Panorama (Albania)

Presidenti, thirrje trupit diplomatik: Të njihet Kosova!

“Shqipëria, politikë të jashtme të linjëzuar me BE dhe SHBA”, Begaj: Rajoni ynë s’ka qenë imun ndaj kërcënimit prej krizave reale

- TIRANE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi mbrëmë një pritje të trupit diplomatik në vendin tonë. Në fjalën e tij para gjithë ambasadorë­ve, Kreu i Shtetit dha mesazhet që kryesisht ishin të lidhura me politikën e jashtme.

Sipas Begajt, rajoni ynë nuk ka qenë imun ndaj kërcënimit prej krizave reale. I ndalur tek sulmi terrorist i shtatorit 2023 në Banjskë dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Kosovë, Begaj u shpreh se këto janë shenja të një status quoje të brishtë dhe të një situate që mund të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe Europën. Teksa vlerësoi raportet me SHBA dhe BE, Presidenti u shpreh se vendi ynë do të ndjekë të njëjtën politikë të jashtme si partnerët ndërkombët­are. Presidenti apeloi ambasadorë­t, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën, që ta njohin sa më parë si shtet të pavarur dhe sovran.

FJALA E PLOTË

Sfidat dhe shpresat janë sa globale, edhe rajonale, dhe sa më të ndërgjegjs­hëm të jemi për kompleksit­etin e tyre, aq më shumë do të jemi të përgjegjsh­ëm për të gjetur zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshm­e. Po përballemi me kriza dhe kërcënime. Ato janë të shumëllojs­hme për nga natyra dhe shpesh të ndërthurur­a ngushtë me njëra- tjetrën. Këto kriza dhe kërcënime gjejnë shprehje në zvarritjen, dhe shpesh në dështimin e dialogut, në sulmin ndaj parimeve demokratik­e të qeverisjes dhe në krijimin e ligjërimev­e dhe veprimeve diametrali­sht të kundërta. Agresioni rus ndaj një vendi sovran si Ukraina vazhdon. Populli dhe qeveria ukrainase janë heronjtë e përditshëm të një qëndrese në emër të sovranitet­it dhe dinjitetit njerëzor. Shqipëria e mbështet Ukrainën në luftën e saj për mbrojtjen e integritet­it territoria­l dhe sovranitet­it. Sulmi terrorist i Hamasit kundër Izraelit e rindezi konfliktin, duke përkeqësua­r situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Mbështesim zgjidhjen e konfliktit dhe nisjen e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes me dy shtete, në paqe dhe në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin. Po ashtu, edhe rajoni ynë nuk ka qenë imun ndaj kërcënimit prej krizave reale. Akti terrorist i shtatorit 2023 në Banjskë dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Kosovë janë shenja të një status quoje të brishtë dhe të një situate që mund të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe Europën. Fatmirësis­ht, nuk pati përshkallë­zime. Mbështetja e BE- së dhe bashkësisë ndërkombët­are për kryerjen e hetimeve të thelluara për identifiki­min dhe dënimin e nxitësve dhe të autorëve është e domosdoshm­e. Zgjidhja e mosmarrëve­shjeve KosovëSerb­i nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një çështje sigurie për rajonin dhe Europën. Situata në Bosnje- Hercegovin­ë është delikate dhe kërkon vëmendje, pasi ka ende aktorë politikë, të cilët nuk janë shkëputur nga e kaluara konfliktua­le. Këtyre situatave u shtohen dhe zhvillimet dramatike në vende të tjera. Rreziqet dhe kërcënimet potenciale të lidhura me: ekstremizm­in e dhunshëm, emigracion­in e paligjshëm, kriza ekonomike, kriza ushqimore, kriza energjetik­e, sfidat e sulmeve kibernetik­e, kontrollin e inteligjen­cës artificial­e, pasojat e pandemisë dhe ndryshimet klimatike janë çështje që duhen përballuar e për të cilat duhet angazhim dhe zgjidhje. Përballja me këto sfida dhe kërcënime kërkon të jemi të bashkuar në një aleancë për mbrojtjen e paqes dhe të vlerave demokratik­e. Kjo aleancë vlerash duhet të jetë e hapur, jo e mbyllur; përfshirës­e, dhe jo përjashtue­se, ku diversitet­i kulturor, fetar dhe etnik konsideroh­et pasuri dhe jo mangësi. Vitin e shkuar pata kënaqësinë të vizitoj dhe të pres kryetarë dhe përfaqësue­s të lartë të shteteve dhe organizata­ve të ndryshme. Çdo takim ka pasur veçantinë e tij, por e përbashkët­a e tyre ishte dakordësia për respektimi­n e vlerave universale. Vitin e shkuar, Shqipëria dha një kontribut të rëndësishë­m në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në NATO dhe institucio­ne të tjera ndërkombët­are. Ne do të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtua­r edhe në ushtrimin e detyrave të tjera, si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të UNESCO- s. Shqipëria do të vijojë të ketë politikë të jashtme dhe të sigurisë të linjëzuara me BE dhe SHBA, si dhe do të angazhohet në forcimin e multilater­alizmit dhe të bashkëpuni­mit rajonal. Shqipëria gjithashtu do të vijojë të japë kontributi­n për paqe në rajon dhe më gjerë, sepse paqja është themeli i mirëqenies, sigurisë, zhvillimit të qëndrueshë­m dhe respektit të ndërsjellë.

Angazhimi ynë në arenën ndërkombët­are do të vijojë paralelish­t me të gjitha reformat e filluara në vend, në veçanti me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsion­it, rritjen e transparen­cës dhe llogaridhë­nies nga institucio­net publike, si dhe përpjekjet tona për drejtësi sociale. Thellimi i reformave dhe nxitja e zhvillimit social- ekonomik të vendit është para së gjithash për të mirën e qytetarëve tanë. Këto ndihmojnë gjithashtu edhe në çeljen e kapitujve për anëtarësim në BE, si dhe për të konsolidua­r besimin e aleatëve dhe të miqve me në krye SHBA- të. Falënderoj SHBA- të dhe vendet e BE për bashkëpuni­min dhe mbështetje­n në ecurinë e procesit të integrimit dhe zhvillimin e reformave të gjithanshm­e që kemi ndërmarrë për përshpejti­min e procesit të anëtarësim­it në BE. Ju falënderoj, shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësue­s të organizata­ve shumëpalës­he, për ndihmën dhe kontributi­n e dhënë që Shqipëria të konsolidoj­ë demokracin­ë, shtetin e së drejtës dhe të përballojë sfidat ekonomike dhe sociale! Falënderim dhe mirënjohje për promovimin e Shqipërisë, vlerave të saj historike, kulturore dhe bukurive natyrore, si dhe për bashkëpuni­min e frytshëm në nxitjen dhe realizimin e projekteve të përbashkët­a! Vitin e kaluar Shqipëria njohu zhvillime pozitive dhe të suksesshme në disa fusha, ndër të cilat mund të veçojmë turizmin, sportin dhe kulturën. Jemi krenarë që po shpërblehe­t mundi dhe puna e çdo shqiptari të ndershëm, punëtor e atdhetar. Kontributi i tyre duhet të jetë frymëzues edhe për klasën politike, e cila ka mundësinë të ushtrojë dialogun politik dhe të bashkëpuno­jë në funksion të interesit të qytetarëve dhe interesit kombëtar. Të nderuar shkëlqesi ambasadorë. Arritjet e vitit

të shkuar do të pasurohen nga ngjarje të reja gjatë vitit 2024. Të tillë e quaj 10- vjetorin e Procesit të Berlinit, që shpresoj se do të gjejë një rajon më bashkëpunu­es dhe më pranë BE- së. Shpreh bindjen se edhe Bashkimi Evropian do vijojë t’i kushtojë vëmendjen e duhur e të veçantë Ballkanit Perëndimor. Është me rëndësi që rajoni të mbështetet dhe të krijohen mekanizmat që mundësojnë jo vetëm linjëzim politik, por

edhe përparim ekonomik dhe lehtësira për jetën e përditshme të qytetarëve. Për shqiptarët në rajon, anëtarësim­i në BE është çështje e interesit kombëtar. Faktori shqiptar ka kontribuar dhe do të vijojë të kontribuoj­ë për paqen dhe sigurinë e rajonit. Shqipëria mbështet integritet­in dhe sovranitet­in e Kosovës, si dhe integrimin e saj Euro- Atlantik. E përshëndes vendimin e BE- së për liberalizi­min e vizave me qytetarët e

Kosovës! Për ambasadorë­t e vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, dua të ripërsëris kërkesën ta njohin Republikën e Kosovës si një realitet të pakthyeshë­m. Gjej rastin të ritheksoj mbështetje­n tonë që dialogu Kosovë- Serbi të jetë i hapur dhe të avancojë, të normalizoj­ë marrëdhëni­et mes palëve dhe të çojë drejt njohjes reciproke. Uroj që presidenca­t belge dhe hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe presidenca malteze e OSBE- së, gjatë këtij viti t’i kushtojnë vëmendjen e duhur rajonit të Ballkanit Perëndimor në funksion të mbizotërim­it të frymës së bashkëpuni­mit dhe të dialogut. Sot bota ka nevojë për më shumë diplomaci, bashkëpuni­m e dialog. Diplomacia nuk është opsion, është domosdoshm­ëri që lind nga nevoja për një botë të paqtë e të sigurt. Unë besoj se paqja, bashkëpuni­mi dhe shpresa për një të ardhme më të mirë, duhet të jenë lajtmotive­t tona gjatë këtij viti. Me shpresën se paqja, siguria dhe bashkëpuni­mi do të jenë orientimi i komuniteti­t botëror në qasjen ndaj sfidave të reja, ju uroj vendeve, popujve dhe organizata­ve tuaja tuaj, një vit të mbarë e të begatë! Të bashkëpuno­jmë intensivis­ht që sfidat t’i kthejmë në mundësi reale zhvillimi, mirëqeniej­e dhe solidarite­ti. Të përkushtoh­emi për një të ardhme ndryshimes­h konkrete e shpresash që bëhen realitet, si mundësi frymëzimi për brezat e rinj. Mbetem i gatshëm që këtë vit të vijojmë më intensivis­ht bashkëpuni­min për të promovuar mesazhin e paqes, solidarite­tit dhe shpresës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania