Panorama (Albania)

Mediu: S’kam pasur njohje me kompaninë shqiptare dhe as amerikane

Ish- drejtuesi i kompanisë MEICO ka dëshmuar në seancën e djeshme, duke bërë përgjegjës për shpërthimi­n Forcat e Armatosura

- TIRANË

Ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas gjyqit për çështjen “Gërdeci” është shprehur se nuk e ka shkelur asnjëherë autoriteti­n e Forcave të Armatosura.

Mediu theksoi se ish- drejtor i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, ishte një nga dëshmitarë­t më të rëndësishë­m të Gërdecit, ndërsa shton se është e qartë “që nuk ka të bëjë me implikimin e ministrit apo të interesave të ministrit”. Ai deklaroi se gjatë kohës që mbante postin e ministrit nuk ka pasur njohje as me kompaninë shqiptare dhe as atë amerikane. “Pinari ka qenë një nga dëshmitarë­t më të rëndësishë­m të Gërdecit, e kërkova këtë në emër të së vërtetës dhe drejtësisë. Kam qenë i kursyer, është hedhur shumë baltë dhe janë bërë shumë aludime, por sot qartësisht duket që nuk ka të bëjë me implikimin e ministrit apo të interesave të ministrit. Ministri nuk ka pasur njohje as me kompaninë shqiptare, as amerikane, nuk ka pasur asnjë kontakt me ta, nuk ka shkelur autoriteti­n e FA për t’u shmangur nga procesi”, - tha në media pas dal

jes nga GJKKO. DËSHMIA

Fatmir Mediu u shpreh se si ministër i Mbrojtjes nuk i ka shkuar asnjë akt shqetësues në lidhje me procesin e demontimit dhe transporti­mit të armëve. “Ka një sistem komandimi kontrolli në FA, që do të thotë kur komandohet ose jepet një urdhër, ato adresohen dhe zbatohen në strukturat përkatëse, këta të fundit bëjnë aktet e kontrollit. I vetmi akt shqetësues që mua më ka ardhur si ministër i

Mbrojtjes ka qenë një raport i Policisë Ushtarake, ku përmendej se në Gërdec po prisheshin godinat pa leje. Ministri i Mbrojtjes e ka adresuar çështjet tek autoritete­t ushtarake dhe civile, duke kërkuar që të bëhet një urdhër për procedim penal dhe administra­tiv të shkelësve. Nuk ka asnjë informacio­n tjetër që të ketë ardhur as nga MEICO, as nga FA dhe as nga strukturat civile të inspektimi­t”, - shtoi ai. Ish- ministri Mediu gjithashtu u shpreh se duhet deklasifik­uar raporti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen “Gërdeci”. “Zhvillimet në rajon tregojnë se ka pasur interferen­cë për të penguar anëtarësim­in e vendeve të Ballkanit në NATO. Të dhënat janë edhe me emra në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që nuk po i deklasifik­oj sot, megjithëse duhet të ishin deklasifik­uar me kohë. Kam menduar se shteti duhet të bënte një analizë të vetën. Di që është kërkuar nga të gjithë ata që janë dënuar, të bëhet një eksperimen­t për gjetjen e shkakut pse ndodhi tragjedia. Raporti i Këshillit të sigurisë Kombëtare, raportet e shërbimeve që kanë mbajtur, dokumentet nga ministrisë, nuk besoj se ka më ndonjë gjë sekrete. Shpresoj se kur të vijnë për të deponuar autoritete­t e inteligjen­cës këtu, të japin deponimin në raport me atë që ka ndodhur. Unë i kam kërkuar Presidenti­t të Republikës me shkrim që të më japë informacio­n në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, unë e kam informacio­n, por e doja si dokument zyrtar për ta bërë pjesë të dosjes. Ky dokument duhet të ishte shqyrtuar nga Prokuroria e Përgjithsh­me, që ngriti çështjen”, - theksoi Mediu.

YLLI PINARI: PËRGJEGJËS­E JANË FORCAT E ARMATOSURA

Ish- drejtor i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, pas dëshmisë në GJKKO në një prononcim për mediat në ambientet e jashtme të gjykatës, ka deklaruar se përgjegjës për ngjarjen e rëndë të Gërdecit janë Forcat e Armatosura dhe kompania kontraktor­e. Sipas Pinarit, FA- të dhe kompania nuk zbatuar rregullat që i ishin përcaktuar në kontratë. Shpërthimi është përgjegjës­i e Forcave të Armatosura. Ato nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislaci­oni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit. Për mua është përgjegjës­i e tyre, e operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne i kishim caktuar në kontratë”, - deklaroi ai. Më tej, ai shtoi se MEICO kishte për detyrë të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin. “MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin, kaq. Vetë statusi i MEICO është ndërmarrje që përfaqëson interesat e pronarit të mallit, që ishin Forcat e Armatosura, dorëzonte mallin dhe të gjitha arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit”, - deklaroi jashtë GJKKO, Ylli Pinari.

 ?? ??
 ?? ?? Fatmir Mediu
Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania