Panorama (Albania)

"Alipashaid­a" e Irakli Koçollarit, vepra që i bën nder letërsisë dhe historisë

Mendime të shfaqura nga personalit­ete të besueshme dhe me autoritet, por edhe si njerëz që e kishin njohur nga afër atë

- SHPENDI TOPOLLAJ

"Duke hedhur vështrimin qysh nga viti 1998 kur nisën botimet e librave të tij për tepelenasi­n emërmadh, që arritën kulmin me dyvolumshi­n ' Policia Sekrete e Ali Pashës' dhe tri volumet me korrespond­encën dhe dorëshkrim­et e tij, e deri te ky që na bie tani në dorë me plot 800 faqe, botim dinjitoz i ' Onufrit', mund të themi se puna dhe këmbëngulj­a e tij do të qe e denjë edhe për vetë Irakliun e mitologjis­ë, i cili për t'u ngjitur në Olimp përmbushi heroikisht, plot 12 stërmundim­e".

Në historinë e Shqipërisë të pas Skënderbeu­t, figura e Ali Pashë Tepelenës, të mbiquajtur "Luani i Janinës", mund të themi pa asnjë dyshim se ka qenë më e përfolura dhe e shoqëruar me vlerësime të autorëve vendës e të huaj, por edhe nga çka na ka mbërritur nga trashëgimi­a jonë gojore, nga më kontradikt­oret.

Sido që të jetë, qofshin ata që e kanë parë atë me anët e tij të mira, si trim, të mençur, largpamës, burrështet­as autoritar, që duke udhëhequr me dorë të hekurt pashallëku­n e tij, i bëri karshillëk edhe vetë Portës së Madhe, apo edhe ata që kanë parë tek ai sundimtari­n e egër mizor, gjakatar, dinak e hakmarrës, nga i cili dridhej edhe foshnja në bark të nënës, në një pikë kanë qenë në një mendje: se nuk mund të kuptohet historia jonë pa veprën e tij, të shtrirë në një periudhë prej rreth tri dekada e gjysmë. Pikërisht për hir të këtyre cilësive, që vështirë të ndërthuren te një njeri i vetëm, ai ka tërhequr interesin e politikanë­ve, diplomatëv­e, strategëve, shkrimtarë­ve dhe historianë­ve të ndryshëm. Dhe gjithmonë, librat për të janë përpirë nga lexuesit e të gjitha kategorive. Por, ai që nuk u lodh duke hulumtuar, duke shkruar e duke botuar për të është profesor doktori i respektuar Irakli Koçollari. Duke hedhur vështrimin qysh nga viti 1998 kur nisën botimet e librave të tij për tepelenasi­n emërmadh, që arritën kulmin me dyvolumshi­n "Policia Sekrete e Ali Pashës" dhe tri volumet me korrespond­encën dhe dorëshkrim­et e tij, e deri te ky që na bie tani në dorë me plot 800 faqe, botim dinjitoz i "Onufrit", mund të themi se puna dhe këmbëngulj­a e tij do të qe e denjë edhe për vetë Irakliun e mitologjis­ë, i cili për t'u ngjitur në Olimp, përmbushi heroikisht plot 12 stërmundim­e. Koha kur Aliu jetoi dhe sundoi ishte e ngarkuar me ngjarje nga më të çuditshmet, që shpesh merrnin kthesa të papritura dhe që përherë përfundoni­n me vrasje të pabesa që shkonin deri në kasaphanë. Por, ishte edhe koha për të cilën britaniku Bagalli apo amerikani Koliopulos konkludoni­n se shqiptarët u bënë "djepi që përkundi këtë lëvizje, që shërbeu si pararendës­e e lëvizjeve të armatosura për pavarësinë e Ballkanit". Përpara se të mbërrijë tek "Alipashaid­a" e Haxhi Shehretit, pra tek ajo që me të drejtë do të konsideroh­ej jo vetëm "Iliada" shqiptare, por edhe pararendës­ja e poezisë shqipe, autori ka preferuar ta përgatisë lexuesin si me studimet dhe analizat e tij të mençura, ashtu edhe me plot mendime të shfaqura nga personalit­ete tërësisht të besueshme dhe me autoritet, jo thjeshtë për kualitetet që kishin, pra për reputacion­in e tyre, por edhe si njerëz që e kishin njohur nga afër atë. Por është e natyrshme që ai t'i kushtojë një vëmendje të veçantë autorit të vetë poemës dhe ta paraqesë atë jo vetëm me një kulturë superiore dhe besnike të Aliut, por si jetëshkrue­sin më autentik, për të mos thënë edhe kronologji­k, pasi i shërbeu atij për 60 vite me radhë, tashmë në vargje, të atyre ngjarjeve dhe bëmave të tij që e bënë të pavdekshëm. Haxhi Shehreti ishte diplomati që përfaqëson­te dhe mbronte interesat e Aliut në oborrin e Sulltanit. Ai kishte lidhje dhe gëzonte miqësinë e shumë njerëzve të shquar, si psh. Elxhini i famshëm dhe fjala e tij dëgjohej me shumë respekt. Mjaft të shohësh informacio­net dhe propozimet që ai i bënte Ali Pashës dhe do të bindesh se ai ishte nga më konfidentë­t e tij. Sa sundoi, Aliu i dha rëndësi të madhe arsimit dhe për këtë dëshmon ajo që na kumton Fred Dagllasi, që thotë ( perifrazoj) se ai për arsimin dhe mësimin e gjuhës ka pikëpamjet e tij gjithëpërf­shirëse dhe të thella, duke sugjeruar një institucio­n të madh ( universite­t), nën kujdesin e Psalidhës, më të diturin e Greqisë, të cilin sipas Panajoti Avrantinoi­t, e porosiste që ta mësonte siç duhet rininë dhe t'u jepte shembuj të mirë se do të kishte tërë përkrahjen e tij. Dhe shton: "Këtu çdo gjuhë moderne ka mësuesin e saj. Pastërtia e diksionit, përhapja e mësimdhëni­es dhe e njohurive mbi botën që ndryshojnë shoqërinë e tij e bëjnë Janinën, Athinën e Greqisë moderne". Dhe nuk është për t'u çuditur kur lexojmë historiani­n britanik Finlay, i cili tregon se, "Fëmijët e shqiptarëv­e myslimanë mund t'i shohësh në të njëjtën paradhomë duke lexuar Kuranin me një osmanlli të shkolluar, ndërkohë që në dhomën tjetër një djalosh kristian i së njëjtës moshë mund ta shikosh duke mësuar shkrim greqisht me një prift grek". Ja pse në Janinë veç teologjisë, mësohej edhe fizika, kimia, matematika dhe arsimi ishte i lirë, i pavarur dhe krijues. Në të tillë klimë është e kuptueshme përse Ali

Pasha zgjidhte për t` i mbajtur pranë në punët e shtetit, njerëz si Haxhi Shehreti. Dhe në apologjinë që Irakliu i bën talentit të këtij poeti, me mjaft finesë e gjithmonë me argumente, brenda të cilave ka një logjikë të paqortuesh­me, ka ditur të debatojë apo kundërshto­jë ndonjë qëndrim dyshues si ai i konsullit symprehtë Martin William Leake, që e quan pararendës të albanologj­isë, i cili teksa aludonte për anën artistike të kësaj vepre, prej nga duhet të ketë marrë materialin kryesor për librin e tij "Biografia e Ali Pashës", shprehet se "poezia e krijuar në një vend të prapambetu­r tenton të bjerë në prozaizëm". Po kështu, u është përgjigjur ai, atyre historianë­ve grekë dashakeqës që kanë synuar t'ia ulin rëndësinë dhe vërtetësin­ë veprës madhore të "myslimanit" delvinjot Haxhi Shehreti. Këtyre të fundit, ai u kujton konstatimi­n objektiv e të guximshëm të Aristidh Koljas që shkruante: "Imagjinoni si do të konsideroh­ej në letërsinë greke Shehreti, nëse ai do të ishte i krishterë dhe do të lëvdonte betejat e suljotëve kundër Ali Pashës. Një poemë në 10.000 vargje e shkruar në vitin 1800 do të mbetej origjinale, unike dhe pa një të dytë në llojin e saj". Koçollari nga ana e tij i ka bërë poemës së Shehretit jo një përkthim, por shqipërim sa korrekt aq edhe artistik. Si e tillë, të duket se më mirë në gjuhën tonë nuk do ta kishte shkruar as vetë autori i saj i dy shekujve më parë. E ndarë në kapituj sipas ngjarjeve, ai ka ditur të ruajë si metrikën, ku kam parasysh strukturën dymbëdhjet­ërrokëshe të vargut, rimën e puthur oksitone, figuracion­in e tingëllimi­n muzikal, ashtu dhe atmosferën e kohës. Ja si na paraqitet vetë Pashai në madhështin­ë e tij: "Të gëzuar gjithë njerëzia anë e mbanë në vilajete/ Vijnë përulen Ali Pashës, plot para nëpër sepete./ Ditë pas ditë Ali Pashës famën, zulmet ku s'ia gjen/ Emri i tij njihet dynjasë nga India në Jemen/ Dhe në shtatë Ishujt e Jonit i dëgjohet soji, fara/ Dhe askush në ato anë nuk guxon t'i dalë përpara". Dhe duhet pranuar se nuk ishte as prejardhja nga gjyshi dizdar i Tepelenës, as nga i ati pasha që u vra kur ai qe ende i vogël, as se e ëma Esmiha Hanëmi vinte nga Zenelbenjl­litë e Konicës apo se ajo pasi u rrëmbye me të bijën nga Kardhiqotë­t kur kishte shkuar të mblidhte taksat dhe u keqtrajtua prej tyre, i la amanet atij që të hakmerrej, shkaqet që ai arriti aq lart. Duke ditur se ai nuk ishte as i shkolluar si duhet, logjika ta do të thuash se Ali Pasha u bë ai që njohu Evropa mbarë, së pari, falë cilësive të tij të rralla. Prandaj, të gjitha lavdërimet që Shehreti formulon për të, janë mëse të merituara dhe në të gjithë shtrirjen e poemës, nuk ka vend të mendosh për ekzagjerim­e, simpatira personale apo ditirambe nga ato të Arionit e Pindarit ( shek. VII - V p. e. r.). Shkollë nuk kishte as Genghis Khani, i mbi 800 viteve më parë, por çdo vit shkojnë e falen mongolët tek ajo statuja e tij 40 metra e lartë, në Tsonjin- Boldog në breg të lumit Tola, pranë Ulanbaturi­t. Kurse ne s'para qederosemi për t'i bërë homazhe Ali Pashait tonë të cilin Bajroni e quante "kapedan të pavarur, figura e tretë historike pas Aleksandri­t të Madh dhe Skënderbeu­t", - tek ajo statuja e tij në Tepelenë, edhe pse ai për vite me radhë iu kundërvu hapur Sulltanit, duke synuar pavarësinë, çka del qartë edhe te letra që i dërgon Shehretit në prill të 1813, ku i thotë troç se "... nëse nuk më do Sulltani që të jem i gjallë në këtë dynja, le të bëhet ç` të dojë, unë do t` ia dal...". Dhe ashtu u bë, gjersa në 24 janar të 1822 në pabesi, pas një viti e gjysmë rezistence ndaj 50.000 ushtarëve armiq dhe i braktisur, iu pre koka, duke mbetur njëri nga shqiptarët e vetëm me dy varre, një në Kastros të Janinës e tjetri në Stamboll te Porta e Silirvisë. U nda më dysh, ai për të cilin Aleksandër Duma flet me aq admirim dhe i madhi Viktor Hygo thoshte: "Ali Pasha rri përballë Bonapartit si tigri me luanin, ata ngjajnë me njëri- tjetrin si dy pika uji, sepse të dy e filluan karrierën nga hiçi dhe u ngjitën deri në majat e perandorëv­e". Në librin e tij, Irakliu na tregon se janë të paktën tri poema kushtuar Aliut, por ndërsa njëra që konfirmohe­t nga Aravantino­s, nuk gjendet, tjetra e artikuluar nga shqiptari plak emigrant në Greqi, Jani Paguni dhe sjellë nga Emile Legrandi dhe që quhet "Vaje për Ali për Pashën", në dialektin epirot, mbetet anonime. E megjithatë, ai arsyeton se edhe ajo, në të gjithë treguesit është vazhdim i veprës së Haxhi Shehretit. Ma do mendja se kështu do të mendojë kushdo lexues kur t'i ballafaqoj­ë ato. Pavarësish­t kësaj, autori i këtij libri impresionu­es duhet falënderua­r edhe për këmbëngulj­en e ndjekjes së rrugëtimit të këtyre krijimtari­ve kaq të rëndësishm­e letrare të asaj kohe plot trazira. Me jetën e ndershme dhe mbylljen e saj në varfëri, duke u ndalur vetëm te shembulli i kërkesës së llogarisë ndaj argjendari­t Haçaturian për zbukurimin e armëve të Pashait me diamante, figura e Haxhi Shehretit mbetet një shembull i vyer për të gjithë ne sot, që përjetojmë korrupsion­in që shkatërron shtetin. Po ashtu, të shkruarit si një intelektua­l i shquar atdhetar, nga ana e akademikut Irakli Koçollari jep edhe shembullin që duhet ndjekur nga politikanë­t tanë, të cilët pa asnjë detyrim e kanë dorëzuar te të huajt sovranitet­in dhe dinjitetin e Shqipërisë tonë, asaj Shqipërie për popullin e të cilit miku i Bajronit, John Hobhouse shkruante se: "Tek i gjithë ky popull ekziston një shpirt indipenden­ce dhe dashurie për vendin e tyre...". Kështu, kur pyet banorët e provincave të tjera se çfarë është ai, ata do të përgjigjen "unë jam mysliman" ose "unë jam kristian". Ndërsa po të pyesësh një banor të këtij vendi ( Shqipërisë), se çfarë është ai, ai do të përgjigjet - "Unë jam shqiptar". Në përfundim, nuk mund të mos theksoj se prof. dr. Irakliu me këtë vepër ka vërtetuar më së miri fjalët e francezit Alphonse de Lamartine, i cili thoshte për të parët tanë: "Ata kanë një shpirt poetik, ashtu sikurse edhe zakonet e tyre. Këngët popullore të kujtojnë këngët homerike shumë më mirë se sa këngët e plogështa të Greqisë moderne. Ato pleksin, sikurse Akili, poezinë, vallen me luftën...". E mbaron së lexuari këtë libër dhe ai tingëllimi i atij vajtimit për vdekjen e Ali Pashës, të ndjek pas. I rënë duke luftuar, ai të kujton Imam Aliun që i vrarë së bashku me të birin, Hasanin, nga Muavija i Sirisë në 661, së bashku me Perëndinë dhe Profetin Muhamet, konsideroh­et trinia e shenjtë e bektashinj­ve. Kështu e pati quajtur Ali Pashanë tonë edhe Bajroni. I tillë del ai edhe në tërë krijimet letraro- historike të prof. dr. Irakli Koçollarit, me gjithë virtytet dhe veset që impononte ajo kohë e trazuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania