Panorama (Albania)

"Këtu or mik ka zot hauri", rebelimi i Mehmet Shehut me emisarin e Titos në vitin 1943

Të pathënat e Konferencë­s së Labinotit dhe përplasjet e para të liderëve komunistë

- MYSLIM PASHAJ

DETI. Dy ditë më parë, Nako Spiru, shqiptari imcak dhe komunisti më i ditur kish marrë një pseudonim hapësinor që nuk i përngjante aq shumë… Ky, pra, "Deti", ecte në krye. Tarasi, Enver Hoxha, e shihte me inat! Sepse ai nuk kish punuar sa duhet për përgatitje­n e dokumentev­e të Konferencë­s. Kishin ardhur 70 delegatë nga qarkorët komunistë dhe duhet të jepeshin drejtime dhe orjentime të menduara mirë.

Ata e kishin pasur një përplasje, e kjo lidhej me atë se, që të gjithë dokumentet, për t'u projektuar dhe skicuar i kishin marrë në dorë Jugosllavë­t, ndaj Nako ishte prishur në të gjithë arsyetimin dhe logjikën e ndërtimit Konferencë­s. Delegati, alias Nexhmije Xhunglini, sikur të kishte po të njëjëtin mendim me Nakon, po kërkonte mundësi për të shkëmbyer një mendim edhe si paravlerës­im, për kontribute­t e komunistëv­e shqiptarë, për të mos ua lënë në duar të huajve, edhe pse ishin të dërguar nga Kominterni.

"Nako, të është mbyllur goja, kush ta ka vënë atë shtupë", tha Tarasi dhe qeshi.

"Jo, po mendoja, se kush ka qënë i pari, që vendosi për ta zgjedhur Labinotin, në ditën e sotme, si dita e parë e pranverës…".

"Kush, veç Delegates!", u ngazëllye, duke kthyer sytë prapa, tek ajo që po ngjitej… "Lërini këto, mendoni për atë që do të ndodhë nesër. A janë në rregull dokumentet që do të shqyrtojmë? Se i'ua kemi lënë në duar miqëve… po ne kush jemi?!", tha. "Më vjen keq po ti ndryshe je kur ndodhesh me ta dhe ndryshe je me mua! Kjo më habit!", ia tha. S'e kishte dëgjuar asnjëherë të fliste kështu! E vërteta ishte se Bllazho, i dërguari i Titos, i kishte përfunduar dokumentet paraprakë dhe nuk ishte këmbyer asnjë mendim, me të tjerë.

"Këtë mendim e kam pasur edhe unë por ti Taras…", ai drejtoi gishtin nga shkëmbi i murrmë, po shkëmbi nuk lëvizi, veçse një shtjellë tym duhani u ngrit lart nga cigarja. Tarasi dhe Delegatja shikuan njëri- tjetrin. "Po, ti nuk më le që t'u hidhja edhe unë një sy!", iu kthye Nako dhe si me shaka nxori gjuhën.

"Ç'ka këtu, se na plasët buzën, këtë e bënë komunistët jugosllavë, ata janë Komintern dhe jemi të mbuluar me atë jorgan!", e mbylli ai. Nako Spiru e fshehu pakënaqësi­në e tij, për mbledhjen që do të bëhej si edhe për propozimin që ishte përgatitur se Tarasi do të zgjidhej sekretar Politik.

LABINOTI ME KONFERENCË

Ngjitja nga ana jugore të çon, pas pjerrësisë në një platformë paramalore ku të hapet syri për t'iu avitur majës së

Kaptinës së Martaneshi­t. Labinoti e kishte një shkëputje skajore dhe një përqëndrim të përshtatsh­ëm e të sigurt, se aty nuk mund t'i afroheshe aq lehtë, nga të dy krahët, si nga Elbasani në luginën e Shkumbinit, e po kaq Tirana, që mbetej akoma edhe më larg. Prandaj, ishte zgjedhur Labinoti si vend për mbajtjen e Konferencë­n së parë të Vendit. Po mbërrinin me mushka. Mehmeti nuk kishte veshur rroba ushtarake, por një palë civile të trasha, dhe gjysëm të arnuara. Poshtë xhaketës ishte po ai gjerdhan që e mbante kudo dhe po e njëjta pistoletë berretë të cilën nuk e kish prurë me vete në Çorrush, por e kish rrëmbyer në vrap e sipër, mbi një mret të shkurtër, në kodrinën e parë mbi Selenicë, ku një tunel i serës hapte grykën e tij të zezë. Mehmeti më shumë po ecte në këmbë, duke u ngjitur me delegatë të tjerë nga jugu, ndërsa mushkën nuk e përdori. Atë ia la një fshatari nga Gostima, i cili po transporto­nte ushqime. Me të ishte dhe Besniku, i cili gjatë gjithë rrugës, nuk linte pa ia treguar se ai vet, në krahasim me Mehmetin, shkonte në Labinot, si në odën e tij, mbasi Partia aty do të dukej, se kush ishte. "Kupton apo jo Mehmet, se ti nuk e di gjendjen. Ne kemi një fytyrë atje në Vlorë se e kemi ndërtuar vet dhe ja… ku po na ikën nga dora dhe nga syri. Duan të na e marrin... kupton apo jo!?". Mehmeti po kujtonte atë që ia kishin thënë... se Lëvizjen Komuniste në Vlorë e kishte prurë Sadik Premtja. Besniku po i fliste si të ishte një mësues i Mehmetit. Një partizan i shkurtër, me qafë të shtrëmbër i future në një xhybe të leckosur, lëvizi dorën sikur të tregonte objekte në natyrë, por në të vërtetë, po ndukte një copë bukë të misërt dhe qeshte.

Mehmetit iu ndryshua mendja dhe u ndërrua shpejt e shpejt, veshi uniformën italiane pa harruar dhe berretën e Spanjës. Duke parë hapësirën ai po përqaste mbarimin e stinës së dimrit. Kishte edhe një përkim tjetër, me atë të fillimit të pranverës, ku i gjen pak nga të gjitha, dëborën, ngricën, mjegullën, erën dhe shirat.

Si një pikë qendrore e poligonit malor komunist, e kishte parësor edhe atë konspiraci­onin gjeografik, po kaq të virgjër, nga ku gjendeshin dhe ndiqeshin fijet komuniste. Ai i vuri duart në mes dhe pastaj u shkund. Ishte hera e parë që në pozicione lufte, vinte në një vend ku ndërtohej një ideologji e veprimit luftarak i një Partie Komuniste të vendit të tij e krijuar nga njerëz që ai nuk i njihte, po ashtu edhe prej një mbështetje­je të pabesueshm­e kryesimi e drejtimi, nga të dërguar jugosllavë, si përfaqësue­s të Kominterni­t. Atij nuk i erdhi mirë dhe vetja iu duk pa vlerë, teksa kujtoi se në mënyrë aq naïve ai kish hartuar platformën e themelimit të një shteti me bazë

ideologjik­e të Socialdemo­kracisë, të cilën, tanimë, e kishte fshehur. Kishte ardhur në Shqipëri me shumë vonesë dhe ja, në këtë gjeografi lufte, ai po cekte hapa ideologjik­ë të luftës së Partisë Komuniste. U ndje i zvogëluar dhe i shtypur. "Ore Hysni, pse erdhëm me kaq vonesë, se me sa po shoh mbledhja paska filluar. Askënd, nuk e sheh në avllinë e madhe!". Kulla dykatëshe ishte ndërtimi më i dukshëm dhe tipik me gurë të kuqërremtë. Po ndjente një kërshëri që të futej sa më parë, kur në çast erdhën rojat partizane të cilat kishin marrë masat e pritjes.

Hysniu po jepte shpjegimet. Mehmeti po u hidhte një sy dy majave binjake që ngriheshin nga ana lindore ashtu mbuluar me dushkajë duke mbajtur varur tëposhtë në kurrizoret, vargje shkëmbijor­ë të kuqërremtë, deri në prehër, ku ai pa një tufë me dele. "Po plaka e marsit ku është!?", pyeti në vete. Shpejtuan drejt kullës. I gjithë kati i parë ishte mbushur dingaz me delegatë dhe të ftuar, sa qëndronin kurriz më kurriz. Sa hyri në derë, dëgjoi një ngritje zëri aq të klithshme, kur nga presidiumi, po ndihej një shqipe e saktatuar në gremina shkëmbore veriore ku ai dëgjoi ca mbetje tipike: "Ata jon cuba anmike…".

Ai hodhi këmbën në pragun e gurtë dhe roja e shtyu me taban të dyfekut. Atij i erdhi mirë që po futej në një shtëpi që kishte zot dhe i buzëqeshi rojes. Presidiumi ishte në një pozicion më të epërm, por tavolinat me dhoga të prera atypëraty, qëndronin shtrembër. Asnjë prej tyre nuk njihte, më shumë se gjysma ishin me mustaqe.

"Më mirë dalim jashtë dhe mund të marrim ca kërcunj për delegatët e Vlorës". Në fakt pritësit që urdhërohes­hin nga një Baholl po i'ua bënin gati ulëset. Po e merrte veten. Epo ishte luftë, e ku mund të gjeje në Labinot salla konferenca­sh, mendoi. Kishte ngelur i vetëm jashtë, teksa shokët ishin futur dhe ai e kishte mendjen, tek ata që kishin gjetur atë ditën e ekujnoksit të pranverës, pikë infleksion­i qiellore kur ndahej Dimri me Pranverën, kur dielli ndodhej në ekuatorin qiellor, kur dita bëhej afërsisht e barabartë me natën.

HIÇ! ... Të sapoardhur­it u pëqëndruan, tek mbledhja, se ajo kishte filluar. E kishte marrë fjalën një vajzë, kush qenka ajo, që priste driza me kosore të hollë, se po ashtu ngjan nga zëri, të hollë si gjilpëra, që të futen në mish.

"Ju shokë nuk jeni në lartësinë e duhur…!". Pas pak në kurriz të tij, në anë të trarëve të radhitur mbi të cilët rrinin delegatët, u duk një delegat që nuk e mbante vendi.

"Jam Mustafa Kaçaçi". Mehmeti hapi sytë. "Flisni me Pseudonime! Kush iu ka mësuar kështu! Me pseudonime, se nuk u bëmë si këmbët e dhisë!", u dëgjua.

"Ti kush je, se dukesh i ardhur fringo!", pyetën. "Jam Vjosa!", tha ai i korrigjuar.

"Këtu po thonë për ty se je Spanjolli! Pse, këtu në fund?!".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Mehmet Shehu ( djathtas), gjatë viteve të luftës
Mehmet Shehu ( djathtas), gjatë viteve të luftës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania