Panorama (Albania)

"Mehmeti është më i rrezikshëm nga Sadik Premtja"

-

të gjithë. Besniku u ftoh. Në pushimin e katërt ai doli poshtë fikut nën kullë dhe foli me Tarasin. Mehmetin, tanimë, e kish piketuar Tarasi. Ai duhej mbajtur i lidhur ndryshe të hante! Ishte vënë në shënjestër si gjahu i tij. Ndërsa Mugosha e kishte futur në një valle tjetër, në gjahun trockist të kokave. Kjo do të ishte prova, sepse Mehmeti ishte një zbulesë e Mugoshës dhe e Nako Spirut ndaj, ai po i zbuste të gjithë ata, të Presidiumi­t. Mehmeti mbeti prapë i vetëm dhe i pangjitshë­m. Shikoi edhe një herë rrotull duke psherëtirë: "Ku je or Gjinish i ëndërrave?", gati thirri.

GJAHTARË!

Besnikun nuk e mbante vendi. S'po e përfillte njeri. E pati një takim të ftohtë me Tarasin, por ai nga gjendja e tollovisë së Konferencë­s, s'e kishte mendjen. Të gjithë ishin përthithur prej kërshërisë, për një nga fytyrat e reja që po i dëgjohej fjala. Mehmeti ishte një zbulim dhe gjetje që Besniku e kish sjellë në Konferencë, mirëpo vet, ngjante si hije. Ishte afër Spanjollit, ndërsa fytyra po i zymtohej edhe më shumë. Në ditën e tretë, afër muzgut, Besniku Tarasi, Dushani, Mugosha dhe Muzhiku, ishin mbledhur pas mureve të asaj kullës tipike të Labinotit. Të ulur, ashtu, në gurë, me vështrimet për nga dheu, të mbledhur si një lloj sekti, duke parë materjen, poshtë syve dhe këmbëve sikur kërkonin të zbulonin, a të interpreto­nin, diçka të shenjtë e të mistershme…

E zuri fjalën Dushani: "Do flasim këtu veçmas për një objektiv që e kemi lënë pas dore. Përvoja e revolucion­it na sjell pasqyra dhe mbresa për të mësuar se ç'duhet të bëjmë me Kryengritj­en e Përgjithsh­me… por…", e ndërpreu ai veten.

Të tjerët kishin ngrirë se nuk po e kuptonin se ku e kishte strehën e fjalës që po këputej. Po hapnin veshët. "Shoku Besnik, unë do të cys… për të mirë dhe jo për të keq… besoj se kuptohemi si komunistë. Këtë e kërkon Partia. Ti e ke marrë ngarkim", prapë ai u ndërpre. Besniku pa e ngritur kokën, por duke parë rrëkenë që po i shkonte poshtë këpucëve, u mendua të sillte ndërmend se çfarë i ishte ngarkuar! "Fraksioni…", kjo fjalë e gozhdoi. Atij i kishin ngarkuar që të vriste Sadik Premten dhe detyra po ngelej e paplotësua­r… "A të kemi caktuar një detyrë për të eliminuar një armik të rrezikshëm të Partisë!?". Besniku u step sërish.

Tarasi ia hodhi sytë për të parë ndjesinë që po i lindte. Besniku u përqendrua për ta bërë të ditur situatën në Qarkor, e cila ishte pa kontroll. Xhepi e kishte nxjerrë nxënësin e tij, jashtë loje. Prandaj ai ishte aq i plogët dhe kishte ndryshuar shumë.

Xhepin e donte i gjithë Lumi i Vlorës, ndaj ai e kishte shumë të vështirë që të vepronte, sepse Xhepi kishte qënë Orakulli i tij.

Përkushtim­in e parë ideologjik, Besniku e kishte marrë nga Sadik Premtja, edhe pseudonimi i zgjedhur ishte bërë nga mendja dhe gjuha e tij. Në çast, Tarasi iu hodhi krahët të dyve, Dushanit dhe Besnikut. Kokat u ulën edhe një herë, për të parë se ç'thoshin gurët interpretu­es. Ngjante sikur komploti po zbriste që nga Plaka e Marsit. Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidheshin me "mitin e plakave". Mos ishte vallë Kaptina ai mal i Plakave të Marsit? Po i afroheshin fundit të muajit, kur dielli del në horizont dhe dita

bëhej e barabartë me natën?

Do ta ndryshojmë këtë vepër që ta kemi ngarkuar ty! Atë do ta kryejë Spanjolli. Është fat që e kemi pranë, kaq aktiv në Konferencë, ai që ka atë ashpërsinë aq të bukur, si natyrë komunisti. Ata u ngritën dhe u shkundën nga kumti që solli i deleguari i Kominterni­t. Dushani u shkëput për t'i thirrur Detit. "O Det, ti e njeh Spanjollin, dil e thirre, se kemi nevojë për një konsultë me të…"

Besniku kishte mbetur i mbuluar me pezmë… po ama, ishin tre katër çaste të tilla kur ai po zgjohej. Ia kishin hequr një barrë shumë të rëndë. "Besnik mos e quaj këtë si një mosbesim te ty!", i tha Tarasi, por nga kokëulja, s'po e shihte dot në fytyrë. Besniku u lehtësua. "Siç po dëgjojmë Mehmeti është profesioni­st, mbasi ka marrë pjesë në luftë, tek era e gjakut njerëzor, ne të tjerët, s'e kemi provuar!", shtoi Tarasi, por i doli ashtu, me zor. "Ti je sekretar Politik i Qarkorit dhe ti e komandon atë", shtoi Muzhiku.

Spanjolli po hidhte hapat e shpejtë e të sigurt duke iu afruar grupit që e priste. Nuk po i pëlqente imazhi i parë i atij grushti delegatësh, por fakti që ata po e kërkonin, e bëri të kapërxente kërshërinë. Mendoi se e kishin thirrur për ta qortuar, nga që ishte shumë i ashpër në diskutime. U ngjit dhe ai në grup, e u përkul, së bashku me ta. Tarasi i bëri shenjë Dushanit që ai t'ia kumtonte Spanjollit.

"Spanjoll, kjo që po themi këtu… do të ngelet e sendërtuar në fjalë besimi dhe partie! E kam fjalën për fshehtësin­ë e vendimit. Asnjë lloj shkrese nuk do të ketë. Partia ka ngecur me njeriun e dytë kundërshta­r… se të parin( Anastas Lulon) siç thoni ju … është në shënjestër… Ky Xhepi po tallet dhe loz me Partinë tonë!".

"… Në këto raste Revolucion­i vepron me ashpërsinë e tij… drejt prerjes së kokave, siç dihet… Ti do të marrësh shenjë… maja e bajonetës në këtë rast do të jetë Xhepi, si objekt primar i eleminimit. Ndryshe nuk fillon dot Kryengritj­a e Armatosur!". Të gjitha këto u thanë sikur të goditeshin në alfabetin mors.. Ishte një moment kur plakat e marsit po fillonin që të ngrinin… por, pas një çasti u shkrifërua­n.

"Ja ku kemi edhe të deleguarën përgjegjës­e, për Qarkorin e Vlorës!", u dëgjua. Dy javë më parë Liri Gega ishte takuar me Vjosën. Dhe që të dy kishin ndjerë alergji për njëri tjetrin. Ajo nuk e kishte pëlqyer, për natyrën e tij. Sapo dëgjoi këtë propozim u rrudh në ballin e saj të bukur. Spanjolli nuk e priste këtë propozim. Humori dhe energjia që ai po transmeton­te në Konferencë, kishin goditur në shenjë! Ç'ishin vallë ata, që po i shihte për herë të parë këto ditë, si Tarasi apo Dushani, të cilët po i tregonin poligonin e vdekjes, duke ia ngarkuar atij një detyrë luftarake të një lloji tjetër, të cilat qaseshin me terrorin brenda partisë. Ai u drithërua! Firi fiu… fiu… uuu… ia bëri mendja! Në ditët e dëshpërimi­t, kur ai donte që t'i hipte kalit të aventurës komuniste, që të mund të merrej vesh, se kush ishte, për t'u bërë i njohur e i dukur, kurse kjo që po ndodhte për atë që ia thanë pas shtëpisë së Konferencë­s, sikur ia ndau kokën mëdysh.

… Kishin kaluar vite, e ai, pas shkollës së Fultzit kishte mbetur pa punë, se ia kishin marrë edhe traktorin me të cilin punonte në fermë dhe askush nuk e qaste në zyra. Shkonte për të pirë kafe me Mustafa Gjinishin dhe Demir Godellin. E midis tyre s'kishte se ç't'u rrëfente veçse hapte krahët e si me hobe të hidhte gurë me furi… ndaj atyre që i dilnin përpara… Sakaq fluturonte në përfytyrim, në Parlament e në qeveri, në zyrat e Mbretit, me bomba në duar… Ai, sikur e dëgjonte një zë: "Hë, ja se ku e ke shenjën dhe shtegun e veprës, a je komunist, apo jo!?". Aty, në Labinot, në një Konferencë historike ai po merrte një detyrë të lartë e aq delikate për Partinë… të eleminonte Sadik Premten, njeriu që kish në dorë Qarkorin e Vlorës dhe që kish krijuar celulën e parë komuniste. Ai po bllokohej, s'jepte dot përgjigje, nuk po tregonte gatishmëri. Këtë po e kuptonte edhe Tarasi i cili në brendësi të tij dukej sikur po i thoshte: "Ja këtu duket se … sa të vlen lëkura".

"Hëëë!", iu drejtua Tarasi me cinizëm. Aritmetika e Spanjollit nuk e po e plotësonte dot figurën në të cilën kish rënë. Dushan Mugosha ngriti shpinën për ta rrëzuar barrën që kishte marrë përsipër." Unë kam ardhur…( ai donte të thoshte "… në partinë tuaj…", por e tërhoqi). "Unë kam ardhur në Parti, prej partive të tjera, të cilat janë parti në luftë… si ajo spanjolle, franceze dhe italiane… kam qenë në kërkim e në luftë për veten time… dhe kam humbur, më duhet vetëm luftë që të fitoj… por jo…", s'dinte se ç'të thoshte!

"Sadik Premten e njoh nga shkolla që kemi bërë bashkë… vetëm kaq… ju e keni peshuar me kandarin e Partisë… ë… ë… ë… partia e njeh… unë jam në Qarkor dhe celulë… celula më urdhëron…! Këtu në Konferencë po takoj njerëz që me mbushin me dyshim, ndaj kam frikë të zbraz armën time!", i habiti ai me fjalët që gatoi. Këtë nuk e prisnin. Dushani kishte ngelur keq.

"Shok! Ç'është kjo? Një komunist nuk i gjegjet veprës që kërkon Partia. Ky është vështrim trockist!", kërcëlliti Muzhiku dhëmbët. Spanjolli kur pa se ata prisnin fjalën e besimit, në hutim e sipër, përplasi pëllëmbët poshtë kokave që hetonin gurët e dheun… prrau… prrau… prrau… dhe erdhi në vete. Të katër të tjerët u trembën me sindromën e panjohur që sapo shprehu Spanjolli. Besniku sikur u zgjua për së dyti, nga kjo kërcëllimë. "Ky qënka i çkalluar! Na turpëroi në sy të Partisë!", mendoi ai. Mehmeti, nuk i la shumë të mendonin…" Unë do ta kryej detyrën që më ngarkon Partia, sikur të ishte edhe vëllai im! Po që të jemi të hapur, unë kam ardhur nga krusma e kampeve dhe ploja e luftës për Kryengritj­en e Përgjithsh­me. Unë jam për përmbysjen e madhe!", tha. Ata ngritën kokat.

"Shok! Për Kryengritj­en e Armatosur, ka se kush mendon! Ti je një ushtar dhe duhet të dëgjosh se ç'thotë doktrina jonë!". Dushanit iu skuqën sytë. Tarasi ndezi cigaren e tretë. Kjo kishte qënë një Konferencë e vërtetë. Iu errën sytë, balli iu rrudh e mosha iu rrit, të paktën nja dhjetë vjet. Dora po i dridhej. Kishte kohë që udhëtonte. Nesër moti do të prishet. Do të fryjë era e madhe me shi e pastaj me dëborë. Plaka me bagëtinë do të ngrijë, e gjallesat do të shndërrohe­n në gurë. Ai shikoi një shesh aty më tej, pa asnjë gjurmë fijesh bari, rrotull ishin shkëmbinjë me myshk të kadifejtë të mbirë e qepur prej gurëve. Plaka kish shkuar në Kaptinë të Martaneshi­t për të kullotur bagëtinë duke parë motin që po ngrohej…" Ëh! Më të

dhje... atë dimër!" Në këtë çast, Marsi iu drejtua Shkurtit, si vëlla, më jep tri ditë hua, që ta ngrijë Plakën me gjithçka!". Këto po ndërmendët­e Mehmeti, tërë mllef.

Më tej duhet të jetë edhe një pikonjë uji që rrjedh si lotët e po së njëjtës plakë të marsit. Ishte i vetmi delegat që vinte në Labinot për herë të parë. Po këmbeheshi­n stinët. Mehmet Shehu, nuk ndjehej mirë. Një ankth po ia çante barkun e tij të ftohtë.

"A janë në vete këta… s'e kanë mendjen tek Kryengritj­a siç e thotë Lenini, por më caktojnë mua të vras shokun tim për të cilin nuk e di se ç'faj ka bërë!", po fliste Mehmeti me vete. U shkëput prej tyre dhe u hodh nga një mur dhe desh ra… Tarasi po e ndiqte me vështrim të pandalur. Ai që po zhdukej nga sytë, ai që në dy seanca ishte në qendër të vemendjes, tani sapo ia kishin bërë inxheksion­in dhe ai po dridhej.

Lëvizi gjymtyrët, i dukej se po e lidhnin. "Mua s'ka zot nënë të më lidhë!"

 ?? ??
 ?? ?? Liri Gega
Liri Gega

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania