Panorama (Albania)

Fratezi: Interi e tregon forcën në maj, kam ende gola e asiste për të dhënë

-

Britma e Davide Fratezit pas golit të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes që vulosi fitoren ndaj Veronës, ishte britma e gjithë Interit dhe "San Siro"- s që shpresonin ta mbyllnin si kampionë dimri dhe të vazhdonin të linin pas Juventusin. Pavarësish­t polemikave që pasuan golin e tij, mesfushori po shijon tërësish tri pikët e marra dhe golin e realizuar, një gol që të gjithë në Milanon zikaltër shpresojnë të jetë fatsjellës dhe të jetë "alla Eriksen". Danezit iu desh një gol ndaj Milanit në Kupën e Italisë për t'u zhbllokuar dhe për të qenë më pas një nga lojtarët kyç të skuadrës dhe sot italiani shpreson të ketë të njëjtin fat, duke siguruar mbi të gjitha më shumë minuta. Ndoshta nuk ka arritur ende të gjejë tek Interi hapësirat që do të dëshironte dhe meritonte, por po punon për të, i bindur që koha e tij do të vijë ashtu siç është i bindur në zgjedhjen e tij për Interin. Në intervistë­n e tij për revistën "Undici" Fratezi ka folur nga transferim­i tek Interi deri te objektivat e raportet me skuadrën.

Transferim­i - "Unë e kisha vendosur tashmë të ardhmen time dhe besoj se Interi ishte vendimi më i mirë që mund të kisha marrë. Gjeta një grup të mirë dhe kjo më ndihmon shumë dhe më pas nëse zgjodha këtë ekip është për mënyrën e të luajturit, një mënyrë që rrit rolin tim. Në të kaluarën kam pasur disa skuadra në të cilat kam ëndërruar të luaj, disa kampionate me të cilat kam dashur të garoj... Para se të mbërrija tek Interi, këto mendime ekzistonin, por tani jo më"

Grupi - "Jam ambicioz, përpiqem të përmirësoj veten dhe të luaj duke e krahasuar veten me ata që janë më të fortë se unë. Jam i bindur në dëshirën time për të mbërritur tek Interi, për të qëndruar atje, është aq e madhe sa më çon të arrij nivelin e kësaj skuadre. Ndihem sikur jam rritur. ' San Siro' të bën presion dhe të jep përgjegjës­i, gjithashtu të bën më të vetëdijshë­m për atë që mund të bësh në fushë. Nuk e prisja të ndihesha kaq rehat këtu, brenda dhe jashtë fushës. Grupi është i jashtëzako­nshëm, tifozët spektakola­rë. Pastaj kam përpara në rol dy lojtarë si Barela dhe Mikhitaria­n janë dy shembuj për t'u ndjekur. Nga Miki mund të marrësh frymëzim për të gjithë përvojën që ka".

"Jam shumë i lumtur me këtë grup dhe rezultatet po vijnë, gjërat po shkojnë shumë mirë. Goli im i parë erdhi në derbi dhe nuk mund ta shmangia festën me heqjen e fanellës, është e pamundur të përmbahesh nëse fiton një derbi të tillë. Tani dua të shtoj edhe disa gola dhe disa asistime që të mund të them se kam arritur të jap 100% për këtë fanellë. Nëse jemi më të fortët në Serie A? Le të shohim në maj. Nuk shoh një ekip që të vrasë kampionati­n si Napoli sezonin e kaluar, janë tri ose katër skuadra në të njëjtin nivel që konkurrojn­ë për të. Pastaj ka rëndësi edhe thellësia e skuadrës".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania