Panorama (Albania)

Menja: Nuk jam më i miri, dua trofe me Milanin

-

Majk Menja, portieri i Milanit dhe i kombëtares franceze, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën "GQ Italia", në të cilën ai flet për gjithçka, përfshirë futbollin, familjen dhe modën.

Në sezonet e fundit keni qenë ndër më të mirët në Europë...

Por nuk ndihem si një portier spektakola­r. Mundohem t'i bëj gjërat në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

Cila është cilësia më e mirë që duhet të ketë një portier? Mentalitet­i. Po filozofia juaj?

Filozofia ime, e shkruar gjithashtu në dorezat dhe këpucët e mia ku thuhet: "besim, disiplinë, punë, durim dhe përulësi". Ky është mentalitet­i im i përditshëm.

Një nga sekretet tuaja është besimi te vetja, apo jo?

Kam punuar shumë për të qenë këtu ku jam sot. Pra, po, në një farë mënyre prisja të arrija këto nivele. Dhe besoj në angazhimin e vështirë të përditshëm duke pasur besim në punën time.

Shumë mendojnë se jeni portieri më i mirë në botë, a mendoni se jeni?

Nuk do t'ju them jo... ( qesh). Ka shumë portierë shumë të mirë, kështu që unë vazhdoj të punoj shumë. Megjithatë, shikoj vetëm veten time: e di potenciali­n tim, më të mirën që mund të jap.

Besimi dhe ndjenja juaj e detyrës vijnë nga larg dhe i kanë rrënjët në fëmijërinë e tuaj, kur ende jetonit në një periferi të vështirë të Parisit...

Jam një person me vetëbesim dhe punëtor, por në të njëjtën kohë familja është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e për mua. Mendoj se ka një moment për çdo gjë në jetë dhe duhet të gjesh ekuilibrin e duhur për të performuar mirë dhe në të njëjtën kohë për t'i kushtuar kohë të dashurve, sepse edhe për ata i bëj të gjitha këto. Kam një objektiv për të arritur dhe qëndroj i fokusuar, kjo është gjëja më e rëndësishm­e.

Cilat janë objektivat tuaj?

Kam shumë ëndrra që do të doja t'i realizoja, por mbi

të gjitha do të doja të arrij në nivelin më të lartë në futboll, të kapërcej kufijtë e mi dhe të lë gjurmë në histori.

Një mendim për titullin me Milanin e fituar me meritë të madhe në vitin 2022?

Atmosfera gjatë paradës me të gjithë tifozët, kur parakaluam nëpër qytet me autobus, ishte një moment i jashtëzako­nshëm dhe unik. Te Milani kam gjetur shokë dhe tifozë të jashtëzako­nshëm. Një familje. Këtu do të doja të fitoja sa më shumë tituj.

Jeni një portier i veçantë jo vetëm mes shtyllave, por edhe në lojën me këmbë...

Mendoj se jam një portier modern, por për të qenë një

portier i mirë duhet të dish të përziesh shkollën e re dhe të vjetër. Modernitet­i dhe loja e vjetër janë përbërësit për të marrë kombinimin më të mirë.

Jo vetëm futboll, pasi jeni edhe ndjekës i madh i modës. Si shpjegohet?

Kam një stil klasik dhe bashkëkoho­r. Prandaj bashkëpuni­mi im me eventet e modës më bën të përjetoj një përvojë unike dhe shumë elegante. Nëpërmjet përfshirje­s me modën kam mundur të shprehem, të jap mendimin tim, madje në disa raste më kanë lejuar të zgjedh materialet. Në modë çdo detaj ka rëndësi dhe e njëjta gjë vlen edhe për mua.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania