Panorama (Albania)

Ish- zyrtari Pëllumb Abeshi përfundon dënimin për aferën e incinerato­rit të Elbasanit

-

Dje, një nga ish- zyrtarët e lartë të Mjedisit ka fituar lirinë nga GJKKO në lidhje me njërën prej akuzave, por duke qenë në një masë tjetër sigurimi, ai është lënë në arrest shtëpie. Kështu u bë me dije se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi të mërkurën më 10 janar kërkesën ish- zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi për shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar ndaj tij më 27 mars të vitit 2022 për akuzën “shpërdorim detyre” lidhur me aferën e incinerato­rit të Elbasanit. Në përfundim të gjykimit të kërkesës së Abeshit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë, me argumentin se kohëzgjatj­a e paraburgim­it të vuajtur është më e madhe se masa e dënimi të caktuar. Abeshi u dënua më 5 tetor 2023 me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për këtë çështje. Po ashtu, Abeshi u dënua me 2.4 vjet burgim për skemën korruptive të incinerato­rit të Fierit dhe gjendet nën akuzë dhe në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie” lidhur me aferën tjetër të incinerato­rit të Tiranës. Skandali i incinerato­rëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisore, si justifikim për të dhënë koncesioni­n e incinerato­rit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incinerato­rin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë j anë arrestuar ose j anë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ishministr­in e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish- deputetin socialist Alqi Bllako. Ky i fundit u shpall i pafajshëm në gjykimin për incinerato­rin e Elbasanit.

 ?? ?? Pëllumb Abeshi
Pëllumb Abeshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania