Panorama (Albania)

Poezitë e Ruzhdi Goles, një udhëtim mes romanticit­etit dhe përshkrimi­t plot ngjyra

Visar Zhiti: Gole ka zgjedhur një të folur sintetike, herë- herë sentencial­e, ngjan me hermetizmi­n, por për të respektuar enigmën

- TIRANE

Ruzhdi Gole është identifiku­ar nëpërmjet poezive të tij si poeti që thur në rreshta ndjesitë shpirtëror­e. "Ruzhdi Gole ka zgjedhur një të folur sintetike, herë- herë sentencial­e, ngjan me hermetizmi­n, jo për të qenë i pakuptuesh­ëm, por për të respektuar enigmën dhe duket sikur nuk i beson semantikës së parë të fjalës, por kërkon ta zhvoshkë atë, të nxjerrë kuptimin e dytë, të tretë, të pestë, të shtatë ose dhe një kuptim të ri, që falë poezisë është i mundshëm ...", - do të shprehej Visa Zhiti për Ruzhdiun, duke analizuar dhe vlerësuar poezitë e tij deri në detaje.

"Poezia, ende e pavënë re e Ruzhdi Goles, të bën të kthesh kokën tek forma e organizuar e vargut dhe teknika e skalitjes së secilit prej elementëve që endin tekstet e tij, duke na ofruar përmes vargjeve dhe jo gjesteve, një vete të ngjashme me vetveten, për t'u rimbushur me lëndë dhe formë të re e për të mbërritur te lexuesi, të cilit i bëhet ftesë të lexojë jo thjesht nga e majta në të djathtë të tekstit

Botojmë sot disa copëza të artit të tij, duke sjellë një tjetër dimension të poetit. Një udhëtim mes romanticit­etit dhe përshkrimi­t plot ngjyra, Gole sjell në këtë cikël disa nga poezitë e tij më të pëlqyera dhe më të njohura. "Poezia, ende e pavënë re e Ruzhdi Goles, të bën të kthesh kokën tek forma e organizuar e vargut dhe teknika e skalitjes së secilit prej elementëve që endin tekstet e tij, duke na ofruar përmes vargjeve dhe jo gjesteve, një vete të ngjashme me vetveten, për t'u rimbushur me lëndë dhe formë të re e për të mbërritur te lexuesi, të cilit i bëhet ftesë të lexojë jo thjesht nga e majta në të djathtë të tekstit, por nga brenda jashtë poetit. Eshtë një rondo poetik", - shprehet Adrian Leka për poezitë e Goles. Poeti lindi në Vlorë dhe në vendlindje jetoi vitet e para të jetës. Gjatë viteve si student, ai botoi cikle poetike në gazetat "Drita", "Zëri i Rinisë", "Nëntori", por më shpesh ka qenë i vetëpërmba­jtur në botimet e veta, larg mediave, duke zgjedhur një profil më të ulët mediatik, por më të pasur artistikis­ht.

SHËNDET VERIOR CIRK KOKE

Ndorem tëposhtë me bohçe të lehta të rënda kallkan, ndorem tëposhtë po gjej të përpjetat më pranë se vetja pranë.

Ndorem tëposhtë me bohçe të rënda të lehta pupël pendëz, por ngjitem përpjetë më shumë se tek brenga tek boshti i krisur jetës... Ndorem poshtë bosh boshatisur, bosh

me të përpjetat më përpjetë se vet Koka dhe cirku, se cirku i kokës së shpikur bloje, blozë...

*

GISHT VEZULLIMI

Si me e çelnue, si me u çel, si me e mbyll e me u mbyll, në vezë cipa është tjerrë, vezullimi, ah, vezullimi tjerr pyll.

Si me u mbajt, si me e mbajt, me kërcy kalimthi kërcyell, kërcinjtë e hollë fiskajë me erna rritur fyejsh...

Si me u mbush, me u mbush e zbraz? - Askush s'doli të më priste dhëndër dhëndër begatë e krushk as verigia me rrush a gishti për unazë...

*

DEGË AROME

Ardhi Zonja, Zonja me ojna, Zonja me tone, beftë ardhi me lëndina të njoma dy gisht me hone. Ardhi Zonja dantella ëndërrt, me syrin pak vëngërt, ardhi

Zonja me veshje t'holla, lojnat përmendësh.

Ardhi Zonja gjithë frushullim­a haresë, tej haresë kometëz, mesnatës- degë aromash akoma s'ka ardh' s'ka me ardh' Zonja,

Zonja - kujtim mbi dënesë.

*

PRITAR

Pritar në mendje, në vemendje, në çdo vis verior pak vrarë, në çast t'mbramë me plot hamendje... me dashtë me ken pritar.

Hamendja e parë pritë nga hardhitë tharë në buzë, hamendja e dytë gjithë limfë: bletët mjaltojnë veç të mitë bashkë të mitë dhe të tutë.

Pritar në thepe dhe plot qesëndisje, në kudhër, rrokje, kombajnë, trarë, me dashtë veç gruan asht e ndritshme dhe ca ma e trishtme...

Do perëndoj penduar pritar... *

FISKAJË

Si t'ia baj oj, drandofill­e fiskajë përskaj m'shtin me naze, hile Mos me m'xan hilja Me m'xan shtimja syth... fiskajë Drandofill­e, në ç'stinë prajmë?

*

UNAZË HOLLAKE

Dashtë jena me turpue veç veten... sikur vetëm njëhera me u dasht' ndër p'llambë p'llamba do vjel të kremten në kishëzën e re tek kumbanorja vashë... "Vashë- Pëndritje"

Në një gisht hollak fatlum mbaj unazë reje fanitjet...

*

VRANËSI FATLUME

T'i paskam thanë të tana çka m'tha

hana jo veç- veç për rimë, nga tan' vranësinat Ajo më e bardha: vrundulli yt me rr'fe fatlume në brinjë.

T'i kam shkrue rrëmbimthi ç'më shkroi gishti paq mbi lëkurë, nga t'tanat rrëmbimet ai më i brishti gja s'rrëmben rrëmbimthi, s'mrrudh.

T'i kam mbjellë në vena të tana filizat, t'i kam vjelë frutat, përtyp bërthamë, Flora qesh shumë herët rr'feje nga rimat - vrundulli në brinjë vran'si burbuqesh plot hanë....

T'i kam thanë të tana çka më tha Hana? *

RIMA

S'ia kemi ndigju zanin njani- tjetrit, as përfytyrue e as pa f'tyrat tona, Po u pamë... shpejt, së shpejti s'do ia lexojmë shoshoqit sytë sytë tanë rimojnë qysh herit. Ne do të na lexojnë shkronjat.

*

VJEGËZ PENDIMI

Me dallgë dalldie në faj, me do rreze maje kresë, me hundëzën e hollë fiskajë ku me u mbajt, në ç'vjegë?

Me rendje të shpeshta dhe do xixa paj, sy qershish, me kollë të rëndë nga bota e shembja ku me u ndal tring - drang, drang - tring?

Me marr një degëz në një frymë kësule me shkund paq veten, pastaj të tjerët ku me u shkrep, me u nartë vjegëz pendimi ynë tek hisja e ndjellës?.

*

ASGJA

Kindet me t'i marr me nj'i fryme për gjumje mos me t'lan' asgja, dihatja asht vrrullti tej shkume kërrkënd tjatër mos me pa...

Vet'llat kërcye hop hoplash n'ajri po t'i këqyr nj'imend asgja mos me marr nga bota... mos me lanë dashni pa shend... me pa kund tjatër kend? *

HILE KRENIE

Kush a kthjellë s'po din motit ç'mot ne rrojmë secili ndin, tash qyshkur sot tej sodit diku pendë, diç vezullim.

Mos me u bjerr ma asaj lugine tek kthellojmë ndore - ndore tash sa mot sa mote hilesh tok a veç krenojmë flore? *

VRESHTË ME XIXA

D'shiru me t'pa njiherit ndijnë blerim të tana tash, vetullholl­ë hollon ma i ndjeri, në guackë veshpre' ma i thelli ma i thelli za ndez në guackë.

M'ke zbrit tan'majat majash m'ke gjet' ojnat thurr midis asaj reje tek puth ograjat asaj vreshte vesh xixë.

Vetullholl­ë hollon ma i ndjeri: uj' i ngrimë - teh mbrujt thatë, peshk' vogëlth... eh, vesh'preri... ndijnë blerim të tana tash...

*

RREZE, SHKUNDJE

Mujsh me dal me t'pa veç njiheri me kthye faqen stinë e mbrame, çke me tjerr a s'ke ç'të tjerrësh pa dal moti me borë të vrame.

Vritet bora, bjen nga guri gjer më poshtë në zall të buzëve, mujsh me dal me t'pa sipër gjunit në ç'mot ne jena: Rreze... shkundje?

*

MJAFTOJNË RREZET

Për t'u dashtë mjaftojnë stinët, mjaftojnë rrezet me u dasht' rrijmë këtu e ikim kthinës me ken veç, veç dhe bashkë...

Me gjet' s'mujta asnji fije, asnjë vorbull a shartesë jemi tok, na krisin hijet, mjaftojnë rrezet me u dashtë dhe veç.

*

ÇIK JETIM

Veç k'saj nate kallëzo në mue k'saj bote dashnie thekshëm. Ç'bote nesër ne na gjuen armëtari me guralecë.

Gjithë trazime e furfullimë k'saj nate kallëzomë mue lër veç gjumin ' çik jetim... *

BRE, TË TANA?

Baji të tana pa t'u k'put vathi, Baji të tana mbarë s'prapthi, Baji të tana pa t'u tret unaza, Baji me pendesa t'flashkëta, Baji krenie e pa t'u pre' gjuni, flaki vathin, unazën, pendulin, Baji t'tana pa u fsheh e tana, Jeta të sheh plot rreze, arna... Bre, mos i bëj të tana...

*

ZA ETUN

Brizan për etjen në mes të shendit në rrëzë të veshit bubullo brizan, brizan për gjumjen që s'del prej vesvesit, fjetur keq në fjetoren hanë...

Brizan për gurin që po rrokullise­t me çue lajm poshtë në katunth' me mbledh baulet, me i lanë shpotitjet me fis e me lis, me trokthet në turmë.

Brizan për vet'llat e kërcyme t'fatit ku me i pa e me i gjet' mes tjetrit I ngathëti dhe i ngrati s'duan brizan të ujit e të barit amë qysh në gjallje ata vdesin...

*

ME KENË KUND

Me shkrepti tash prej vrapit ku me kenë pritar me t'prit, shojt' janë xixat e shpatit tash ma shojt' mituritë.

S'jena çil as në andërr me u ba njiher' pritar, me zjarrmu bora këmbësh s'gjen kund thëllim tinzar...

*

SI NJË TRIUMF

Po vjen Bora, oh po vjen Bora e qartë, tutje, shumë tutje jane të përkorat, prehja e tyre jeton gjithë vlagë.

Si njé triumf e bardha po vjen, oh, e bardha, mbulon para çka sheh e çka gjen e flen pa nisur të qarat.

Oh, po vjen Bora, Bora e nartë, Gjallë jemi ne o lum miku dukemi më pak?

*

TJETËR BISTAK

K'put e k'put, mbin çast mbi çast, Vreshta huqet gjallon shumë veç ne, veç dhe krahëqafë.

Vreshti po vilet, s'ndihet, as lutet tek vreshti tjetër me gjeth, furie bistak dhe unë do këputem...

*

E K'PUTUN

Pak, sa më pak grabitje, shumë, më shumë adhurim, bimë e k'putun që rritesh nga sythi yt po bimë...

Kopshtet përqafohen para teje me dijt si me t'thanë, çka çel të mos k'putet rr'feje, ç'ka Jeta kur na ngjall ?!

*

FLUTURA BUZE

Si me shkue me dallandysh­e tek çetinat që nuk vyshken, tek burimi ku pinë sot ujë plot lulnaja unj në gjunj' tek era me marr fllad me u ba f'tyrë nartë ?

Si me shkue dalllandys­he me flutura çetinash puhie buzëve ?

*

BELA E BEFTË

C'ka me ba, shumëçka me ba me degzue dashni gjithëkah Ti per'ndim mos me drithnu mos me mardh, aj cikmë u... Picira sa perëndoi në sisë tej - tëhu vyshk mënish,

Me begat' beftë bela deg'zojmë dashnie me ba shum'çka... *

POSHTA

Poshta, më poshta rriten plot mollëza, sipër, moj sipër k'cejnë vllazën motra me gjak arbnuer nginjur hijshëm.

Poshta moj poshta plot qershi qokëza, vurrojnë do kore dhe do korba sipër, moj sipër, që edhe kur ishin pëllumba borërash m'afroheshin frikshëm...

Poshta, moj poshta, sipër me mollëza...

 ?? ??
 ?? ?? Ruzhdi Gole
Ruzhdi Gole
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania