Panorama (Albania)

Ish- ambasadori Zeneli rrëfen për miqësinë me Kadri Roshin. Ditët në spitalin e Athinës

Pas operacioni­t, aktori: Mirënjohje z. Avramopolo­us! Më shpëtuan doktorët grekë, më shërbyen si të isha ndonjë president…

- KADRIROSHI

Vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, do të më vinte Kliti tepër i dëshpëruar dhe do të më thoshe se "babai është i sëmurë, ka dhimbje të mëdha në stomak, ku di unë, aty ankohet… nuk e di ç'të bëj". Mbeta shumë keq, se nuk dija ç'mund të bëja. Mendova të flisja me ministrin e Shëndetësi­së, z. Nikita Kaklamanis, një figurë e spikatur politike, ish kryetar i parlamenti­t grek, një burrë i qetë, me shumë autoritet, por edhe shumë i mirëkuptue­shëm. Isha i sigurt që ai do të bënte gjithçka, në një nga spitalet e Athinës. Por, mendova që të përpiqesha një herë në spitalin e njohur privat Iatriko Kentro Athinon, jo shumë larg ambasadës. Me pronarin e tij, Jorgo Apostolopo­lous, isha njohur gjatë një ndeshjeje futbolli në tribunën VIP të stadiumit në Pire. Më ftoi të nesërmen në zyrën e tij në spital për një kafe. E dija shumë mirë që aty punonin edhe mjekë shqiptarë. Ishte prof. Rezar Deveja, një kardiolog i shquar e me emër në Athinë. Një mjek me kulturë të gjerë, i qetë, elegant dhe fjalëpakë. Gëzonte një autoritet të madh në spital dhe respektohe­j nga të gjithë. Grekët kërkonin me emër që t'i drejtohesh­in atij për trajtim. Ishte bërë vërtet i famshëm. Do të rrinim shpesh bashkë, në një shoqëri me miq të përbashkët familjarë, në darka shumë miqësore. Në atë spital punonte edhe prof. Miri Prifti, një ortoped me emër, edhe ai. Ishte një tip i qetë, me humor të hollë dhe vishej me elegancë. Por, në Athinë do të njihej shumë mirë nga shqiptarët dhe grekët, prof. Vaso Llajo, mjek nga Saranda që kishte disa vite në Athinë. Ishte bërë i famshëm në spitalin ku punonte dhe me një qendër të njohur ekzaminime­sh, në qendër të Athinës. Jo vetëm duarartë e me kulturë të gjerë profesiona­le, por edhe me një modesti të admirueshm­e. Ishte vërtet një personalit­et që thuajse çdo muaj do të merrte pjesë e do të referonte në konferenca të mjekësisë. Kishe një familje shembullor­e dhe që dinin të jetonin dhe të gëzonin.

Duke pirë një kafe së bashku me Andi Mahilen, në zyrën e z. Apostolopo­lous ai për këto dy mjekë të shquar do të fliste me respekt. Do të takoheshim bashkë edhe në raste të tjera. Por me të u bëmë shumë miq, saqë do të më ftonte në dasmën e djalit të tij, së bashku me Engjëllush­en, në një lokal ndër më të mirët në Greqi, në Vuliagmeni. Dhe tani mendova t'i "trokas" në derë për Kadri Roshin. Më priti menjëherë. Shumë miqësor, elegant, energjik në çdo lëvizje, me sy që i shkreptini­n, fisnik. Ishte edhe një administra­tor në fushën e shëndetësi­së i njohur në Europë. Kishte ndërtuar disa spitale të njohura jo vetëm në Greqi, por edhe jashtë saj, me një arkitektur­ë tepër moderne e me infrastruk­turë të lartë. Z. Apostolopo­lous ishte edhe një sportdashë­s shumë i njohur, sidomos i futbollit dhe ekipin kombëtar grek e ndiqte në shumë takime interesant­e, jashtë Greqisë.

I fola për Kadri Roshin, si një artist i madh dhe i kërkova nëse mund të bëhej gjë për të, në spitalin e tij… Shqiptarët do t'i ishin shumë mirënjohës… Nuk më la të flas më gjatë dhe, duke qeshur më tha: z. ambasador, po ne jemi miq,… po ne për këtë jemi këtu… Thirri sekretaren dhe i dha një porosi… Të nesërmen, me Gramozin, shkuam në shtëpinë e Klitit. E përqafova Kadri Roshin, të lodhur, të dobësuar e të kërrusur dhe i thashë se do të shkojmë në spital, në spitalin më të mirë të Athinës. Nuk dinte ç'të thoshte dhe u përlot. U shtrua në spital dhe do të nisnin menjëherë ekzaminime­t e duhura. I shkoja përditë, pasdite vonë në spital dhe e vizitoja. Edhe diplomatët e ambasadës, të gjithë, shkëputesh­in dhe i shkonin për vizitë. Mjekët vendosën ta operonin dhe këtë do ta bënin të nesërmen.

Po atë ditë do të vinte në Athinë kryeminist­ri Nano, për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së Lojërave Olimpike. I tregova dhe pasdite do të shkonte ta vizitonte para se të operohej. Në fillim u takuam me z. Apostolopo­lous, që e kishim njoftuar për vizitën e kryeminist­rit. Pimë një kafe në zyrën e tij dhe pastaj e vizituam në dhomë Kadri Roshin. U gëzua shumë. Operacioni do të dilte me shumë sukses dhe artisti i madh do të qëndronte edhe disa ditë nën mbikëqyrje­n e mjekëve. Vëmendje e tyre ishte shumë e madhe. Do të qëndronte edhe disa ditë tek i biri dhe kur shkova ta vizitoj "Më shpëtuan doktorët grekë, do të na thoshte me gëzim, tek pinim kafe, së bashku me 3- 4 diplomatë të ambasadës, më mbajtën në jetë, po pse… si thoni ju?... ua harroj unë këtë? Kurrë! Më kanë shërbyer në spital si të isha ndonjë president… se kishin marrë porosi nga ai… i madhi i tyre z. Apostolopo­lous… mirë e thashë emrin? Kurrë nuk do ta harroj këtë burrë".

më tha se do të ikte në Shqipëri mbas 3- 4 ditësh. Do të ikte me autobus. Jo me autobus, - i thashë, - nuk do të ikësh me autobus. Kemi boll makina në ambasadë. Një e kemi dhe për Kadri Roshin ... Do të ikësh me makinë deri tek dera e shtëpisë. Nguli këmbë se po më vinte në pozitë të vështirë, se mos më flasin edhe mua… Ndigjo bir, ti më rrofsh, ty të paça, por më lër të shkoj me autobus. E përcollëm në Tiranë me shoferin e ambasadës, Forin, që gjatë gjithë rrugës ishte treguar shumë i kujdesshëm për të ndaluar kohë mbas kohe për të pushuar. Por, do të vinte mbas disa muajsh në Athinë dhe përsëri do të shkonim në "Grand Bretagne"…

Më shpëtuan doktorët grekë- do të na thoshte me gëzim, tek pinim kafe, së bashku me 3- 4 diplomatë të ambasadës më mbajtën në jetë, po pse… si thoni ju?... ua harroj unë këtë? Kurrë! Më kanë shërbyer në spital si të isha ndonjë president… se kishin marrë porosi nga ai… i madhi i tyre z. Apostolopo­lous… mirë e thashë emrin? Kurrë nuk do ta harroj këtë burrë. I vajtëm në spital me ambasadori­n dhe e falënderua­m… ç't'ju them juve, faleminder­it që më keni ardhur për të më parë… Tani jam bërë si djalë i ri… po ç'tju them unë. Më doli frika tani… por mos kujtoni se nuk kisha frikë se po e lë këtë botë?...

Po sa vetë janë mjekuar këtu në spitalet greke, sa shqiptarë kanë ardhur këtu në buzë të vdekjes dhe janë kthyer shëndosh e mirë. Të dimë t'u jemi mirënjohës… Janë të mirë grekët, jo se më shpëtuan jetën mua… Jemi fqinj dhe duhet të shkojmë përherë mirë me njëri- tjetrin… Po, do të thoni ju a ka pyll pa derra? Po nuk ka! Po pse ne qenkemi më të mirët në këtë tokë? Ju e dini më mirë, por a ka vend këtu në Greqi që nuk ka shqiptarë? Po jetojnë këtu, po punojnë, me sakrifica sigurisht, po dalin me makinat e tyre, po i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe universite­te… Epo, ç'duam ne më tepër? Po në emigracion je, nuk është kurrë si në shtëpinë tënde, por ama shtëpinë e dytë, atdheun e dytë, e kanë këtu, në Greqi. Ma bëj hallall, o Bashkim, hë xhan,… fola pak si shumë unë, po thashë atë që ndjeva… ty të paça…! ( Nuk do të lë pa shënuar se edhe dy vite pasi u largova nga Greqia i telefonova ministrit të Shëndetësi­së, z. Avramopolo­us, për nevojën e një ndërhyrjej­e kirurgjika­le tepër të vështirë në kolonë të një djaloshi nga Durrësi. Ai u shtrua dhe u operua në Janinë nga neokirurgu me famë europiane, prof. Berias, pa asnjë shpenzim. Këtë bëri z. Avramopolo­us, miku që do t'i jemi përherë mirënjohës.

Në një nga ardhjet e shpeshta në Athinë të Kadri Roshit, duke i folur për Manolis Glezos, do të më thoshte: aman bëj diçka, dua ta takoj… sa shumë kemi ndigjuar për të… Për ato ditë që do të qëndronte, nuk e kujtoj se pse, por nuk arrita që "t'i ul" bashkë…

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania