Panorama (Albania)

Rendiment kampionësh, Interi komandon edhe në Europë

Numrat, Inzagi më mirë se Reali& CO në pritje të Leverkusen­it

-

Interi e ka mbyllur me 48 pikë fazën e parë të kampionat dhe sikur të mos mjaftonte krahasimi me të shkuarën kur zikaltrit kanë bërë më mirë vetëm dy herë pas 19 javësh, ka edhe një krahasim me të tashmen që na bën të kuptojmë sa mirë po bëjnë Lautaro Martinez me shokë.

Duke hedhur një sy në tri kampionate­t më të rëndësishm­e në Europë që kanë përfunduar fazën e parë, askush nuk ka numrat e skuadrës së Inzagit. Askush: as Real Madridi, kampion i dimrit në Spanjë, që ka të njëjtat pikë, por ka diferencë golash më të keqe. As PSGja, me gjysmë kampionati në xhep pas 17 javësh, por me një mesatare pikësh dhe golavarazh më të keq. Dhe as Liverpuli, i cili udhëton më dobët në Premier Ligë se zikaltrit. Në teori vetëm Bajer Leverkusen vrapon me një mesatare më të mirë të pikëve, por në Bundesligë ka mbetur edhe një javë për të përfunduar fazën e parë. Me pak fjalë, Interi ka shifra prej "big"- u, shifra të Ligës së Kampioneve dhe shifra titulli.

KOKË MË KOKË

Në fund të fundit, kjo do të mjaftonte për ta filluar me siguri fazën e dytë dhe pikërisht këtu hyn në lojë sërish Inzagi. Mendja e tij është te ndeshja e fundit e kampionati­t me Monzën, përpara se të fluturojë drejt Riadit për Superkupën. Por objektivi jo i thjeshtë që trajneri dëshiron të arrijë është të largojë çdo mendim që shkon në drejtim të Juventusit. Me fjalë të tjera, Inzagi dëshiron që vetë lojtarët të mendojnë për 48 pikët, jo për Juventusin menjëherë pas tyre, të ngjitur në renditje. Është një pasazh psikologji­k jo i parëndësis­hëm edhe sepse në Apiano shpresonin që këto 48 pikë ( vetëm 2 më pak se Napoli dominues një sezon më parë) do të mjaftonin për të krijuar një hendek të madh me ndjekësit. Nuk ndodhi dhe Interi duhet të bëjë llogaritë me një duel që do të jetë i gjatë.

BESIMI

Vetëm një humbje, 9 gola të pësuar, 12 porta të paprekura në 19 javë, golashënue­si më i mirë Lautaro me 16 gola, një ekip që ka arritur gjithmonë të shënojë të paktën një gol në kampionat, duke mos mbetur kurrë thatë, janë këto që fshihen pas besimit të Interit. Për më tepër fakti që Interi doli me katër pikë pas dy ndeshjeve jo dhe aq pozitive me Xhenoan e Veronën është një tjetër aspekt që duhet klasifikua­r te lajmet e mira. Pjesa tjetër duhet të kryhet nga një organikë që Inzagi do ta ketë sërish të plotë, ndërkohë që edhe Kuadradon e dëmtuar tashmë do ta zëvendësoj­ë i sapoardhur­i Bjukenën.

SA MË SHUMË NDESHJE

Shpresa e Inzagit është të kufizojë dëmtimet në vazhdim. "Objektivi është të luajmë sa më shumë ndeshje këtë sezon", ka përsëritur trajneri pas suksesit ndaj Veronës. Synimi nuk është të lërë në hije Ligën e Kampioneve dhe dy ndeshjet kundër Atletiko Madridit. Por është po aq e qartë se titulli është për të gjithë komponentë­t zikaltër objektivi rreth të cilit do të orientohet sezoni. Prandaj, 48 pikët kanë një peshë specifike të madhe dhe Lautaro dhe shokët e tij e dinë se do të duhet të ruajnë këtë ritëm të lartë për të shtuar yllin e dytë në fanellë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania