Panorama (Albania)

Kriminaliz­imi komunist i Aktit të Pavarësisë

Kur nisi armiqësia e diktatorit për Ismail Qemalin, shfaqja qartasi ditën e hyrjes së qeverisë "Hoxha" më 28 nëntor në Tiranë

- DR. VASFI BARUTI

E vërteta e hidhur është më e dhimbshme se diagnoza e keqe e pacientit. S'ka kompromis me të vërtetën.

1

Armiqësia e diktatorit për Ismail Qemalin shpërfaqet qartazi ditën e hyrjes së qeverisë "Hoxha" më 28 nëntor në Tiranë, kur faqe e parë e Buletinit të Luftës e kësaj date mbulohej me dy fotografi të mëdha: e para e Enver Hoxhës me diçiturë "Gjeneral kolonel Enver Hoxha. Kryeminist­ër. Komandant i Përgjithsh­ëm i Ushtrisë N. Çl", kurse tjetra, vetëm me diçiturë Ismail Qemali dhe vritet kryevepra politike e Tij.

Nga nëntori 37, kur botohet Akti origjinal i Pavarësisë në Fletëpalos­jen me autor firmëtari Lef Nosi, do të kalonin 20 vjet dhe në 45- vjetorin e Pavarësisë ( 1957) shkruhej broshura "Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë", e meritat i ka historiani Kristo Frashëri, botimi Ministrisë së Kulturës dhe herë të parë botohej një fragment ( Figura 1) nga Akti i Pavarësisë me gjurmë të padyshimta të Aktit origjinal të Pavarësisë botuar nga Lef Nosi në Fletëpalos­jen: sfondi i fragmentit me goditje të pamëshira të lagështisë e mykut është me ngjashmëri të madhe ndaj qartësisht autori kishte në dorë Aktin e Pavarësisë, që botoi Lef Nosi më 1937.

2

Nga nëntori 37, kur botohet Akti origjinal i Pavarësisë në Fletëpalos­jen me autor firmëtari Lef Nosi, do të kalonin 20 vjet dhe në 45 vjetori Pavarësisë ( 1957) shkruhej broshura "Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë" e meritat i ka historiani Kristo Frashëri, botimi Ministrisë së Kulturës dhe herë të parë botohej një fragment ( Figura 1) nga Akti i Pavarësisë me gjurmë të padyshimta të Aktit origjinal të Pavarësisë botuar nga Lef Nosi në Fletëpalos­jen: sfondi i fragmentit me goditje të pamëshira të lagështisë e mykut është me ngjashmëri të madhe ndaj qartësisht autori kishte në dorë Aktin e Pavarësisë, që botoi Lef Nosi më 1937.

3

Dokumenti i Pavarësisë bëhet publik herë të parë më 1962 amá në kthetrat e censurës në albumi Rilindja Kombëtare, autori Kristo Frashëri. ( Figura 2) Shihen dy fotografi të mbivendosu­ra në akti i Pavarësisë: foto sipër ish- rezidenca kryesore e Qeverisë së Ismali Qemalit mban në fshehtësi 3 firmëtarë: Mit'hatfrashër­i, Shefqet Daiu, Xhelal Koprencka e poshtë polifoto me firmëtarë të Pavarësisë mban në fshehtësi 5 firmëtarë: Qemal Mullaj, Lef Nosi, Dr. H. Myrteza, Mustafa Kruja, Ferid Vokopola. Edhe më shumë: Ismail Qemali i pari në rreshtin e parë spostohet i pari në rreshtin e dytë dhe firmëtarët gjirokastr­itë Elmas Boce e Veli Harçi i katërti dhe i pesti në rreshtin e parë me vend "nderi": i pari dhe i dyti në rreshtin e parë, nga e djathta! Akti i censuruar të lexohet se është origjinali i 28 nëntorit 1912 shihet e në diçitura: Akti i shpalljes së Pavarësisë.

4

Katër vite nga botimi i censuruar i Aktit të Pavarësisë në albumi "Rilindja Kombëtare" ( 1962), më 1965 Historia e Shqipërisë teksti universita­r riboton Aktin e shpalljes së Pavarësisë me gjashtë firmëtarë të censuruar: Mustafa Asim Kruja, Ferd Vokopola, Ymer Deliallisi, Xhemil Beja, Sefë Lushja, Zudi

Ohria. Në tekst diçitura mashtruese e dokumentit: Figura 3 "Akti i shpalljes së Pavarësisë kombëtare në Vlorë më 28 Nëntor 1912". Edhe një zbulesë në detaji: "Njolla" e parë dukshëm është myhyr, me domethënie të pastër se një nga autorët e tekstit ka në dorë Aktin origjinal botuar nga firmëtari Lef Nosi në 28 nëntorit 1937, dokumenti origjinal s'paske humbur!.

5

Albumi "25 vjet PPSH" ( 1966), botim i ish- KQ të Partisë, censuron 17 firmëtarë dhe përfundi diçitura mashtruese se gjasme është origjinali: "Facsimile e Dokumentit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912"! Figura 4. Në krye të faqes parë titulli "Krijimi i shtetit shqiptar" dhe preambola: "Më 28 nëntor 1912, si rezultat i luftrave heroike shekullore të popullit tonë kundër zgjedhës otomane, Shqipëria fitoi pavarësinë, u krijua sheti shqiptar dhe filloi një eptapë e re në zhvillimin e vendit." Në preambul mungojnë Kuvendi i Vlorës, Ismail Qemali, qyteti Vlora dhe "shkëlqen" ekzekutimi i Kuvendit të Vlorës e prijësi i tij Ismail Qemali. Në faximile njolla e parë është myhyri që vjen nga Akti origjinal i Pavarësisë i botuar nga Lef Nosi ( 1937) dhe sërish botuesi ka në dorë Aktin origjinal i botuar nga autor Lef Nosi në Fletëpalos­je, 28 nëntor 1937, dokumenti origjinal diku nga dikush është në ruajtje e s'kishte humbur! Teuta Hoxha, familjare e diktatorit Hoxha në libri "Ismail Qemali, Përmbledhj­e dokumentes­h" shfaqet edhe më agresive në botimi i Aktit Shpalljes së Pavarësisë, asgjësohet gjithçka e shkruar me penë dhe në listimin e firmëtarëv­e në reference censurohen 19 firmëtarë.

Teksti universita­r Historia e Shqipërisë ripunuar më 1985 ribotoi Aktin e Pavarësisë me 9 firmëtarë

të censuruar i botuar në albumi Rilindja shqiptare nëntor 1962. Në vitet që erdhë më pas e deri sot Akti i Pavarësisë botohet i censuruar me 6 firmëtarë në librat: "Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë" e prof. K. F., ( i rikthehet albumit Rilindja Shqiptare 1962), botim i Akademisë së Shkencave; "Shqipëria 1911194" i dr. prof. Romeo Gurakuqi, botues Universite­ti Europian i Tiranës, Akademia e Arteve e Shkencës; "Udhëtimi i paharruar i Isamil Qemalit" i I. E., botuesi Universite­ti Europian i Tiranës; "Flamuri që ngjalli një komb në 100 vjetori i Pavarësisë" i M. Z; "Pavarësia e Shqipërisë dhe pasojat e luftës së Parë Ballkanike" nga Dr. Ibrahim Gashi, botim i

Universite­tit të Prishtinës si dhe plot të tjerë; Manipulim i suksesshëm për "origjinal" i Aktit të censuruar nga "zbuluesi" i fotografis­ë "origjinale" të Pavarësisë, Niko K. Akti i Pavarësisë bie preh dhe i bizneseve, subjekteve, institucio­neve në prodhim suvenire me 6 firmëtarë të censuruar: "Në ballore bllok xhepi, në korrniza me gjithfarë formate, në kartolina etj. Vajmedet! Hamendësim­e për humbjen e Aktit origjinal të Pavarësisë marrin gjegjie të sakt: në dorë historiani e botuesi më 1957, 1963 dhe 1966 dokumenti origjinal në selia e ish- KQ të partisë komuniste, më pas?! Në gjurmët e tyre që e kishin në dorë dokumentin apo e morë me vehte atje!".

 ?? ?? Teksti universita­r “Historia e Shqipërisë” censuron 6 firmëtarë
Teksti universita­r “Historia e Shqipërisë” censuron 6 firmëtarë
 ?? ?? Në ish- KQ censurohen 17 firmëtarë të Aktit të Pavarësisë
Në ish- KQ censurohen 17 firmëtarë të Aktit të Pavarësisë
 ?? ?? Fragment nga Akti origjinal i Pavarësisë, botuar më 1957
Fragment nga Akti origjinal i Pavarësisë, botuar më 1957
 ?? ?? Akti i Pvarësisë, censurohen 8 firmëtarë
Akti i Pvarësisë, censurohen 8 firmëtarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania