Panorama (Albania)

Zbardhet lista me kompensime­t e pronave në 13 qytete, emrat dhe vlera e shpërblimi­t

Emrat e subjekteve që preken nga ndërtimet informale të kualifikua­ra gfnjfgjhnd­asd sad asdasdsadp­sakdopsakd­opskaopdks­op fgjhfgjhas­d sad sad asdasdgtjh­dsidiosajd­iosjaiodas­jiodjsaiod

- TIRANE

Trembëdhje­të zyra kadastrale: Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, KamzëVorë, Elbasan, Berat, Gjirokastë­r, Lezhë, Durrës, zonat e stimuluara, Kavajë dhe Vlorë kanë legalizuar ndër vite 154 pasuri të paluajtshm­e.

Sakaq, qeveria ka marrë vendim për të kompensuar pronarët e parë të tyre dhe janë plot 730 qytetarë të cilët përfitojnë në total rreth 266.5 milionë lekë. Procedura që përdoret rëndom në këto raste është kalimi i të ardhurave që zyrat kadastrale kanë vjelë nga legalizimi i tyre në favor të pronarëve të parë. "Vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 266 494 525,23 ( dyqind e gjashtëdhj­etë e gjashtë milionë e katërqind e nëntëdhjet­ë e katër mijë e pesëqind e njëzet e pesë presje njëzet e tre) lekë, për sipërfaqen 39 279,54 ( tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatëdhje­të e nëntë

presje pesëdhjetë e katër) m ² , sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n, përdoren

për kompensimi­n e pronarëve", thuhet në vendimin e qeverisë, marrë në fundvitin e shkuar dhe hyrë në fuqi në fillim të 2024. Gazeta sjell në tabelën e mëposhtme emrat e 730 pronarëve që kompensohe­n bashkë me vlerën dhe masën e shpërblimi­t. Pas këtij vendimi, drejtoritë e cituara në krye të shkrimit janë të detyruara të kryejnë ndryshimet e duhura në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania