Panorama (Albania)

Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të ngadalësoh­et në 3.2% këtë vit

Nga 3.6 në 3.2 për qind. Vlerësimi i Bankës Botërore është ulur me 01 pikë përqindje. Në rajon, rritjen më të madhe do ta ketë Kosova

- TIRANE

Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.2% këtë vit, në ngadalësim të ndjeshëm në krahasim me nivelin prej 3.6% që parashikoh­et të jetë mbyllur viti 2023.

Vlerësimi ka ardhur në raportin e sapo publikuar të Perspektiv­ës Ekonomike Globale. Edhe për vitin 2025 pritshmëri­a mbetet e njëjtë, në 3.2%. Në krahasim me raportin e qershorit 2023, si për vitin 2024, ashtu dhe për 2025, vlerësimi është ulur me 0.1 pikë përqindje. Rritjen më të lartë në 2024 pritet ta ketë Kosova, me 3.9%. Mali i Zi e ka në të njëjtin nivel me ne, në 3.2%. Serbia do të zgjerohet me 3%, Nivelim më të ulët parashikoh­et ta kenë Bosnjë Hercegovin­a dhe Maqedonia e Veriut, me përkatësis­ht 2.8 dhe 2.5%.

EKONOMIA GLOBALE

Banka Botërore parashikon që ekonomia globale në 2024 do të ngadalësoh­et për të tretin vit radhazi. Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistrua­r gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore.

Ekonomia globale parashikoh­et të ngadalësoh­et për të tretin vit radhazi në vitin 2024, duke u ulur në 2.4% nga 2.6% në 2023, tha Banka në raportin e saj të fundit. Ekonomia pritet të rritet pak edhe në 2025, me vetëm 2.7%, megjithëse përshpejti­mi gjatë periudhës pesëvjeçar­e do të mbetet nën normën mesatare prej 3.1 për qind të viteve 2010. Pavarësish­t se perspektiv­a e një recesioni global është zvogëluar, kryesisht për shkak të fuqisë së ekonomisë amerikane, rritja e tensioneve gjeopoliti­ke do të paraqesë sfida të reja afatshkurt­ra, tha BB, duke bërë që shumica e ekonomive të rriten më ngadalë në 2024 dhe 2025 sesa në dekadën e mëparshme.

ZHVILLIMET NE EUROZONE

Banka Botërore parashikon se eurozona me 20 vende do të rritet me 0.7% këtë vit, një përmirësim modest nga zgjerimi prej 0.4% i vitit të kaluar. Institucio­ni financiar ndërkombët­ar pret që rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara, vendi që udhëhoqi rrugën në 2023, me një rritje prej 2.5% të ngadalësoh­et në 1.6% këtë vit pasi normat më të larta të interesit dobësojnë huamarrjen dhe shpenzimet.

Ekonomia e Kinës, e dyta më e madhe në botë, parashikoh­et të rritet 4.5% këtë vit dhe 4.3% në 2025, duke ulur ndjeshëm nga 5.2% vitin e kaluar. Rritja e ngadaltë e Kinës ka të ngjarë të dëmtojë vendet në zhvillim që furnizojnë tregun kinez me mallra. Këto përfshijnë Afrikën e Jugut që prodhon qymyr dhe Kilin eksportues të bakrit. Ekonomia e Japonisë pritet të rritet vetëm 0.9%, sa gjysma e ritmit të zgjerimit të saj në vitin 2023.

Banka Botërore parashikon se eurozona me 20 vende do të rritet me 0.7% këtë vit, një përmirësim modest nga zgjerimi prej 0.4% i vitit të kaluar. Institucio­ni financiar ndërkombët­ar pret që rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara, vendi që udhëhoqi rrugën në 2023, me një rritje prej 2.5% të ngadalësoh­et në 1.6% këtë vit pasi normat më të larta të interesit dobësojnë huamarrjen dhe shpenzimet.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania