Panorama (Albania)

Kamerat kapin momentin kur autorët hedhin sendet personale në plehra

-

Në një video të publikuar dje nga mediat greke shihen dy të pandehurit e akuzuar për vrasjen e 41- vjeçares shqiptare shtatzënë në Selanik, menjëherë pas krimit, duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash. Pamjet janë regjistrua­r nga kamerat e sigurisë së një dyqani rreth orës 12.15 të mesnatës. Në pamje shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja, partneri 39- vjeçar i gruas së bashku me bashkëpunë­torin e tij 34- vjeçar. “Protothema” shkruan se ata shihen duke parë me kujdes rrugën. Në sekondat e ardhshme, kamerat i regjistroj­në ata duke hedhur qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen. Ndërkohë, 39- vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetëso­re, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa vështirësi dhe në fakt me ritme të shpejta. Në një video të publikuar dje nga protothema. gr, 41- vjeçarja shtatzënë shihet e shkujdesur duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, në rrugën Ethnikis Antistaseo­s, pak metra larg shtëpisë ku çifti jetoi.

Para hetuesve, 39- vjeçari grek që akuzohet se ka vrarë partneren e tij, 41- vjeçaren Gjeorgjia Murati, është shprehur se nuk ka lidhje me krimin dhe se gjithçka është bërë nga shoku i tij. “Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket miku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ishte kufoma”, - argumenton partneri 39- vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet për krimin së bashku me shokun e tij. Sipas avokatit mbrojtës të 39vjeçarit, Othona Papadopoul­os, i pandehuri mohon përfshirje­n e tij në vrasje, pohon se nuk kishte asnjë përfshirje dhe se nuk kishte dijeni për vdekjen e saj. Ndërkohë, 39- vjeçari ka gjithsej 45 rekorde ndaj tij për raste të ndryshme, përfshirë rrahje, dhunë në familje dhe akuzë për përdhunim të motrës. Nga ana e tij, i pandehuri i dytë, 34 vjeç, pretendon se nuk dinte asgjë për aktin e vrasjes dhe se qëllimi i tij atë natë ishte grabitja e viktimës. “Ai nuk kishte asnjë motiv tjetër, aq më pak qëllim vrasjeje”, - thekson avokati që e përfaqëson, Giorgos Parigoris.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania