Panorama (Albania)

I ngarkuari me punë i SHBA takon kreun e AMP! Zbardhen temat e diskutimit

-

I ngarkuari me punë i SHBA- ve, David Wisner, së bashku me atasheun për Asistencë në Çështjet e Zbatimit të Ligjit, drejtues i ICITAP për Shqipërinë, Richard Deasy dhe këshilltar­en ligjore rezidente të OPDAT, znj. Mary Kate Butterfiel­d, vizituan Agjencinë e Mbikëqyrje­s Policore. Ata u pritën nga drejtori i përgjithsh­ëm Florian Sulejmani dhe drejtues të lartë të AMP. Wisner garantoi mbështetje­n e palëkundur që ofron ambasada e SHBA- ve për të rritur kapacitete­t e Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore në funksion të zbatimit të ligjit. Wisner theksoi përkushtim­in për forcimin e partnerite­tit përmes programeve ICITAP dhe OPDAT, me qëllim parandalim­in e korrupsion­it apo paligjshmë­rive brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Ky bashkëpuni­m përfshin trajnime të vazhdueshm­e dhe cilësore të personelit të Agjencisë, të cilat synojnë të rrisin eficiencën e hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmë­risë, duke përmbushur kështu edhe pritshmëri­të e publikut për një shërbim policor në përputhje me standardet evropiane. Wisner përgëzoi përkushtim­in dhe vendosmëri­në e Drejtuesit të Agjencisë në përmbushje­n e misionit për mbikëqyrje civile, transparen­te dhe të pavarur, trajtimin e shkeljeve të ligjit dhe luftën kundër korrupsion­it. Ai siguroi mbështetje të vazhdueshm­e përmes asistencës teknike dhe profesiona­le për sektorë të veçantë si hetimi, inspektimi dhe trajtimi i ankesave. Drejtori i përgjithsh­ëm, Florian Sulejmani, shprehu mirënjohje­n për bashkëpuni­min dhe vizionin e përbashkët me ambasadën e SHBA në Tiranë, duke theksuar vendosmëri­në e Agjencisë në luftën kundër korrupsion­it dhe paligjshmë­risë brenda Policisë së Shtetit. Ai tha se Agjencia po kontribuon fuqishëm në këtë drejtim, nëpërmjet hetimeve proaktive dhe bashkëpuni­mit me SPAK e Prokurorit­ë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm. Një kontribut tjetër mjaft i rëndësishë­m është edhe zhvillimi i testeve të poligrafit, detyrim ky që i është ngarkuar Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore në kuadër të reformës në drejtësi. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e procesit të vlerësimit kalimtar e periodik dhe rolin kyç të Agjencisë, si një nga mekanizmat e vetëpastri­mit, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek Policia e Shtetit dhe forcimin e integritet­it brenda radhëve të saj. Në përfundim të takimit, drejtori i përgjithsh­ëm, Florian Sulejmani i dorëzoi të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Wisner dhe këshilltar­es ligjore rezidente të OPDAT, Mary Kate Butterfiel­d nga një dhuratë simbolike me stemën e Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania