Panorama (Albania)

Si e njoha aktorin e madh dhe çfarë mendonte për grekët

"I dua grekët se kanë histori bukur",të kush kishte teatër 3000 vjet më parë si grekët? Pse organizuan Lojëra Olimpike 2800 vjet më parë?

- BASHKIM ZENELI KADRIROSHI

Në 100- vjetorin e lindjes, Kadri Roshi mbetet një legjendë e pavdekshme e artit shqiptar. Aktori i madh edhe në këtë përvjetor do të vijojë të mbetet në memorien e të gjithë artdashësv­e, të të apasionuar­ve të artit skenik, si një mjeshtër i roleve të vështira, i atyre roleve të ngurtësuar nga tharmi i jetës… Gazeta "Panorama" boton sot pjesë nga libri i ish- ambasadori­t "Miqësi e trazuar" nga ish- ambasadori Bashkim Zeneli ku ndër kapitujt e tij është edhe njohja dhe miqësia me titanin e skenës shiptare Kadri Roshi.

Libri "Miqësi e trazuar" është një nga librat më të mirë, i shkruar nga një diplomat me një kulturë dhe përvojë sa ajo e ambasadori­t Bashkim Zeneli. Ai është një libër i gjerë, kompleks, ku ndihet koha, historia, njerëzit, marrëdhëni­et shtetërore, konfliktet, situatat e komplikuar­a, poetët, shkrimtarë­t, tradita, udhëheqës që nga presidentë dhe ministra, njerëz të thjeshtë. Rish

Me Artistin e madh të Popullit, Kadri Roshi, jam njohur në mesin e viteve ' 80. Hysen Pelinku, këngëtari i shquar, mik i familjes sonë, kishte shumë miqësi me Kadri Roshin. Të dy ishin të njohur për pasionin e madh në gjuetinë e peshkut.

Punoja në televizion dhe makinat e redaksisë së informacio­nit, çdo të shtunë apo të diel shkonin në qytetet kryesore për të regjistrua­r ndeshjet e futbollit. Dhe Hysen Pelinku dhe Kadri Roshi, do të udhëtonin me to, sidomos në Lezhë.

Mbas viteve ' 90, kur isha deputet i PS- së, Kadri Roshi, së bashku me artistët e tjerë të mëdhenj të skenës dhe ekranit Reshat Arbana, Violeta Manushi, Lazër Filipi, Luftar Paja etj., do të ishin ndër të paktët që hapur do të mbështesni­n PS- në. Kadri Roshit, edhe kur shkova në Gjermani e vija me shërbim në Tiranë, do t'i shkoja në shtëpi, mbas kafe Florës së dikurshme… Gëzohej dhe donte të dinte për politikën: Pa hë, më thuaj një herë, këta gjermanët e kanë me tërë mend, do na mbështesin? Se, ndigjo Bashkim, nuk ka si Gjermania sot në Europë… Po për Kosovën, ç'thonë, si do i vejë halli? O sa më gëzove që erdhe… po rrofsh o Bashkim, po ç'është ky uiski? Po të faleminder­it shumë… e pi ngahera një gotë… po ç'të bëj? Drita, bashkëshor­tja, artiste e Teatrit të Operës dhe Baletit, një grua shumë fisnike dhe e qetë, do të kërkonte të më gostiste me çfarë të mundët. Kishte një merak të madh për djalin, Klitin, që ishte larguar për të punuar e jetuar në Greqi.

Prof. Kadriu do të vinte shpesh në Greqi për të qëndruar disa ditë. Kliti do të më vinte në dijeni dhe do të shkoja ta merrja në shtëpi, në Nikla, për të dalë diku, për të pirë kafe apo për të pirë verë. Gëzohej shumë.

Në më të shumtën e herëve, kur ishim për kafe, shkonim në "Grand Bretagne". Në një rast do të vinte të na takonte drejtori i Hotelit, Tem Amaniadis, një burrë shumë miqësor dhe i ditur. I fola për Kadri Roshin, i thosha se është ndër artistët më të mëdhenj e me të dashur të Shqipërisë… Më vjen shumë mirë, z. ambasador që keni ardhur këtu - do të më thoshte drejtori. Nëse nuk keni ndonjë program për më vonë, do t'ju ftoj të hamë drekën bashkë këtu… Kam vërtet kënaqësi… Dhe ndenjëm sëbashku në një solet të restoranti­t. M'u desh të përktheja, por me shumë kënaqësi, kur Kadri Roshi filloi të flasë për letërsinë, dramaturgj­inë dhe tragjeditë greke, për figura të shquara të antikiteti­t, për teatrin e famshëm antik etj., etj. Zoti Tem Amaniadis do të mbetej i befasuar…

Do të uleshim edhe për ndonjë drekë apo darkë në restorante­t në bregdet. Në Vuliagmeni, në fund të rrugës ishte një restorant ku punonin disa shqiptarë… Ata do të gëzoheshin ihen dhe vlerësohen marrëdhëni­et ndërkombët­are, qasje dhe mendime, të cilat kanë në thelbin e vet përvojën e një personalit­eti të njohur në gazetari, në filozofi, e sidomos në diplomaci. Por në këtë libër gjejmë dhe një copëz jetë nga aktori I madh Kadri Roshi. Përmes diplomatit mësojmë se legjenda e artit shqiptar vlerësonte polpullin grek dhe kulturën e tyre. "Janë të mirë grekët, janë popull me tradita, me histori… Po më thuaj kush kishte teatër 3000 vjet më parë si grekët, ë…? Po… ndigjo, tragjeditë e Eskilit, Sofokliut e të tjerëve u vunë në skenë, kur në vende të tjera të mëdha nuk dinin akoma të shkruanin… Apo jam gabim? Po kulturën e tyre të lashtë nuk e ka njeri,… mbase flas një çikë më shumë se i dua, por nuk jam gabim… Po këta pse organizuan Lojëra Olimpike 2600 vjet, apo jam gabim, më parë? Mbi 2800 vjet më parë, ia saktësova", thuhet ndër të tjera në librin "Miqësi e trazuar".

"Janë të mirë grekët, janë popull me tradita, me histori… Po më thuaj kush kishte teatër 3000 vjet më parë si grekët, ë…? Po… ndigjo, tragjeditë e Eskilit, Sofokliut e të tjerëve u vunë në skenë, kur në vende të tjera të mëdha nuk dinin akoma të shkruanin… Apo jam gabim? Po kulturën e tyre të lashtë nuk e ka njeri,… mbase flas një çikë më shumë se i dua, por nuk jam gabim… Po këta pse organizuan Lojëra Olimpike 2600 vjet, apo jam gabim, më parë? Mbi 2800 vjet më parë- ja saktësova".

që do të takonin Kadri Roshin, do të bënin fotografi me të e nuk do të më linin të paguaj. Artisti i madh pinte më shumë uzo. E shihte gotën dhe më drejtohej: e kanë të mirë këtë të bekuar dhe e pinte me kënaqësi, duke fshirë me dorë buzët. Edhe verën e kanë të mirë… Ndigjo! Janë të mirë grekët, janë popull me tradita, me histori… Po më thuaj kush kishte teatër 3000 vjet më parë si grekët, ë…? Po… ndigjo, tragjeditë e Eskilit, Sofokliut e të tjerëve u vunë në skenë, kur në vende të tjera të mëdha nuk dinin akoma të shkruanin… Apo jam gabim? Po kulturën e tyre të lashtë nuk e ka njeri,… mbase flas një çikë më shumë se i dua, por nuk jam gabim… Po këta pse organizuan Lojëra Olimpike 2600 vjet, apo jam gabim, më parë? Mbi 2800 vjet më parë- ja saktësova. Kështu pra… ne i kemi dashur gjithmonë heronjtë e antikiteti­t… Po sa bukur e ka përkthyer "Iliadën" Gjon Shllaku ynë… Se edhe ne kemi pasur e kemi burra të zotë që e nderojnë kombin, por pak i vlerësojnë… Tani ka ardhur puna që burra të zot, të kenë qejf të quhen vetëm politikanë­t, vetëm se kanë një karrige e kujtojnë se me të janë më të mirët… Po ç'bëjmë ne o Bashkim, pse nuk na venë aq mirë punët, pse mbetëm duke u therur me njëri- tjetrin… Po ç'është kjo nuk flet një socialist me një demokrat a ku ta di unë… po pse xhanëm jemi katandisur kështu… Po do të bëhemi ndonjëherë, ë, kur të vdesim? E di ti o Bashkim, isha shtruar në spitalin ushtarak dhe më erdhi për të më parë presidenti Moisiu. U gëzova shumë, një burrë i madh vërtet… jo pse erdhi tek unë. Po si ore djalë nuk më pa askush as nga Teatri, as nga Ministria… Po do të thuash ti, ë, pse i shikon këto gjëra… Jo, jo duhen parë edhe këto, është respekt, mirënjohje… Atje te shtëpia e Klitit, sa herë që vij, e marrin vesh shokët e tij dhe vijnë në shtëpi të më shohin… Po faleminder­it, ç'të them unë… Këtu në Athinë ka edhe shumë artistë të mirë shqiptarë. I njeh besoj… Vijnë e më marrin për të pirë një kafe. Kanë një pasion të madh për teatrin. Ndigjo… Greqisë duhet t'i themi një mijë herë faleminder­it, u hapi dyert shqiptarëv­e, apo nuk është kështu?.. Unë shoh që grekë e shqiptarë shkojnë shumë mirë… Sa gjë e mirë është kjo… po jemi fqinj. Unë kur dal me Maksin ( nipin) takoj ngado shqiptarë.

Në shtëpinë time në Athinë do të vinte disa herë, për darkë, herë me Klitin, herë me Ermirën, vajzën e herë edhe vetëm. Do të rrinim deri vonë e do ta përcillte në shtëpi Gramozi.

 ?? ??
 ?? ?? Kadri Roshi
Kadri Roshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania