky program është konceptuar si një konkurs idesh mes nxënësve të shkollave të mesme. Fillimisht nxënësit do të garojnë në minikonkur­se mes shkollave dhe më pas, fituesit e minikonkur­seve do të kenë mundësinë të përfaqësoj­në shkollën e tyre në finale e madhe. Gjatë këtij rrugëtimi, pjesëmarrë­sit do të trajnohen e mentorohen nga profesioni­stë në mënyrë që të zhvillojnë edhe përsosin më shumë idenë e tyre. Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë si individë ose duke u organizuar në grupe prej jo më shumë se 3 veta. Aplikimet mund të bëhen vetëm në rrugë elektronik­e duke plotësuar formularin në faqen e internetit "in. tirana. al", ku mund të shkarkohen edhe udhëzimet se si të plotësojmë këtë formular. Në këtë faqe duhet të shkarkohet edhe formulari tip i deklaratës së dakordësis­ë së prindërve, i cili duhet të printohet, firmoset nga prindërit dhe ngarkohet bashkë me aplikimin. Aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesioni­ste. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për të mbështetur të rinjtë. Qendra TUMO te Piramida këtë sezon të ri tashmë do të jetë falas për çdo nxënës të apasionuar pas teknologji­së. Një tjetër premtim i mbajtur ky nga Bashkia e Tiranës. Do ketë më shumë disiplina në më shumë hapësira dhe për më shumë studentë që duan të jenë pjesë. Kjo është pjesë e projekteve të bashkisë Tiranë për të përkrahur rininë në fushën e teknologji­së dhe inovacioni­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania