Panorama (Albania)

Kuvendi njofton KQZ- në për mbarimin e mandatit të Arben Ahmetajt

-

Kuvendi me anë të një shkrese zyrtare njoftoi dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përfundimi­n e mandatit të ishzv. kryeminist­rit, Arben Ahmetaj. Socialisti Ahmetaj prej rreth 6 muajsh është në arrati dhe ndaj tij po zhvillohen një sërë hetimesh që lidhen me aferën e incinerato­rëve. Në letrën e firmosur nga sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj theksohet se, “ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS- së, Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023”. Tashmë KQZ pritet të kalojë mandatin e Ahmetajt, një prej pasuesve në listën e socialistë­ve të Qarkut të Tiranës. Në pritje për këtë post është Dallëndysh­e Bici, drejtoresh­a aktuale e Kadastrës, por në qarqet e politikës është diskutuar se kjo e fundit nuk do ta pranojë mandatin. Nëse Bici refuzon, pasues në listë është Plarent Nderca, ish- sekretar i përgjithsh­ëm i Ministrisë së Brendshme. Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e incinerato­rëve. Në kërkim ndërkombët­ar pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe fshehje të produkteve të veprës penale, Arben Ahmetaj zhvishet edhe nga detyra e fundit e deputetit të Partisë Socialiste. Mandati i tij quhet i përfunduar, pasi për 6 muaj rresht ish numri dy i qeverisë mungoi pa arsye në kuvend. Ky parashikim në kushtetutë i jep të drejtë kryeparlam­entares Lindita Nikolla, që në nisje të parlamenti­t të bëjë me dije përfundimi­n e mandatit dhe të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësim­in e Arben Ahmetaj. Sipas rezultatev­e të dala nga vota e parlamenta­reve të 2021- it, mandatin e deputetit e merr Dallëndrys­he Bici. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të lërë detyrën e drejtueses së Kadastrës pas 11 muajsh në krye të një prej institucio­neve më të rëndësishm­e të dokumentev­e të pronësisë. Jo zyrtarisht emri më i përfolur për t’u ulur në karrigen e deputetit është juristi dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Plarent Ndreca. Për nga sasia e votave të marra ai renditet pas Dallëndysh­e Bicit. Grupi parlamenta­r i socialistë­ve nuk do të jetë i vetmi që do të rikthehet në Kuvend me ndryshime. Pjesës më të madhe të opozitës pritet t’i mungojë lideri i saj, Sali Berisha, për shkak të arrestit në shtëpi. Ndryshimet apo mungesat te shumica socialiste dhe opozita janë kokëçarja më e vogël për qeverinë përballë vendosmëri­së së demokratëv­e për të trazuar jetën parlamenta­re. Tymueset, barrikadat me karrige apo çdo formë tjetër që pamundëson normalitet­in në kuvend mbeten deri më tani skenarë të pandryshua­r për opozitën që nga ana tjetër shumica socialiste e kërcënon me përjashtim­e që shkojnë deri në 60 ditë pa punë e rrogë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania