Panorama (Albania)

Çmimet mbeten të larta, inflacioni mesatar 4.8% në 2023 Rritja e çmimeve në vend, më e lartë se mesatarja e BE

-

Ndonëse me ritme më të ngadalësua­ra se në 2022- n, çmimet vijuan të rriten edhe në 2023. INTSTAT bëri të ditur se në dhjetor, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 4,0%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 7,4%. Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2023 është 4,8% nga 6,7% që ishte në vitin 2022. Ushqimet janë ato që kanë rënduar më shumë në shpenzimet e familjeve, pasi kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve. Familjet në Shqipëri, për shkak të të ardhurave të ulëta, shpenzojnë rreth 41% të buxhetit për ushqime, nga 13% që është mesatarja europiane.

Rritja e çmimeve në gjysmën e dytë të vitit ka qenë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, me eurozonën që në dhjetor kishte një inflacion prej 2.9%. Niveli i lartë i inflacioni­t bëri që banka e Shqipërisë të rrisë në fund të vitit të kaluar normën bazë edhe me 0.25 pikë përqind, duke e çuar në 3.25%. norma bazë është instrument­i kryesor që banka e Shqipërisë ka për të frenuar rritjen e çmimeve. Guvernator­i paralajmër­oi se politika monetare do të vijojë të mbetet e shtrënguar, ndërsa Fondi Monetar

Ndërkombët­ar rekomandon që norma bazë të arrijë deri në 4.5%.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolik­e" me + 2,38 pikë përqindje, pasuar nga grupi "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me + 0,51 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e e shtëpisë" me + 0,34 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" me + 0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Hotele, kafene dhe restorante" me + 0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me + 0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Argëtim dhe kulturë" me + 0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Veshje dhe këpucë" me + 0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" me + 0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti" me + 0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Komunikimi" me + 0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me - 0,21 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Ushqime dhe pije joalkoolik­e" me 6,7%, pasuar nga grupet "Argëtim dhe kulturë" me 5,4%, "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e e shtëpisë" me 4,6%, "Hotele, kafene dhe restorante" me 4,4%, "Pije alkoolike dhe duhan" me 4,3%, "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 3,4%, "Veshje dhe këpucë" me 3,0%, "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 2,6%, "Shërbimi arsimor" me 2,3%, "Shëndeti" me 1,2% dhe "Komunikimi" me 0,3%. Nga ana tjetër çmimet e grupit "Transporti" shënuan ulje me 3,3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit "zarzavate përfshirë patatet" u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet "fruta" me 10,9%, "qumësht, djathë dhe vezë" me 6,7%, "mish" me 5,5%, "sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira" me 2,7%, "peshk" me 2,4%, etj. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2023, çmimet e grupit "Ushqime dhe pije joalkoolik­e" u rritën me 1,1%, pasuar nga grupet "Pije alkoolike dhe duhan" me 1,0%, "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 0,6%, "Veshje dhe këpucë" dhe "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 0,5 % secili, "Hotele, kafene dhe restorante" me 0,2 %, "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e e shtëpisë" dhe "Shëndeti" me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit "Transporti" u ulën me 2,1%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania