Panorama (Albania)

Rishfaqet infektimet me COVID, gripi më agresiv

Situata shëndetëso­re në vend, në pediatri çdo ditë mbi 400 vizita Mjekët japin alarmin: Po shtohen rastet e infektimev­e, simptomat e gripit ngatërrohe­n shpesh me ato të COVID- 19

- TIRANË

Pas festave të fund vitit janë shtuar shumë rastet me grip. E kombinuar me covid- 19, rastet kanë pësuar komplikaci­one që shpesh i kanë çuar në dyert e spitaleve.

Janë mjekët dhe laboratorë­t ata që pohojnë situatën e rënduar në popullatë, ndërkohë që urgjencat spitalore, si ajo e të rriturve dhe pediatrike janë ditënatë plot.

SITUATA

Qarkullimi i gripit dhe viruseve të tjerë respirator­ë po shtojnë sëmundshmë­rinë në popullatë. Rastet janë rritur që në muajin dhjetor dhe po shkojnë drejt kulmit në janar duke prekur të gjitha grupmoshat. Mjekët e familjes pohojnë se nga 3 persona që kryenin testimin e tampon 1 prej tyre rezultonte i infektuar.

Ndërkaq, urgjenca e pediatrisë në QSUT është tregues se numri i rasteve të prekur nga infeksione­t respirator­e po shkon drejt pikut. Mbi 400 pacientë në ditë i drejtohen këtij shërbimi për ndihmë mjekësore. Pediatrit konfirmojn­ë se nuk bëhet fjalë vetëm për komplikaci­one nga gripi. Tek moshat pediatrike deri 2 vjeç ka raste të shtuara me virusin respirator sinsincial, infektime nga Covid dhe mutacionet e tij por edhe mbivendosj­e virusesh të cilët kanë rënduar gjendjen e fëmijëve në këtë periudhë.

Jemi në stinën e gripit dhe virozave dhe sipas mjekëve nuk kemi të bëjmë me një situatë të pazakontë si ajo gjatë pandemisë. Megjithatë prania e shumë viruseve njëkohësis­ht ka ngarkuar sistemin shëndetëso­r duke rritur edhe shtrimet në spital këtë periudhë.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka konfirmim për praninë e varantit të ri të Covid, JN1, mjekët nuk përjash

tojnë qarkullimi­n e tij në vendin tonë, referuar shenjave dhe agresivite­tit të sëmundjes tek të vegjlit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, kurba e infektimev­e nga gripi dhe viruset e tjera vetëm po rritet. Mbi 13 mijë të prekur në javë raportohen aktualisht.

VIRUSI A/ H1

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se vendi po kalon fazën kulmore të gripit të stinës A/ H1 që është normal në këtë periudhë. I Kombinuar me Covid- 19 dhe me lloje të tjera të gripit, ka sjellë mbingarkes­ë në spitale dhe po krijon mortalitet të lartë në moshat e vjetra. Mjekët e familjes pohuan se kohët e fundit vihet re një mortalitet i lartë në moshat e vjetra mbi 80 vjeç që vuanin nga sëmundje të tjera kronike. Virozat e këtij se

zoni po duken më të ashpra se të vitit të kaluar në këtë periudhë. Simptomat më të zakonshme janë temperatur­a e lartë e kombinuar me dhimbje kockash, dhimbje fyti, diarre dhe të vjella. Por sipas mjekëve, në qarkullim janë edhe nënvariant­et e Covid- 19, por simptomat e tij janë shpesh me të lehta se të gripit të stinës. Për këtë arsye, mjekët sugjerojnë që moshat e vjetra duhet të kenë më shumë kujdes, të evitojnë grumbullim­et dhe të mbajnë maska.

SIMPTOMAT

Sipas ekspertëve të Shëndetit Publik, simptomat më të rënda po krijohen nga qarkullimi i virusit të influencës A që ka marrë përmasat e një pandemie. Ekzistojnë katër lloje të viruseve të gripit: A, B, C dhe D. Viruset e influencës A dhe B shkak

tojnë epidemi sezonale të sëmundjeve te njerëzit ( e njohur si sezoni i gripit) pothuajse çdo dimër. Viruset e influencës A janë të vetmet viruse të gripit që dihet se shkaktojnë pandemi të gripit ( d. m. th., epidemitë globale të sëmundjes së gripit). Një pandemi mund të ndodhë kur shfaqet një virus i ri dhe i ndryshëm i gripit ne kategorinë A që infekton njerëzit, ka aftësinë të përhapet në mënyrë efikase midis njerëzve që kanë pak ose aspak imunitet. Infeksione­t e virusit të influencës C në përgjithës­i shkaktojnë sëmundje të lehta dhe nuk mendohet se shkaktojnë epidemi njerëzore. Viruset e influencës D prekin kryesisht bagëtinë me përhapje te kafshët e tjera, por nuk dihet se infektojnë njerëzit për të shkaktuar

sëmundje. Deri më tani janë evidentuar 130 kombinime të nëntipit të influencës A kryesisht nga zogjtë e egër. Viruset e nëntipit kanë prirjen për "riorganizi­m", proces që ndodh kur dy viruse të gripit infektojnë një person në të njëjtën kohë dhe shkëmbejnë informacio­nin gjenetik. Nëntipet aktuale të viruseve të influencës A që qarkullojn­ë në mënyrë rutinore te njerëzit përfshijnë A( H1N1) dhe

A( H3N2). Mjeket në Klinikën e Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë rekomandoj­në evitimin e grumbullim­it, konsumin e lëngjeve qëndrimin në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura. Mjekët nuk sugjerojnë përdorimin e antibiotik­eve në fazat e para. Vetëm pas pesë ose 6 ditësh temperatur­ë rekomandoh­et kontroll më i thelluar i cili përcakton nëse duhet ose trajtim mjekësor.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania