Panorama (Albania)

“Beqaj nën hetim për fondet e BE”! Dosja: Faturat fiktive për shërbime të pakryera

“Ti e di ça kërkohet pse ia fut kot?”, zbardhen përgjimet mes Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt! Si ranë hetuesit në gjurmët e bizneseve!

- TIRANË

Prokuroria e Posaçme ka nisur marrjen në pyetje të dy të arrestuarv­e për koncesioni­n e sterilizim­it, biznesmeni­n fitues të tenderit, Ilir Rrapaj dhe ish- zv. ministrin e Shëndetësi­së, Klodian Rjepaj.

Sipas të dhënave mësohet se ata janë pyetur mbi fakte dhe dëshmi që janë marrë një ditë më parë nga marrja në pyetje e ish- ministrit të Shëndetësi­së, ndërkohë që pritet të ketë edhe seanca të tjera pyetjesh, pasi është zgjeruar rrethi i hetimeve. Biznesmeni fituesi i koncesioni­t 100 mln euro akuzohet për mashtrim dhe ka njohje me ish- ministrit e Shëndetësi­së, Ilir Beqja, si edhe me ish- zëvendësmi­nistrin, Klodian Rrjepaj. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikim­it të dokumentev­e” dhe “shpërdorim­it të detyrës”. Nën hetim për koncesioni­n është edhe ish- ministri, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte. Por “Në Shënjestër” ka hedhur dritë mbi një mori përgjimesh mes Beqjas dhe disa personave të tjerë.

DOSJA

“Gjatë hetimeve ka rezultuar se Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish- drejtuesin e Agjencisë ( SASPAC) Ilir Beqaj, të cilat datojnë që në kohën kur ky i fundit ka qenë ortak i shoqërisë “Intech+”. Duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikëqyrës ka qenë vetë Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e kësaj agjencie, si i punësuar në projektin “Eusair Facility Point”. Po ashtu, rezulton se Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshm­e si brenda dhe jashtë vendit një automjet, i cili rezulton të jetë në pronësi të Ermal Kurtulaj, duke ngritur dyshime se ky automjet mund të jetë pasuri e fshehur e ishministr­it”, thuhet në dosje. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, automjeti me të cilin Beqaj është parë të lëvizë së fundmi, është blerë në shtator të vitit 2019, në kohën që ai vetë ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Automjet me të cilin Beqaj është parë shpesh të lëvizë edhe përgjatë vitit 2020, jashtë territorit të Shqipërisë, që në vazhdim ka ndryshuar targë, konkretish­t më qershor të vitit 2022. “Nga këqyrja në sistemin ‘ E- Gjoba’ rezulton se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani. Gjoba e fundit është vendosur më datë 12 Dhjetor 2023, në momentin kur automjetin e ka pasur në përdorim Ilir Beqaj, dhe ishte parkuar para SPAK”, - thuhet në dosje. Pikërisht ndjekja e makinës dhe e aktiviteti­t të shoferit personal të Beqaj, çuan hetuesit edhe te disa nga bizneset, kryesisht në fushën e gastronomi­së, të cilët më pas rezultuan se kishin krijuar fatura fiktive për llogari të SASPAC. Një nga këto emra ishte edhe Gazmend Haxhia, në dukje administra­tor i shoqërisë ‘ Landways Internatio­nal’, i cili del se ka lëshuar një faturë fiktive prej 149 mijë euro kundrejt “Eusair”, ku koordinato­r ishte Ermal Kurtulaj. Por që SPAK beson se në të vërtetë administra­tor i kësaj shoqërie është Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj. “Më datë 16 Gusht 2023, kundrejt EUSAIR është lëshuar për shoqërinë tregtare, ‘ Landways Internatio­nal’, me përshkrimi­n “Service contractor­ganization of the’ fatura 149 809 21 Euro. Kjo shoqëri ka administra­tor shtetasin Gazmend Haxhia”, sqaron dosja.

Një tjetër shoqëri që del se ka lëshuar fatura fiktive është edhe ‘ Albanian Food and Hospitalit­y Lab’ që ka në pronësinë e saj edhe restoranti­n ‘ Gzona’ dhe që ndodhet në ambientet e brendshme të Kalasë së Tiranës. “Lidhur mbi faturën e datës 16 Gusht 2023, rezulton të jetë lëshuar disa minuta para se të lëshohet fatura tjetër kundrejt Eusair- it. Duke u krijuar dyshimi i arsyeshëm që paraprakis­ht palët kanë biseduar me njëri tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare ‘ Landways’ ka paguar ndaj ‘ Gzonës’, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eusair- i”, thuhet më tej në dosje. Por pavarësish­t se Ermal Kurtulaj del se është personi ndërlidhës midis këtyre bizneseve apo shoqatave dhe faturave fiktive të krijuara prej tyre, të lëshuara kundrejt Eusair, ku ai është koordinato­r, SPAK beson se pas emrit të Kurtulaj, fshihet shefi i tij në SASPAC, Ilir Beqaj. Dhe kjo bindje forcohet gjithmonë e më shumë pas vënies në përgjim të Kurtulaj dhe njerëzve që e rrethojnë, ku Kurtulaj edhe pse nuk është administra­tor i restoranti­t ‘ Gzona’, sillet porsi të ishte i tillë. “Nga bisedat e përgjuara del se Ermal Kurtulaj është i përfshirë në punët e restoranti­t. Ai interesohe­t vazhdimish­t për mbarëvajtj­en e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administra­torit, Gazmend Prenga. Në ditët e fundit midis tyre ka disa komunikime, kohë që përkon dhe me mbylljen e bilancit vjetor, me rakordimet ndërmjet investimev­e të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit si dhe me faturat e lëshuara për këtë restorant. Përfshi edhe ato të lëshuara në kuadër të veprimtari­së së projektit që Kurtulaj drejton. Po ashtu nga komunikime­t e kryera dyshohet se Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj”, - thotë dosja.

DYSHIMET

SPAK ngre dyshime se njerëzit e Beqajt, bëjnë çdo përpjekje për të shmangur përfshirje­n e drejtuesit te SASPAC… “Këto dyshime ngrihen nga mënyra se si komunikohe­t dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi Ilir Beqaj si me administra­torin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikime­t dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 2020 shtetasi Ilir Beqaj nuk ka deklaruar interesa mbi këtë aktivitet”, vijon dosja. Por skema e implikimit të dyshuar të ish- ministrit Ilir Beqaj dhe njerëzve të tij të afërt, qoftë edhe familjarë të ngushtë, të përfolur për fshehjen e pasurive të përfituara në mënyra të paligjshme, duke shfrytëzua­r postin e tij si zyrtar publik, duket të jetë edhe më e zhdërvjell­ët. Edhe pse shoqëritë e krijuara nga njerëzit pranë Beqaj, janë përpjekur kohë pas kohe të ndryshojnë ortakët, gjurmët e lëna në ekstraktet e regjistrim­it në Qendrën Kombëtare të Biznesve, të çojnë te vetë familja e Beqaj. Siç është edhe rasti i shoqërisë ‘ Albanian Food and Hospitalit­y’. Shoqëri e krijuar nga Adriana Beqaj, bashkëshor­tja e Ilir Beqaj, e cila del se ka lëshuar fatura fiktive kundrejt SASPAC, të drejtuar po nga Beqaj.

“Nga ekstrakti historik del se shoqëria tregtare ‘ Albanian Food and Hospitalit­y’ është themeluar në vitin 2019, ku më pas ortake ka qenë shtetasja Adriana Beqaj, bashkëshor­tja e shtetasit Ilir Beqaj, e cila ka pasur 50 % të kuotave të shoqërisë. Më datë 1 Mars 2019, Adriana Beqaj ia ka dhuruar 35 % të kuotave të saj ortakut tjetër, Arti Malaj, i cili ka shkuar në 85 % të kuotave, ndërsa Adriana Beqaj në 15 %. Më datë 26 Shkurt 2020, Adriana Beqaj i ka shitur ortakut Arti Malaj edhe pjesën e mbetur prej 15 % të kuotës. Disa muaj më pas, më 12 Gusht 2021, Arti Malaj, ia ka shitur të gjitha kuotat shtetasit, Eduard Curraj”, sqaron dosja. Por kërkimet e SPAK rreth këtyre personazhe­ve nuk duket se u ndalën këtu. Pasi nga hulumtimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, doli se Eduard Curraj, ishte edhe ortak pranë shoqërisë ‘ Delta Holding’, që merret me shpërndarj­en e prodhimeve farmaceuti­ke. “Nga kërkimi në QKB, rezulton se Eduard Curraj është ortak edhe pranë shoqërive: ‘ Curri Group’ Sh. p. k, ‘ Curri’ Sh. p. k; dhe ‘ Delta Holding’. Ku administra­tor i kësaj shoqërie rezulton të jetë Gazmend Prenga, i cili ka komunikime të shpeshta me Ermal Kurtulaj”.

Pra siç shikohet edhe në këtë kompani, dy njerëzit te të cilët rrotullohe­n punët janë Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga. Të njëjtët të cilët merren edhe me administri­min e restoranti­t ‘ Gzona’ që del se ka lëshuar fatura fiktive për llogari të Eusair, të drejtuar nga Ermal Kurtulaj, në varësi të SASPAC, agjencisë me ekzekutues, Ilir Beqaj. Biseda që konkretizo­hen edhe nga përgjimet e kryera nga SPAK, midis Kurtulajt nga njëra anë dhe Prengës nga ana tjetër.

Si kjo më poshtë, ku të dy flasin për një tjetër faturë fiktive.

PËRGJIMET: Kurtulaj: Gazi?

Prenga: Hë shok?

Kurtulaj: Sa është fatura e darkës së maqedonasv­e?

Prenga: Nuk e kam printu.

Kurtulaj: Po shkruje i çik pra, të më thuash vlerën, se nuk do e presësh ti, do e presim diku tjetër. Po thjesht sa është si vlerë?

Sa është totali që duhet të shkruaj unë te ata, kupton..

Prenga: Në rregull. Nga verifikime­t e kryera nga SPAK, rezulton se kjo bisedë dyshohet se lidhet me faturën e datës 15 Nëntor 2023 që shoqëria ‘ Me’nam’ Sh. p. k, ka lëshuar kundrejt subjektit që është pjesë e SASPAC- Agjencia Shtetërore e Programimi­t Strategjik dhe Koordinimi­t të Ndihmës, në vlerën 115 500 lekë. Ndërkohë që nga komunikime­t e datave 20 Shtator 2023 deri më 10 Nëntor 2023 dhe në vazhdim kuptohet që faturat për organizime­t e eventeve te ‘ Gzona’ i faturon shtetasi Fisnik Fili. “Në të paktën dy raste Ermal Kurtulaj i referon Fisnikut që për efekt TVSH- je, do të lëshohen fatura të tjera për të: ‘ Po pra, që të mos kesh probleme po i them që të të bëjnë një faturë ty, që të zbritet edhe kjo TVSH- ja. Që të jesh në rregull për të gjitha faturat, vendosi ndonjë emër konsulence’. Nga këqyrja e faturave rezulton se: Më datë 19 Korrik 2023 shoqëria “Me’nam sh. p. k”, ka lëshuar faturë kundrejt Projektit ‘ Asistenca Teknike IP II CBC’. 4 ditë më vonë, shoqëria Me’nam sh. p. k ka lëshuar faturë, në vlerën 93 600 lek. Ndërsa në nëntor o kjo shoqëri ka lëshuar faturën e radhës”, thotë dosja.

SPAK arsyeton se faturat janë firmosur me qëllim që të fshihet lidhja mes restorant “Gzonës” dhe ish- ministrit Beqaj.

“Rezulton se këto fatura në fakt i përkasin restoranti­t ‘ Gzona’ dhe këto veprime janë kryer me qëllim që të fshihet lidhja mes ‘ Gzonës’ dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtori i SASPAC që monitoron këto projekte”, vijon. Por interesant­e është edhe një bisedë e përgjuar, ku tashmë një nga folësit sipas SPAK është vetë Ilir Beqaj. Komunikim i mesit të muajit dhjetor 2023. Vetëm pak kohë pasi Beqajt i ishte komunikuar nga SPAK, urdhri për ndalimin e udhëtimit jashtë vendit. Ku Beqaj kapet në përgjim këtë herë jo duke folur me telefonin e tij, por me atë të shoferit të tij, Arben Dani. “Gjatë hetimeve kanë rezultuar dhe biseda të shtetasit Ilir Beqaj me Ermal Kurtulaj. Komunikime të kryera nëpërmjet telefonit të shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC. Ku Beqaj i kërkon Kurtulaj që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar. Më datë 6 Dhjetor 2023 rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e ka me vete bllokun që mban shënimet dhe ai i thotë: ‘ Po është tek puna’. Ku nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me paratë që janë investuar nga ana e Ermalit dhe jo vetëm. Fakti që referimi bëhet në numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant”, sqarojnë hetuesit. Dyshimet shtohen edhe me shumë, pas përgjimit të një bisede mes Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulaj, ku Beqaj ka përdorur telefonin e shoferit të tij.

PËRGJIME: Beqaj:

Ti e di ça kërkohet pse ia fut kot?

Ermali: Po mir okej.

Beqaj: Tabelën e kemi likuidim, si quhet aneksi 8, ku e di unë tashi. I thuj nëqoftëse mundet nga ora 4 e mbrapa kur të dojë. Gazin, pra Gazin po të them.

Ermali: Mirë atëherë, okej në rregull pra.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania