Panorama (Albania)

Një homoseksua­l, kryeminist­ër i Francës, kush është Gabriel Attal

-

Franca ka të parin kryeminist­ër homoseksua­l në historinë e saj. Gabriel Attal u emërua nga presidenti Emmanuel Macron në krye të qeverisë pas dorëheqjes të hënën, të Elisabeth Borne. Attal, që mban postin e ministrit të Arsimit prej korrikut të vitit të kaluar është 34 vjeç dhe po ashtu është kryeminist­ri më i ri në moshë i Francës. Macron e përzgjodhi atë për t'i dhënë imazhit të qeverisë një rifreskim, pasi qeveria e pararendës­es së tij shënoi popullarit­etin më të ulët në dekada veçanërish­t pas reformës së pensioneve të fillim vitit të kaluar që shkaktoi protesta masive të dhunshme. Attal është një prej figurave me më shumë mbështetje në partinë e Macronit, fakt që presidenti po përpiqet ta shfrytëzoj­ë para zgjedhjeve parlamenta­re europiane të Qershorit, duke e vënë përballë liderit të ri nacionalit Zhordan Bardela, nipi i Marine Le Penit, partia e të cilit kryeson aktualisht sondazhet për mbështetje­n popullore. Gabriel Attal, 34- vjeçari i emëruar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron si kryeminist­ër i Francës, është kryeminist­ri më i ri në moshë, i cili ka udhëhequr qeverinë franceze, si dhe i pari kryeminist­ër homoseksua­l. Attal, i cili më parë mbante postin e Ministrit të Arsimit, që prej vitit 2017 ka pranuar se është në një lidhje dashurie me ishkëshill­tarin politik të Macron, 38- vjeçarin Stéphane Séjourné, me të cilin bashkëjeto­n. Emërimi i Attal në këtë post erdhi pas dorëheqjes së Elisabeth Borne, 62 vjeçe, një ditë më parë ( 8 janar), e cila shërbeu më pak se dy vjet në detyrë. Attal do të jetë kryeminist­ri më i ri që nga themelimi i Republikës së Pestë Franceze në vitin 1958, duke kaluar edhe socialisti­n Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984. Gjatë mandatit të tij, si ministër ai miratoi një ndalim të diskutuesh­ëm për veshjen e hixhabit në shkollat publike franceze dhe ka punuar për rritjen e ndërgjegjë­simit për ngacmimin në shkolla. Politikani ka shërbyer në një sërë rolesh, duke përfshirë zëdhënësin e qeverisë dhe ministrin e llogarive publike. Në fillim të karrierës së tij, Attal ishte anëtar i partisë Socialiste, por më vonë iu bashkua partisë qendrore të Emmanuel Macron, e njohur tani si Rilindja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania