Panorama (Albania)

Policia belge mësyn në Antwerp, arrestohen 18 persona, mes tyre 12 shqiptarë

-

Finalizohe­t si rezultat i shkëmbimit të informacio­neve dhe hetimeve të përbashkët­a mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës, operacioni policor i koduar “Antwerp”. Operacioni, për shkatërrim­in e një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë. Gjatë operacioni­t janë vënë në pranga në Belgjikë, 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë. Si rezultat i shkëmbimit të informacio­neve dhe hetimeve të përbashkët­a mes strukturav­e të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Antwerp”. Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrollua­r 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit. Si rezultat i hetimeve të përbashkët­a me Policinë shqiptare, bazuar në informacio­net e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas ( 12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatë­s kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë. Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacioni­t janë:

Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidi­s, Bujar Hoxha, Gezim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani. Vijojnë hetimet e përbashkët­a për dokumentim­in e plotë të veprimtari­ve kriminale të këtij grupi, identifiki­min dhe kapjen e pjesëtarëv­e të tjerë të grupit.”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania