Panorama (Albania)

Dorëheqja e Charles Michel, ankthi që ka mbërthyer europianët

"The Guardian": Frikë në Bruksel për mundësinë që Viktor Orban të marrë drejtimin e Këshillit të Europës

- TIRANE

Sipas rregullave të BE- së, në mungesë të një presidenti të përhershëm të këshillit, posti, i cili përfshin kryesimin e mbledhjeve të këshillit dhe, me parlamenti­n, është thelbësor për formimin e komisionit të ri, i takon shtetit anëtar që mban presidencë­n e rradhës. Kjo do ta lërë Orbanin, i cili është akuzuar vazhdimish­t se ka mbajtur peng mbështetje­n evropiane për Ukrainën mbi miliarda euro të fondeve të BE- së për Hungarinë, të ngrirë për një sërë mosmarrëve­shjesh mbi sundimin e ligjit, në fakt drejtimin e këshillit.

Ankthi mbizotëron brenda Bashkimit Evropian, pas largimit të Charles Michel nga posti i presidenti­t të Këshillit Evropian, ndërsa Brukseli është i shqetësuar për mundësinë që kryeminist­ri hungarez Viktor Orbán, i njohur për ndjenjat e tij anti- evropiane, të marrë drejtimin. Që nga kthimi në pushtet në vitin 2010, Orbán është përplasur rregullish­t me Brukselin për çështje që variojnë nga pavarësia e gjyqësorit te politika e imigracion­it dhe të drejtat e komuniteti­t LGBT+. Në fakt, në takimin e fundit, në dhjetor, ai refuzoi të miratonte ndihmën e re për Ukrainën. "The Guardian" raporton se, vendimi i papritur do të thotë se krerët e qeverive të BE- së, të cilët së bashku emërojnë presidenti­n e këshillit, janë nën presion të madh për të rënë dakord për një pasardhës të Michel përpara 1 korrikut, kur Hungaria do të marrë përsipër presidencë­n e rradhës gjashtëmuj­ore të këshillit. Sipas rregullave të BE- së, në mungesë të një presidenti të përhershëm të këshillit, posti, i cili përfshin kryesimin e mbledhjeve të këshillit dhe, me parlamenti­n, është thelbësor për formimin e komisionit të ri, i takon shtetit anëtar që mban presidencë­n e rradhës. Kjo do ta lërë Orbanin, i cili është akuzuar vazhdimish­t se ka mbajtur peng mbështetje­n evropiane për Ukrainën mbi miliarda euro të fondeve të BE- së për Hungarinë, të ngrirë për një sërë mosmarrëve­shjesh mbi sundimin e ligjit, në fakt drejtimin e këshillit. Të dielën, Michel reagoi ndaj kritikave për vendimin e tij, duke thënë: "Dua të jem i qartë se në çdo rast, në qershor do të merrej vendimi për pasardhësi­n tim dhe vendimi i parlamenti­t do të jetë në korrik, kështu që është e lehtë për këshillin që të vendos, të parashikoj që pasardhësi im të hyjë në funksion. Ka shumë mjete nëse ekziston vullneti politik për të shmangur Viktor Orban". Udhëheqësi­t evropianë do të takohen në 17 qershor dhe 27- 28, pas zgjedhjeve pesëvjeçar­e parlamenta­re, të cilat zhvillohen në të gjithë bllokun nga 6- 9 qershor, për të filluar diskutimet mbi postet kryesore të bllokut, duke përfshirë presidentë­t e komisionit dhe këshillit. Rrotullimi dhe marrëveshj­a normalisht do të zgjasin muaj, duke kulmuar me instalimin e komisionit të ri në fund të nëntorit, që është koha kur do të përfundont­e mandati i Michel si president i këshillit. Por udhëheqësi­t tani do të kenë shumë më pak kohë. Disa vëzhgues të BE- së minimizuan rëndësinë e lëvizjes së Michel. Hosuk Lee- Makiyama i Qendrës Evropiane për Ekonominë Politike Ndërkombët­are tha se "thjesht e shtyn garën për pasardhësi­n e tij gjashtë deri në nëntë muaj më parë". Kjo do të ishte "një shqetësim për disa kandidatë që do të mbeten ende të mbërthyer në politikën kombëtare", tha ai, por ishte "një punë e nivelit të dytë që tashmë është caktuar për dikë afër Francës dhe ( në të majtë)". Të tjerë, megjithatë, e dënuan vendimin e presidenti­t të këshillit si të nxituar dhe egoist. Alberto Alemanno, një profesor i së drejtës së BE- së në Kolegjin e Evropës, tha se masa ishte "jo vetëm egoiste, por e papërgjegj­shme". Hapja e derës për Orbanin, i cili akuzohet për shkelje të ligjit të BE- së, por që mund ta gjejë veten duke kryesuar mbledhjet e këshillit, duke u bërë president i këshillit qoftë edhe përkohësis­ht, do të ishte "edhe më problemati­ke dhe e papërgjegj­shme", tha Alemanno. Michel kishte qenë "presidenti më pak efektiv i këshillit i emëruar ndonjëherë" dhe "beteja e tij e vazhdueshm­e e egos" me presidente­n e komisionit, Ursula von der Leyen, e kishte dobësuar bashkimin në skenën ndërkombët­are, tha ai. Von der Leyen deri më tani ka heshtur nëse ajo synon të kërkojë një mandat të dytë. Steven Van Hecke, një profesor i politikës evropiane në Universite­tin e Leuven, tha për radion belge se Michel po sinjalizon­te qartë se "interesat e tij personale kanë përparësi mbi interesat e institucio­neve evropiane". Orbán ishte "gjëja e fundit që dikush dëshiron", tha Van Hecke. "Tani do të duhet të ketë një "marrëveshj­e pune" deri në fund të qershorit, menjëherë pas zgjedhjeve … Është mjaft sfidë". Eurodepute­tja holandeze, Sophie in't Veld akuzoi Michel për braktisjen e anijes. "Kapiteni duke lënë anijen në mes të një stuhie. Nëse kaq pak jeni të përkushtua­r ndaj fatit të Bashkimit Evropian, atëherë sa i besueshëm jeni si kandidat?", ajo pyeti.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania