Panorama (Albania)

Nënqeshjed­he qesëndipas­festave

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

Ikën dhe festat e fundvitit. Dhe njeriu zgjohet me një ndjesi boshllëku. Mbase vjen nga lodhja se, sado e çuditshme të duket, edhe festimet mbushur me të qeshura, me haje e pije të lodhin. Po mbase kjo ndjenjë boshllëku e kotësie vjen nga që thellë vetes ndjejmë se, pas çdo pritjeje ia beh një çast kur e shumëndërr­uara ikën, bëhet e shkuar, shpesh pa e përjetuar mirë ose pa e përjetuar në përmasat që e kishim ëndërruar. Se shumicën e herëve realiteti nuk e ka ëmbëlsinë e ëndrrës, vjen i bruskët e harbut dhe të rrëzon nga qiejt e ngashënjim­it në baltërat e nënqeshjes me qesëndi, qesëndi që nuk para kursen gjë, përfshirë edhe veten tënde.

2. Po ikin emigrantët, tragetet dhe aeroplanët janë plot, radhët e makinave në kufi zgjaten e zgjaten. Nxitojnë të ikin, i pret puna, i pret jeta që kanë krijuar në dhe të huaj. Erdhën për festat e fundvitit dhe prunë gëzim, buzëqeshje e gjallëri për prindërit e moshuar që, në çdo ardhje i gjejnë përherë e më të plakur, përherë e më të ligur nën peshën e mallit e të vetmisë. Prunë gëzim e jetë plus një grusht euro. Pa ta, pa punën dhe bujarinë e dhembshuri­në e tyre, jeta e mijëra e mijëra pensionist­ëve do të ishte në kufijtë e mizerjes. Shihja mbrëmë në lajme radhët e makinave në kufi dhe s’di pse mu kujtua Çajupi. Mëmëdheu, thoshte vjershëtor­i, është vendi ku ‘ më ka rënë koka’, ku kam varret e të parëve, ku më njohin dhe gurët. Pastaj shtonte: “Vendi ku jam rritur me thërrime” dmth., në varfëri, me të keq. Vetë Çajupi ishte bir tregtari dhe vështirë se ishte rritur me thërrime. Po varfëria ishte dhe fatkeqësis­ht mbetet masive, ndaj ai që flet në vjershë donte të ishte sa më përfaqësue­s. Po ku ta dish që vuajtja nuk e bën gjënë më të

Vocërraku që sa ka marrë këmbët psh., rreh karrigen që e pengon, paçka se është ai që vete e përplaset me të. Por s’kalon shumë dhe një dell ironik më zhyt edhe më thellë se më shtyn të mendoj që jashtëzimi i fajit si dukuri fëmijërore mund t’u shkojë popujve të rinj, por kurrsesi pasardhësv­e të pellazgëve… Bëre ç’bëre, iu zbraze popullit, i them vetes dhe prapë më kujtohet fëmija që rreh karrigen.

dhembshur, siç e thotë edhe vet fjala ‘ dhembshuri’ me rrënjë ‘ dhemb’. Se dashuria dhe malli e mungesa kanë qenë e mbeten bashkë. Se jeta i përzien e i bën një edhe të kundërtat: dashurinë e dhimbjen, takimin e ndarjen, ardhjen dhe ikjen, praninë dhe mungesën. Vetëm varfërinë s’e bën që s’e bën dot bashkë me pasurinë…

3. Emigrantët largohen, po ne që mbetemi në dheun e të parëve, të shtyrë nga inercia e zakonit vazhdojmë urimet për vitin që porsa ka filluar, gjithë vëmendja fokusohet tek e nesërmja, tek ajo që na pret dhe që do na e sjellë fati, mbarësia dhe të tjera gjëra çudibërëse. Do kalojnë ditët dhe do i kthehemi edhe së shkuarës. Rasti mos e pruftë të mbetemi pa të. Pa të djeshme do ishim pa mësime e pësime dmth., pa përvojë jetësore; pa histori e pa identitet, me një fjalë do ta ndjenim veten si ekzistencë boshe, si mazgallë ku fishkëllen e vajton era e mosgjësë. Po e shkuara, e afërt dhe e largët, na hyn në punë edhe për diçka tjetër, shumë më dobiprurës­e... Po të mos ekzistonte e shkuara, nuk do të ishin as të parët, gjyshërit e stërgjyshë­rit, babai e nëna, që nuk na trashëguan as kamje e gjë, as emër e status, po na lanë të rropatemi duke e nisur çdo gjë nga e para. Pa të shkuarën, sidomos atë të largëtën, nuk do të ekzistonte trashëgimi­a totalitare e monarkike dhe sidomos ajo anadollake, që na lanë në bisht të situatave dhe që edhe sot e kësaj dite na rëndojnë mbi shpinë si një gur i rëndë, që s’na lë të bëjmë përpara e të çudisim dynjanë me aftësitë tona të rralla… Parë kështu e shkuara është burimi i gjithë prapësive e dështimeve, është një perde ku projektojm­ë lloj- lloj shfajësime­sh. Nëse s’do ta kishim, mund të gjendeshim ballë për ballë me veten dhe të përjetonim dilemën e poetit: po të takoheshim me veten sy për sy/ kishim me u puth apo me u pështy? Do ta zgjidhnim këtë dilemë me gjasë në favor të kësaj të fundit. Po a durohet t’i gjesh përgjegjës­itë te vetja jote?

4. Kjo puna e përgjegjës­ive më kujton Joseph Brodsky- n kur thoshte se rusët fajësojnë për gjithçka qeverinë, amerikanët prindërit, polakët historinë. Jam i prirur që të mos besoj në përgjithës­ime të tilla, ku i njomi dhe i thati futen në një vathë e milen në një shtrungë. Edhe 5- 6 veta që diskutojnë në një kafene vështirë se bien dakord se kush na e ka fajin që kemi 100 vjet dhe s’po bëjmë që s’po bëjmë dot shtet për të qenë. Hajde e përgjithës­o me një të rënë të lapsit se ç’prirje kanë e kë fajësojnë popuj qindra- milionësh. Por një mendje tjetër më thotë se gjithsesi ka diçka racionale në thënien e Brodsky- t. Rusët kanë jetuar e jetojnë në sisteme autoritare e totalitare, ndaj është logjike që për ta shteti të bëjë edhe shiun, edhe diellin, edhe hyun edhe satananë, dehe fatin dhe taksiratin. Polakët historikis­ht kanë qenë të ndrysur e të grisur mes kafshimeve të gjermanëve dhe rusëve, ndaj mund të fajësojnë historinë. Amerikanët, që nga fillimi i kolonizimi­t të botës së re, kanë jetuar në një sistem ku vendos kryesisht iniciativa e lirë, individual­izmi dhe sipërmarrj­a, ndaj mund të priren ta shfryjnë mllefin te prindërit. Gjynah mos paça, por kur jam i lodhur e tundohem të bëhem cinik, them se jo pak prej nesh dmth., shqiptarëv­e fajësojnë edhe prindërit, edhe qeverinë, edhe historinë. Pastaj kujtohem se prirja për të fajësuar të gjithë të tjerët, por jo bashkëkohë­sit - duke filluar mundësisht nga vetja - është prirje fëmijësh. Këta, meqë ndihen të dobët deri në britmë, fajësojnë gjithçka. Vocërraku që sa ka marrë këmbët psh., rreh karrigen që e pengon, paçka se është ai që vete e përplaset me të. Por s’kalon shumë dhe një dell ironik më zhyt edhe më thellë se më shtyn të mendoj që jashtëzimi i fajit si dukuri fëmijërore mund t’u shkojë popujve të rinj, por kurrsesi pasardhësv­e të pellazgëve… Bëre ç’bëre, iu zbraze popullit, i them vetes dhe prapë më kujtohet fëmija që rreh karrigen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania