Panorama (Albania)

“Bëra atë që duhet të bëja, jam baba”, ja dëshmia e 50- vjeçarit

Fatmir Tarellari është dorëzuar në polici pas vrasjes së vëllait të gruas së dytë. Mediat greke japin detajet e rrëfimit në polici

- GREQI

Shqiptari, 50- vjeçar, autor i krimit të ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të “Asteria” në Agria, i cili i mori jetën kunatit, vëllait të gruas së dytë, pasi dyshonte se i kishte përdhunuar të bijën, doli dje para prokuroris­ë.

Ai është vetëdorëzu­ar duke treguar gjithçka ka ndodhur me personin që e dyshon se i ka abuzuar me të bijën, ndërkohë që mediat greke kanë hedhur dritë mbi dëshminë e tij dhe të dy vajzave të tjera të autorit të vrasjes. Ai qëlloi me një plumb çifteje mbi shqiptarin tjetër, 33 vjeç, të cilin e kishte të punësuar në shtëpinë e tij. 50- vjeçari doli para prokurorit, i cili në gjendje të qetë shpirtëror­e e ndoqi atë për vrasje me dashje. I akuzuari është punëtor i tokës, ndërsa herë pas here punonte dhe në ndërtim. Ai ka 3 fëmijë nga martesa e parë dhe një nga martesa me motrën e viktimës. 33- vjeçari ishte i papunë dhe dyshohet se ka përdhunuar më të voglën nga 3 vajzat e kunatit të tij. Dy vajzat e tjera më të mëdha thanë se nuk janë shqetësuar kurrë nga viktima. Mirëpo komuniteti lokal i Argalastit flet me fjalët më të mira për autorin e vrasjes. Vajza e tij 18- vjeçare i ka treguar të atit dje se vëllai 33- vjeçar i gruas së tij të dytë abuzonte që në moshën 9vjeçare dhe nga mosha 12 deri në 14- vjeçare e përdhunont­e. Në fakt, ai ka arritur deri në atë pikë që ta shantazhoj­ë atë gjatë 8 muajve të fundit, duke i kërkuar 3 mijë euro për të mos i publikuar fotot intime që kishin bashkë. Policia do të marrë pamjet video të kërcënimev­e nga celulari i

18- vjeçarit, ndërsa hetimet për rastin vijojnë. Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në lidhje me vrasjen e 33vjeçarit shqiptar në Greqi

nga kunati i tij. DËSHMIA E AUTORIT

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 50vjeçarit, Fatmir Tarellari, i cili ka treguar me hollësi arsyet që e shtynë të kryente krimin e rëndë. “Më ‘ helmoi’ fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba “, pohoi 50- vjeçari, duke shtuar se e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij filloi t’i kërkonte shpesh para. Në të njëjtën kohë, ai u njoftua se kishte problem edhe me pagesën e qirasë së banesës studentore të vajzës, ndaj vendosi të bisedojë me të. Më pas vajza i zbuloi atij tmerrin e të jetuarit në duart e vëllait të gruas së tij. Siç tha ai, “herën e fundit që vajza ime studionte, më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më telefonoi duke më thënë se i kishte borxh qiranë, ndërkohë që unë i dërgoja para në mënyrë të rregullt. Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka që jetonte me 33- vjeçarin që e përdhunont­e dhe videot që ai kishte duke e shantazhua­r dhe duke i marrë paratë”. Sipas vajzës, 33vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar që në moshën 9- vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën 12vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografon­te në pozicione të pahijshme. Kur vajza ka filluar punën herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.

Kur babai i 18- vjeçares mësoi tmerrin që kishte jetuar vajza e tij, ai kaloi pranë shtëpisë së tij në Argallasti Pelion, mori armën që kishte me leje dhe shkoi në Agria. Me të mbërritur në vendngjarj­e, dy personat kanë debatuar, më pas 50vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33- vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

 ?? ?? Fatmir Tarellari
Fatmir Tarellari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania