Panorama (Albania)

Ligjet me 84 vota, Bardhi: Votat me Ramën, nëse ka transparen­cë

“Kryeminist­ri kërkon pazar, sesioni i ri nis me mosbindje civile” Deklaratat e Edi Ramës për Reformën Zgjedhore, reagon Bardhi: Kryeminist­ri kërkon të mbajë pushtetin me mjete antidemokr­atike

- VALENTINA MADANI

Opozita akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se po tenton të bëjë pazar për miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota si dhe për çështjen e reformës së re zgjedhore.

Kreu i deputetëve demokratë, Gazment Bardhi, reagoi pas deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore gjatë një konference me mediat. Sipas Bardhit, deklaratat e Ramës tregojnë ‘ mendësinë e rrezikshme antidemokr­atike që ka kryeminist­ri për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokr­atike’. Ai theksoi se beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale. “Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që u shërben qytetarëve shqiptarëv­e. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëv­e një reformë konsensual­e dhe gjithëpërf­shirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokr­atike që ka Kryeminist­ri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokr­atike. Deklaratat e Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensual­e dhe gjithëpërf­shirëse që adreson të gjitha rekomandim­et e OSBE- ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, - shprehet Bardhi. Gjueti shtrigash për të blerë vota të deputetëve demokratë e cilësoi kreu i grupit parlamenta­r të demokratëv­e Gazment Bardhi porosinë që kryeminist­ri Rama u dha të vetëve nga Shëngjini për të komunikuar me opozitën sa i përket miratimit në Kuvend të ligjeve që kërkojnë 84 vota. Edi Ramës ia bëri të qartë se kartonin jeshil demokratët e rreshtuar krah tij do ta ngrinë vetëm nëse ligjet i nënshtrohe­n proceseve transparen­te dhe kalojnë mbi bazën e dialogut e konsensusi­t me

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që u shërben qytetarëve shqiptarëv­e. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëv­e një reformë konsensual­e dhe gjithëpërf­shirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira

opozitën. “Gjueti shtrigash në një proces të shëmtuar të blerjes dhe shitjes së deputetëve, opozita nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihet, ndërsa në procese që kanë në themel të tyre transparen­cën dhe dialog të sinqertë mes palëve politike, do të jemi gjithmonë gati”, - deklaroi Gazment Bardhi. Pushimet e gjata nuk e kanë ndryshuar qasjen mes palëve. Ai paralajmër­oi se kaosi dhe tymueset do jenë kryefjalë e punimeve të Kuvendit edhe me nisjen e sesionit të ri parlamenta­r. “Sa kohë nuk ka asnjë reflektim nga mazhoranca, ky aksion do të

vijojë”, - shprehet Bardhi. Përsa u përket zhvillimev­e në kampin opozitar, Bardhi e sheh si një hap pozitiv draftin e partive të vogla për krijimin e një

konfederat­e, por rezervat për Bashën vijojnë të mbeten të forta. “Nuk jam i sigurt nëse në këtë moment veprimtari­në që ka kryer z. Basha gjatë gjithë

kësaj periudhe mund të konsideroh­et si pjesë e opozitës”, - theksoi kreu i deputetëve demokratë. Nisma për krijimin e federatës së opozitës

e propozuar nga partitë e vogla parashikon drejtimin nga një grup koordinato­r deputetësh, që pranohen nga të gjithë faktorët politikë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania