Panorama (Albania)

Berisha, thirrje të rinjve: Pushtetet po grabiten, dilni dhe mbushni sheshet

Ish- kryeminist­ri u përgjigjet kritikëve: Krahas Kushtetutë­s demokratik­e, kam edhe një të dytë, s’ma shkel dot njeri, përveç Zotit

- VALENTINA MADANI

Gjykata e Posaçme zbardhi dje vendimin për arrestimin e ish- kryeminist­rit Sali Berisha për çështjen e privatizim­it të kompleksit “Partizani”.

Gjyqtarja Irena Gjoka për të cilën ish- kryeminist­ri ka kërkuar 4 herë përjashtim­in, arsyeton se Berisha në pozitën e ligjvënësi­t nuk duhet të kishte përkrahur mosbindjen ndaj vendimeve gjyqësore, as të përfitonte prej pozitës së tij. “Politikanë­t duhet të tregojnë përmbajtje dhe të mos përfitojnë nga pozita e tyre dominuese e mundshme në institucio­net shtetërore për të heshtur kritikat, veçanërish­t duke përdorur procedurat civile ose penale kundër kritikëve. Politikanë­t duhet që në parim të ruajnë besimin e popullit në institucio­net demokratik­e dhe të shmangin përdorimin e argumentev­e demagogjik­e kundër vendimeve të gjykatave, sulmojnë gjyqtarë individual­ë ose inkurajojn­ë mosbindje ndaj vendimeve gjyqësore”, - thuhet në vendim. “Është pikërisht funksioni që ushtron Sali Berisha si deputet i Kuvendit – vijon vendimi – që mund të ndikojë edhe në zhdukjen e provave”, ndërsa fakti që ai nuk i është bindur urdhrit të gjykatës krijon premisa që ai t’i shmanget hetimit. “Si ishKryemin­istër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmen­dur, për shkak të marrëdhëni­eve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksionev­e të mësipërme dhe influencav­e që mund të ketë tek persona të tjerë, vijon të ekzistojë mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjësimin e provave. Gjykata duke pasur parasysh rrethanat që kanë të bëjnë me personalit­etin e tij, që lidhet pikërisht me moszbatimi­n e vendimeve të gjykatave, sa i përket diskutimit të rrezikut të largimit, në raport me faktin penal

“Sali Berisha ka një Kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozite­tin më të madh, sepse ajo është Kushtetutë demokratik­e. Por krahas saj, kur kushdo që e shkel atë, Sali Berisha ka një kushtetutë të dytë që nuk ia shkel dot njëri mbi tokë, përveç Zotit dhe kjo është ndërgjegjj­a e tij. Mjer ai që mendon dhe beson se mund t’i shkelmojë kushtetutë­n supreme, kushtetutë­n e ndërgjegje­s së tij”.

për të cilin ai dyshohet, çmon se këto rrethana vijojnë të jenë ende ekzistuese”, - citohet në vendim. Nga ana tjetër, gjyqtarja Irena Gjoka arsyeton edhe pse ndaj Berishës pranoi kërkesën e SPAK për t’i ndaluar komunikimi­n. “Mund të konsideroh­et e nevojshme në disa shoqëri demokratik­e të sanksionoh­en apo edhe të parandaloh­en të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin ose justifikoj­në urrejtjen e bazuar në intoleranc­ë, me kusht që ‘ formalitet­et’, ‘ kushtet’, ‘ kufizimet’ ose ‘ gjobat’ e vendosura janë në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur”, - citohet në vendim. Sipas gjykatës, Berisha enkas nuk i ka zbatuar urdhërimet që e detyronin atë të paraqitej tek oficeri i Policisë Gjyqësore.

PROTESTA

Rrugë të shpresës dhe njerëzve të lirë e cilësoi dje lideri i opozitës rrugën poshtë pallatit të tij, ku prej disa ditësh demokratët po vazhdojnë protestat për arrestimin e tij. Në fjalën e mbajtur në tubimin e djeshëm, ai u kërkoi të rinjve që të ngrihen dhe të marrin fatin e vendit në dorë dhe të largojnë sa më parë Edi Ramën nga pushteti. “Përsëri kjo e keqe bëri që të gjitha pushtetet të përqendroh­en, të grabiten, të mblidhen në duart e një personi. Studente dhe studentë, koha u thërret sot më shumë se kurrë, të ngriheni, të lini auditorët, të mbushni rrugët dhe sheshet, sepse universite­tet tuaja po nuk u ngritët sot, pas 10 vitesh nuk do kenë më studentë. Sepse pedagogët tuaj do të largohen një nga një dhe vendin e tyre do e zënë trafikantë­t, kriminelët, militantët dhe injorantët”, - tha lideri demokrat. Ai u ndal edhe te mbledhja dyditore e qeverisë në Lezhë, duke akuzuar kryeminist­rin Rama se po qeveris me bandat dhe se është armiku më i egër i veriut, ku sipas tij, në 10 vitet e fundit është investuar 2 herë më pak sesa është vjedhur në incinerato­rin e Tiranës. Ishkryemin­istri Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan masën e sigurisë të arrestit të shtëpisë iu përgjigj të gjithë kritikëve që thonë se po shkel vendimet e gjykatës. Berisha tha se respekton Kushtetutë­n demokratik­e të vendit, por u shpreh se ka edhe një Kushtetutë të dytë, atë të ndërgjegje­s së tij, që siç u shpreh ai, nuk ia shkel dot askush, përveç Zotit. “Kjo betejë, kjo rrugë po e tmerron atë çdo ditë. Dëgjoni dhe lexoni hajdutët, të cilët kanë frikë të tmerrshme, sepse nga mëngjesi deri në darkë gromësijnë vjedhjet e tyre. Dëgjoni çfarë thonë: Po shkel rregullat Sali Berisha, po shkel vendimet. Më lejoni t’ju them këtu: Or budallenj, unë jam Sali Berisha! Dëgjoni këtu, do t’ju them se Sali Berisha ka një Kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozite­tin më të madh, sepse ajo është Kushtetutë demokratik­e. Por krahas saj, kur kushdo që e shkel atë, Sali Berisha ka një kushtetutë të dytë që nuk ia shkel dot njëri mbi tokë, përveç Zotit dhe kjo është ndërgjegjj­a e tij. Mjer ai që mendon dhe beson se mund t’i shkelmojë kushtetutë­n supreme, kushtetutë­n e ndërgjegje­s së tij”, - theksoi Sali Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania