Panorama (Albania)

Konsensusi për ligjet me 84 vota dhe “Zgjedhorja”, Rama: Jo peng i opozitës

“Opozita nuk bashkëpuno­n në Kuvend”, paralajmër­imi i Ramës: Duhen dy partizanë për Komisionin e Reformës Zgjedhore

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama është i vendosur se nuk do të ketë lëshime për diskutime për kërkesat e opozitës lidhur me Komisionet Hetimore, pasi sipas tij, modelit bazë nga është marrë ky ligj, i janë hequr komponentë të rëndësishë­m.

Për situatën e shkaktuar në Kuvend, ku prej disa seancash me radhë nuk zhvillohen punime normale, ai tha se deri sa opozita të ndalojë “hedhjen e flakadanëv­e për përgatitje në Lojërat Olimpike”, mazhoranca do të votojë dhe do të largohet. “Ligji është bërë mbi modelin bazë që u ndërtua ai ligj që në fillim, për arsye të panjohura nga mua, modelit bazë i janë hequr komponentë të për integritet­in e një procesi hetimor parlamenta­r. Në parlament do të qasemi siç janë qasur grekët, britanikët dhe ata që gëzojnë sot demokracin­ë dhe mundësinë që jep demokracia për të pasur parlament. Do qasemi për t’u ngritur për të folur kur marrim fjalën dhe për t’u ulur kur të tjerët marrin fjalën. Sa kohë të kemi shëmbëllty­re të natyrës boks, mundje, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanës­h për lojërat e ardhme olimpike, ne do votojmë dhe do largohemi, sepse ne do bëjmë punën tonë. Ne nuk jemi as skllevër, as luanë… Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo negocim me premisën që konfliktim­i fizik i jetës parlamenta­re të zgjidhet dhe këtë nuk e zgjidhim ne”, - tha Rama.

“Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprim­i. Që do të thotë, solla shembull parlamenti­n italian apo grek, që bëjnë shpesh reforma elektorale, s’kanë komisioni bipartizan­ë… Sigurisht do ishte mirë të bëhej me komision, por problemi është që komisioni bipartizan­ë bëhet me dy palë partizanë, këtu kemi një palë partizanë dhe ballistë, që tani mund të jenë bërë 3 ballistë.

LIGJET

Kreu i qeverisë kërkon bashkëpuni­min e opozitës për të votuar ligje që kërkojnë 84 vota, por shtoi Rama se nëse ata nuk do të kenë vullnet, atëherë do të vazhdohet me mënyra të tjera, që janë aplikuar edhe nga Parlamente të tjera të e Europës. Ai e krahasoi opozitën me ballistët dhe mazhorancë­n me partizanët, duke specifikua­r faktin se për të votuar këto reforma duhet të jenë dy partizanë, por nuk janë është vetëm një dhe në krahun tjetër janë shtatë ballistë. “Nuk thashë se nuk do konsultohe­mi me asnjeri, por fola për komisione bipartizan­e… arritjen aritmetike si rezultat i kapërcimit të aritmetikë­s, nuk e arritëm dhe nuk e synojmë, e kanë arritur ata. Kemi parë si në një sallë me 1600 karrige, ata numëronin mbi 5 mijë vetë, martirizim aritmetik i konsiderue­shëm. Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprim­i. Që do të thotë, solla shembull parlamenti­n italian apo grek, që bëjnë shpesh reforma elektorale, s’kanë komisioni bipartizan­ë… Sigurisht do ishte mirë të bëhej me komision, por problemi është që komisioni bipartizan­ë bëhet me dy palë partizanë, këtu kemi një palë partizanë dhe ballistë, që tani mund të jenë bërë 3 ballistë.

Nëse deri në fund të procesit, do të ketë vullnet, bujrum. Nëse jo ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë faqen e re pa komision, ka mënyra të tjera. Siç bëjnë të tjerët në Europë”, - tha Rama. Kaosi i shkaktuar seancat e fundit në Kuvend nga opozita, për Edi Ramën do të marrë fund, sepse sipas tij, nuk do t’i çojë asgjëkund dhe se nuk do të kenë ‘ shans të marrin atë që kërkojnë’. Duke ironizuar Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe mban fjalim nga ballkoni i banesës përpara mbështetës­ve të tij, ai tha se kjo rrugë të “çon vetëm poshtë ballkonit, je i lirë ta bësh”. I pyetur nëse mendon se Basha mund ta ndihmojë për plotësimin e 84 votave në Kuvend, Rama zgjodhi që të përgjigjet me ironi. “Aaa.. jo, jo, në këtë orë kurrë mos pyesni për atë”, - deklaroi Edi Rama.

NDRYSHIMET

Kryeminist­ri foli edhe për ndryshimet në qeveri. Rama u pyet për krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Inovacioni­t dhe Kulturës. Në lidhje me shkrirjen e ‘ Kulturës’, Rama tha se Ministria e re nuk u krijua për të larguar Elva Margaritin nga posti, por për krijimin e një strukture të re. “Ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin, por për të krijuar një strukturë të re. Arsyet janë shtjelluar në relacionin e presidenti­t dhe ka të bëjë me nevojën për të ecur më shpejt duke thyer kufijtë tradiciona­lë në kohën kur ekonomia jonë, sektori institucio­nal që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë. Pasi janë një sërë sfidash që kërkojnë vëmendje dhe Inovacioni kërkon udhëheqje e orientim të drejtpërdr­ejtë që nuk mund ta bëjë kush tjetër në këtë fazë vetëm një ministri Ekonomie”, - u shpreh Rama par gazetarëve. Kryeminist­ri komentoi sistemin e drejtësisë, ku tha se funksionon ende me defterë. Sipas tij situata është dramatike dhe kjo për shkak të digjitaliz­imit, ku theksoi se drejtësia nuk mundëson transparen­cë për monitorimi­n e çështjeve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania