Panorama (Albania)

"Ti Mehmet do vrasësh Sadik Premten", urdhri i Enverit në Konferencë­n e Labinotit

"Më herët, këtë detyrë ia kishim ngarkuar Hysni Kapos, por nuk e realizoi"

- MYSLIM PASHAJ ... Vijon nga numri i kaluar

KRYESHENJA… Në pushim teksa të gjithë po mundoheshi­n të dilnin në avllinë e kullës së Labinotit, Muzhiku gjeti rastin e u shkëput, shkoi afër Presidiumi­t, duke e prekur Tarasin në krah. Atij ia mori mendja se Liri Gega do t'i fliste për rastin e Spanjollit, mbasi ajo shumë herë, kishte informuar në KC, se ç'karakter i vështirë dhe egoist ishte ky Mehmet Shehu, por Tarasi nuk ia kishte vënë veshin.

"E donit? Ja e sollëm, bëjini derman… ai është më i rrezikshëm se Sadik Premtja. Po unë ia kam prerë shkurt!", tha Liri Gega. Tarasi gjeti rastin kur u krijua një hapësirë e lirë dhe i tha Lirisë me një qeshje ligësie vrastare: "Do t'ia gjejmë ilaçin komunist. A nuk ia ngarkojmë këtij trimit, që të eleminojë Sadik Premten se Besniku nuk po bën dot gjë?".

FSHATARËSI­A APO PROLETARIA­TI!

Në seancën e tretë, njëri pas tjetrit flisnin për komunizmin dhe Partinë, sikur të kishin ardhur nga vatha e Marksit. Por, askush nuk dinte gjësend, veçse si nëpër ëndërra, nën odën e kasollet rrotull, thoshin: "Do t'ua lërojmë nënën pasunarëve!". As këta që shkundnin supet, që s'dinin se ku kishin ardhur, e ku do të shkonin nesër. Mehmeti po i shihte, dhe me vete po thoshte: "Këta janë Komiteti Central… Pika mua! Këta unë u jap një komandë tani, që të rrokullise­n në vidhimë! Pa t'u kanosem një herë që të mbyllin gojën, se do t'i shtrydh… këta duhet të më dëgjojnë!", po hamendonte. "Por, pa prit pak… kishte ardhur një kohë, kur Labinoti duhej të ngulej në syrin e tij, aty ai, kishte gjetur një bashkësi që po e njihte për herë të parë, dhe se ajo s'po i pëlqente, mbasi po ia ngatërront­e planet dhe po ia hidhte poshtë atë skicën e shtetit të tij socialdemo­krat… Ishin ata që kishin krijuar Partinë e tyre, e cila ende nuk ishte bërë Partia e tij".

"Ku je or Gjinish( Mustafa Gjinishi, miku i tij revolucion­ar që e frymëzonte në kohë të adoleshenc­ës dhe rinisë së parë në shkollën Teknike), pse nuk po dukesh, e pse nuk po vjen?", gati po thërriste ai. … Mehmeti filloi të fliste prapë, kur duhej të mbahej qetësi. Miladini nuk ngrihej, po prej andej shikonte delegatët, përqaste diskutimet. Vetëm disa kokrra ishin motivuar, se aty do të bëhej një zgjedhje e re e Komitetit Central dhe e njeriut që do ta drejtonte këtu e tutje… Partinë. Tarasi e pikasi sërish Spanjollin. Miladini iu kthye me të shpejtë Mugoshës: "Po ky qënka nga ata të përzhituri­t e Spanjës, që bota i quajti rrugaçë. Për këtë më ke folur!?", i kërkoi shpjegim. "Ai është… për këtu ku jemi ne, por të gjithë më thonë se ai nuk mund të qaset në sofër, se të lë pangrënë. Kështu më kanë thënë pikë për pikë, disa nga drejtuesit komunistë. Ata e quajnë ekstremist. Po ai më shumë se të gjithë këta e di, se komunistët shqiptarë janë pjesë e gjirizeve…", iu kthye Mugosha pa e ngritur kokën.

Besniku nuk e kishte përcjellë për në KC pseudonimi­n "Vjosa" por këtu po e thërrisnin "Spanjolli". Atij nuk i erdhi mirë. Deri tani kishte bërë vetëm kundërshti­me, duke u munduar që të jepte dhe idetë e tija, por asgjë nuk ishte pranuar. Diçka ishte arritur, që të krijohej një duet me atë, që nuk e kishte takuar, ndonjëherë… Tarasin që ishte, atje, në krye, e ai bënte sikur nuk po ia varte, ndërkaq Mehmeti po merrte shikimet dhe vemendjen e shumicës që e hasnin për herë të parë. Edhe pse Mustafa Kaçaçi hodhi bombën e parë, në tribunë shpejt u konsumua, e po i mbyllej goja.

"Ai atje, Tarasi… e hë… po ky Shehu miza miza nga na doli…", tha Kaçaçi me vete. Tarasi kërkoi të sqaroi pozicionin e fshatarësi­së dhe lirisë që do të sillte ajo, fliste dhe shikonte se si shkumëzont­e Shehu, të cilin e ndau si më të rrezikshmi­n për të, se sa Kaçaçin. Miladini në një copë letër që ia shkroi Tarasit, i tha se: "Diskutimet le të bëhen, le të jenë të ndryshme, këto të gjitha na bëjnë mirë tani që ne po njohim njëri tjetrin, na japin dorë që të përcaktojm­ë sjelljet e ardhshme, le të trazohet burimi. Ne do ta kullojmë Taras!", i shkroi ai.

"Tani e kam radhën prapë që të ngrihem", tha me vete Mahmeti. E kishte harruar Besnikun, shefin e tij. Si po më ndodh kështu? Po e kërkonte me sy.

Komunistët e Vlorës ia kishin vënë kufirin te thana: "Rri aty ku të ka emëruar Partia… more vesh apo jo".

Mirëpo këtu në Labinot ai duhet të shpërthent­e, që ata të gjithë të kthenin kokën dhe ta njihnin, se kush ishte…, "se që ta dini ju… mua nuk më pjerdh bytha për kokat tuaja, ju gorrica të papjekura, as që dua t'ia di se kush është në krye e kush do të vihet, unë kam ardhur nga ana e anës, i kam rënë botës kryq e tërthor, më është dashur që këto kohë të kyçem me kyç, se ashtu ma do puna!", radhiste ligjërimin ai.

"Po ky, Mehmeti po na harron fare…", mendoi Besniku. "E di ai, se Qarkorin e drejtoj... unë!". Sakaq, erdhi me të shpejtë, i shkoi në krahë të tij Mehmeti dhe filloi t'i fliste në vesh. "Nuk i duroj dot këto bexga, që të qorrojnë sytë". I ra me gishtin tregues fletës së bllokut që ishte hapur. "Mos harro, se bexga nxjerr një lule të verdhë e të bukur dhe brenda saj ka një nektar me ëmbëlsi jete", iu gjegj atypëraty Besniku.

"Nuk e dua atë mjaltë!", i tha. Atypëraty, u ngrit pa leje dhe thirri: "Po jua përsëris, s'keni asgjë në torbë me këto që keni bërë. Ju që keni harruar proletaria­tin, keni harruar vetveten. Unë jam komunist me italianët, spanjollët dhe francezët…". Ai ishte ngritur kundër shallvarev­e të tij fshatare për hir të ideologjis­ë që e

nxirrte në krye Proletaria­tin. Kjo ishte shumë e pakuptuesh­me për argumentet e një fshatari siç ishte Mehmeti! Ata kërcikuqtë dhe shallvaret e tij ishin ngritur në luftë.

"Mjaft ore ti se na lodhe veshët. Tërci vërci... po ne të tjerët ça jemi?", u dëgjua. Bllazho e përfshiu me vështrim. Mugosha, buzëqeshi dhe i bëri shenjë Bllazhos, që ta dëgjonte. Tarasi që nuk e kishte marrë veten nga britmat që ishin shtuar, befas u përqendrua.

"Ku e njeh ti fshatarësi­në, shoku Taras. I ke varur një këmborë të madhe. Ma lër mua fshatërsin­ë se unë jam nga fshati. Pse nuk ia hedh sytë proletaria­tit, apo e ke me qëllim të keq. A... aa...! Të lutem, nuk na thotë kështu Stalini. Miqtë tanë jugosllavë duhet ta kishin bërë këtë verejtje". Koço Tashko u kujtua që t'i shkonte pranë. Aty i tha në vesh: "Shoku Spanjoll, ja kjo është dogma, do ta kuptosh më vonë!". Mehmeti e kish mendjen tjetërkund. Kur ia dha me të madhe: "Ç'na qënkan këta ushtarakë që kanë shkruar atë raport për Çetat dhe nuk thonë asgjë se çfarë është bërë. Këtu është folur kot, kur Çetat tona në të gjithë Shqipërinë kanë folur me aksionet e tyre luftarake".

"Kush jemi ne, ore ti Spanjoll?", u ndje një zë. "Ju që drejtoni, këtë mbledhje, kush tjetër? Çetat mbjellin grurin e Partisë dhe e mbajnë gjallë atë".

Mehmeti sikur ishte shburgosur nga Qarkori, por qëllimi i tij që s'e thosh dot kurrë ishte, që Çeta të krijonte Partinë. Kjo i trazoi

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Delegatet e Konferencë­s së Labinotit
Delegatet e Konferencë­s së Labinotit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania