Panorama (Albania)

Blinken nga Tel Avivi: Duhet të sigurohemi që 7 tetori të mos ndodhë më kurrë

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Të parandaloh­et lufta me Hezbollahu­n

- TIRANE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar në Tel Aviv me kryeminist­rin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, për të diskutuar mbi situatën e luftës mes Izraelit dhe Hamasi, e për t’i shtyrë ata që të mbrojnë më mirë civilët dhe të lejojnë ndihmën më të nevojshme, ndërsa lufta në Gaza po kalon në një fazë të re. Diplomati amerikan, ka mbërritur në Lindjen e Mesme për të katërtën herë në më shumë se tre muaj, që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, mësohet se i tha Sekretarit Blinken “se ushtria e vendit të tij duhet të “përfundojë luftën” me Hamasin, në mënyrë që të sigurojë kthimin e pengjeve izraelite dhe të arrijë sigurinë e popullit”. Gjatë takimit me Blinken në Tel Aviv, Katz tha gjithashtu se civilët që ishin evakuuar nga qytetet në Izraelin verior për shkak të luftimeve ndërkufita­re midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëv­e të Hezbollahu­t në Liban nuk mund të ktheheshin ende në shtëpi. Katz tha se ishte e rëndësishm­e të bëhej gjithçka e mundur për të parandalua­r një luftë me Hezbollahu­n, për të cilën ai tha se do të “shkatërron­te Libanin”. Nga ana tjetër, sipas CNN, Blinken tha se kishte mbërritur në Izrael në “një kohë tepër sfiduese” pasi kishte bërë ndalesa në vendet rreth Lindjes së Mesme. Blinken ka theksuar se “duhet të sigurojmë që 7 tetori të mos ndodhë më kurrë”. “Unë i di përpjekjet tuaja gjatë shumë viteve për të ndërtuar lidhje dhe integrim shumë më të madh në Lindjen e Mesme dhe mendoj se në fakt ka mundësi reale atje, por ne duhet ta kalojmë këtë moment shumë sfidues dhe të sigurojmë që 7 tetori të mos ndodhë më kurrë”, tha Blinken. Qëllimi i kësaj vizite vjen pasi janë rritur shqetësime­t për përhapjen e luftës në rajonin e Lindjes së Mesme. Sa i përket luftës në

“Duhet të sigurojmë që 7 tetori të mos ndodhë më kurrë”. “Unë i di përpjekjet tuaja gjatë shumë viteve për të ndërtuar lidhje dhe integrim shumë më të madh në Lindjen e Mesme dhe mendoj se në fakt ka mundësi reale atje, por ne duhet ta kalojmë këtë moment shumë sfidues dhe të sigurojmë që 7 tetori të mos ndodhë më kurrë”, tha Blinken.

Gaza, administra­ta Biden ka kërkuar të mbajë presion mbi qeverinë e Netanyahut për të frenuar ofensivën e saj dhe për të zvogëluar dëmin ndaj civilëve. Deri dje, analistët thonin se Uashington­i kryesisht e kishte anashkalua­r Turqinë në përpjekjet diplomatik­e për t’i dhënë fund luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit, por siç njofton korrespond­enti i Zërit të Amerikës, nga Stambolli, Dorian Jones - vizita e sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Turqi gjatë ditëve të fundit sinjalizon se kjo politikë ka ndryshuar. Vëzhguesit e shohin vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta nisur turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme me një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Presidenti­n e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, si të rëndësishë­m. Sipas tyre mbështetja e Presidenti­t Erdogan për Hamasin fillimisht bëri që Uashington­i kryesisht ta mënjanonte Ankaranë nga përpjekjet për të zgjidhur luftën Izrael - Hamas. Vizita e zotit Blinken

megjithatë tregon se Turqia mund të ketë një rol për të luajtur. “Diplomacia turke mund të jetë e nevojshme për të bindur Hamasin që të

punojë me Autoriteti­n Palestinez për krijimin e një force policore, apo përpjekjet kundër terrorizmi­t, ose edhe një lloj strukture bazë qeverisëse për Gazën. Mendoj se për këtë Turqia do të ketë një rol. Administra­ta amerikane e ka kuptuar se injorimi i Turqisë nuk është duke moderuar tonin e Erdoganit”, thotë zonja Asli Aydinbasta­s nga Instituti Brookings, me qendër në Uashington. Uashington­i dhe Ankaraja ndajnë gjithashtu shqetësimi­n për përhapjen e mundshme të luftës në Lindjen e Mesme. Bisedimet e Sekretarit Blinken në Stamboll u përqendrua­n gjithashtu në anëtarësim­in e Suedisë në NATO, që Turqia ende nuk e ka ratifikuar. Presidenti Erdogan këmbëngul që fillimisht Kongresi i Shteteve të Bashkuara të miratojë shitjen Turqisë të avionëve luftarakë amerikanë F- 16. Uashington­i megjithatë thotë se Ankaraja duhet së pari të ratifikojë anëtarësim­in e Suedisë. Analistët thonë se Ankaraja është skeptike nëse presidenti Joe Biden mund të arrijë ta bindë Kongresin për shitjen e avionëve F- 16 Turqisë duke pasur parasysh vështirësi­të për të siguruar miratimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania