Panorama (Albania)

"Tarasi një hiç", shpërfillj­a e Mustafa Kaçaçit për Enverin

"Programi jugosllav është asgjë në kushtet kur na pret kryengritj­a e armatosur"

-

"Sepse kemi ardhur të fundit!". Iu gjegj. "Kam dëshirë që të bëj kuvend me ty, për të të thënë shumë gjëra!"

"Po të jenë shumë, nuk janë për mua. Unë i dua gjërat shkurt. Drutë në zjarr futen të shkurtuara, nga anët tona", i tha Mehmeti. "Shokë delegatë mos bëni zhurmë andej nga fundi". Ishte Nako Spiru që u ngrit nga guri ku qe ulur duke i mbajtur duart në xhepa nga të ftohtit. Mehmeti u shkrifërua dhe lëvizi supet i çliruar. Ky kishte qenë njeriu i parë që e kishte takuar sapo kishte dalë nga burgu. Në pushim, ai u shkëput. Besniku dyshoi dhe e kërkoi, sepse i kishte thënë Tarasi që të ma sjellësh atë Spanjollin, për ta njohur. Tani e kishte përlarë për krahu një farë Mustafa Kaçaçi. Dolën në kryqëzimin e rrugëve që të çojnë në mëhallën e Mesme. Aty ishte një strehë në gurë ku u ulën të dy. Vjosa dyshoi, aq më tepër që Kaçaçi, jo më shumë se njëzetë minuta më parë i ishte drejtuar Tarasit duke i thënë atij: "Ti je një hiç! E di se kujt i thonë hiç!". Ai nuk fliste, por mbante shënime. Jugosllavë­t patën një turfullim të njëkohshëm duke shikuar njëri- tjetrin. "Kujdes nga këto terma shoku Mustafa!", i ishte drejtuar Nako. Miladini qe ngritur, duke ia ngulur sytë.

"Ndale fjalën?", kishte thënë me një shqipe gjysma gjysma. "Respekt për vëllezërit jugosllavë, po këtu nuk jeni ju zotër,

po jemi ne!".

"Zot është Komunizmi shoku Mustafa. ' Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni' është kauza jonë!".

"Ne mund të jemi nga gjithë bota dhe vijmë këtu në Labinot, por mund të mos jemi nga këtu por nga San Françisko, nga Kejp Taun, ama jemi komunistë. Komunistët nuk kanë atdhe".

"Unë jam në atdheun tim!" kish thënë Kaçaçi. Ja, tani Vjosa që sapo ishin njohur po e ndillte në një takim të fshehtë. Kjo të linte për të dyshuar. Prandaj ai vendosi se nuk duhet të shpenzohej me Mustafain, se kjo do t'i prishte shumë punë dhe prandaj ai gjeti këtë strehë për t'iu shmangur rrezikut, që të mos ekspozohej para delegatëve, e aq më tepër, të shoqërohej me njeriun që kishte një qëndrim ndryshe.

"Këtu vendos Aliu, o Mehmet i Spanjës!". Ishte fjala për Miladin Popoviçin. "Si shumë po më beson, sikur të ishim njohur më parë. Lutem shkurt si të thashë. Nuk kam ardhur këtu për të prishur, por për të ndrequr, se ashtu si fole zotrote është rruga me e lehtë. Dardha e ka bishtin prapa. Unë kam ardhur në Labinot për bashkim jo për bisqe bisqe…", bëri ai shenjën e ndarjes, prishjes, shpërndarj­es, thyerjes, duke lëvizur nervoz dorën e tij të djathë, se me të majtën mbante pushkën. "Titua ka dërguar Bllazhon dhe atij i kërkon informacio­n dhe i dikton ç'të bëjë në secilën lëvizje, këtu në Labinot. Referatet kanë dorën e Bllazhos, sikur të ketë ardhur nga Beogradi. Gati sa të lexoheshin në sërbokroat­isht", tha. "Po atë referatin ushtarak kush e kish përgatitur?", i tha Vjosa, duke nxjerrë gjuhën, me tallje, që dukej se s'ishin fare në temë… një fjalë në qafë të Kiçokut, një në Qafë të Llogarasë, një në Qafë Thanë pastaj në Qafë të Gjërpërit. Hajde kasap hajde!".

"Edhe atë Bllazhoja e ka bërë, ai ka ndihmuar shumë në përgatitje­n e referateve, sidomos në referatin ushtarak. Kur ka ardhur te Tarasi, ky Bllazhoja me direktivat e Kominterni­t, sikur të kish ardhur Perëndia!", s'pushonte njeriu që dukej se ishte po ai i dikurshmi i Lëvizjes së Fierit, ku qe dënuar me varje në litar. "Ai që është atje në Presidium, Tarasi, është një ' hiç'"

Ai po e nxirrte palën komuniste shqiptare të pazonjë dhe të tërhequr nga një kapistër, copë copë... Mehmeti po e trashte muhabetin dhe ra brenda në dëshirat e tjetrit për të kritikuar, ata të Presidiumi­t.

"Dua të ngrihem, të flas dhe të kundërshto­j... ç'është ajo që tha Tarasi për fshatarësi­në se ajo është shumë më e rëndësishm­e se proletaria­ti... edhe referain e tij, Bllazho e ka shkruar, dua të kundërshto­j...", i tha.

LENINI NA E KA THANË, SE NUK DUHET ME U TALLË!

Mehmetin në fund, nuk e mbante vendi, po e shtypte, pastaj e shqyente, atë pak hapësirë dhe ashtulloj, rrinte si mbi shushurimë. Ngriti veshët. Po bluante veten. Kur ja, se si u shkëput, doli atje në anë, se nuk e lanë në krye. Tarasin po e shihte për herë të parë. Nga pamja iu mbush syri dhe në brendësi seç ndjeu një ngasje të fshehtë, ashtu sikundër ndodh me të gjithë racën njerëzore, kur përqas veten me të tjerët. Kaçaçi kishte thënë për Tarasin se ishte një "hiç". Ai, duke shtypur dheun ndënë këmbë, zuri e po mendohej. "Vërtetë ai është në krye të komunistëv­e?". Tarasi kishte ulur kokën dhe pastaj e ngriti për të shikuar nga Bllazho, e pastaj se ku kërkonte, të shquante Dushanin. Shqiptarët ishin bërë si qenë të tërbuar dhe kafshonin njëritjtri­n dhe ja, ai mbështetej herë tek Bllazho e herë tek Miladini. Mehmeti zuri të shënonte i nervozuar dhe askush këtu në fund nuk ia varte.

"Ha… ha… ha … për çfanë të zotit!", e hante veten ai që s'po ia jepnin fjalën. Miladini sapo e tha: "… tash orë pas ore, tue diskutue për luftën e ushtrinë NÇT dhe mesa shoh, ju nuk dini akoma me punue, pikërisht për atë temë që asht ma e randësishm­e. Lenini na ka thanë se nuk duhet m'u tall me kryengritj­en, por duhet ta çojmë deri në fund…" Mehmetit i sëmboi si gjemb, se gjithçka që e kishte mbledhur në vete ishte të luftonte, dhe këtë donte që ta tregonte edhe këtu, po nuk ia jepnin fjalën.

"Kam edhe unë një fjalë pse nuk na lini të hapim gojën…!?". "Mirë tha ai i huaji, se ne s'mund të matemi dot me Ali Këlcyrën mirëpo ne nuk kemi dalë për t'u matur me Beun, por me armikun fashist".

Frynte era që vinte nga larg… ah i shkreti ti!, po kush ta var…! Kush ishte këtu më i miri? Kush lozte me Labinotin e ftohtë!? Në fillim bëri si Miladini e Bllazho… por s'mund të përdorte fjalën e Kaçaçit për atë më të dukurin e Labinotit, "Tarasin… Ama s'kishte rast tjetër për t'i thënë Bllazhos, se këtu mor mik, ka zot hauri… po ne ç'jemi, ti vjen dhe na flet për luftën… kur ne ia dimë çatinë e shqipërisë, se ku i pikon".

"Të zestë ne!". Shikoi sipër, muri ishte shqyer ku futej thëllima. Ajo që ishte bërë deri tani kishte qënë një përshesh me dhallë, ama dhallë nga ajo e tenxheres së fundit. Konferenca s'e merrte dot veten, për të qënë e komunistëv­e apo e nacionalis­tëve, por e stanit të Labinotit me lepuj… të vinte keq që ta bëje këtë krahasim, por as vetja nuk i vlente, kurse prapa tij, atje në Mallakastë­r, më mirë që ishte filluar nga e para dhe i pari duhet që të ishte, ai vet.

Ishte po e njëjta vajzë, Delegati. Ajo po fuste edhe më shumë peleshka, me po atë zë të hollë sikur t'i bije me shkop sinisë së filxhaneve dhe tingulli të futej si drithërimë në vesh… Vajza i tha Tarasit dhe të gjithëve, atë që pak më parë kishte

thënë Milladini, "në këtë mbledhje nuk keni qënë në lartësinë e duhur!". E kishte edhe me Tarasin. Zëholla thosh se "duhet ta dini mirë vijën e partisë…", sikur të ishte ajo koka e saj dhe asgjë s'pipëtinte. Po i ikte mendja! Më së fundi, dora, u ngrit përsëri dhe i bëri shenjë atij të paduruarit por edhe të panjohurit të Spanjës. U bind mirë se bllokun e kishte ndër duar… dhe e shtrëngoi edhe më shumë sikur ta fillonte nga aty diskutimin goditës. Ai bllok mund të behej gur i padurimit, apo të qëllohej tej e tej, të dilte ku të dilte. Ardhur në Shqipëri, pas pesë vjetësh i humbur, tekefundit, po ia varnin në një Konferencë të çalë, që atij s'po ia mbushte mendjen.

"More vëllezër! Për ça kemi ardhur këtu! Për dasmë? Na thoni, t'u themi, na pyesni dhe t'u pyesim, a do bashkohemi, në bashkim. Do ta pimë duhanin e barutit?" Ky ishte një fillim ndryshe i cili goditi dhe të gjithë ngritën kokat.

"Kush është ky zë! Nga cila nahije!? Kush e qysh?". Ky na paska marrë vrull dhe nga inati, se nuk kish se ku të zbrazej, e ktheu shikimin nga Bllazho dhe në fakt nuk e kishte me të, por me Tarasin, për të cilin ndjeu simpati të përzjerë me një smirë të sëmurë…, se inatin e kish edhe për vete, se po të ishte atje do të dinte, se si do të fliste, se si do t'i maste. E kishte fjalën për kryengritj­en dhe po përdorte të njëtin term si dhe Miladini. Ishte e vetmja temë brenda tij, për të cilën ai përgatitej, vetem për vetëm, me kryengritj­en e vogël të Mallakastr­ës dhe ajo, do t'i vinte koha e do të pëlciste… pa marrë asnjë njoftim e asnjë udhëzim, nga këta që po i shihte këtu për herë të parë. Dukej se s'e kishin mendjen tek lufta, kush do të ishte në krye të luftës!? Dëgjuat gjëkafshë! Dhe prisnin t'u vinin kokrra lajthishë nga Jugosllavi­a, e cila ishte shtruar këmbëkryq në Partinë e Labinotit, siç e tha ajo zëholla e bukur, me flokët si korb.

"Unë vij nga Qarkori i Vlorës. Mehmet Shehu më thonë emrin"

 ?? ?? Mustafa Kaçaçi
Mustafa Kaçaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania