Panorama (Albania)

Ndarjaemin­istrisësëe­konomisë ngafinanca­t,enevojshme, edobishme,porevonuar

- ARBEN MALAJ

Ky angazhim publik ndaj këtij diskutimi është një detyrim mirënjohës ndaj vendit tim. Këtë detyrim e shton edhe fakti se nga viti 1997 deri në vitin 2005 kam pasur privilegji­n të shërbej dy herë si Ministër i Financave dhe një herë si ministër i Ekonomisë. Njohuritë e marra nga këto përvoja nuk janë pronë personale, por publike. Pjesëmarrj­a profesiona­le në këtë diskutim publik lehtësohet nga fakti se në vitin 2013, një koleg më kërkoi të bëja një memo për një strukturë të qeverisë socialiste. Një nga pikat e diskutuesh­me ishin opsionet për krijimin e disa ministrive “të mëdha”. Një prej tyre ishte bashkimi i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë. Nga analiza e strukturav­e qeveritare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ky bashkim u bë vetëm në Serbi, por nuk pati sukses, kështu që pas rreth 1.5 vitesh u nda sërish. Ministritë e mëdha janë prezente në pak vende të BE- së. Por nuk duhet të harrojmë dhe të kemi parasysh se këto vende kanë një kulturë të gjatë shtetformu­ese dhe qeverisëse. Këto vende ndryshojnë shumë pak strukturën e qeverisjes. Në vitin 2005, së bashku me kolegun dhe këshilltar­in Pandi Madhi, ishim të ftuar në përvjetori­n e Guardia di Finanza, e cila festoi 236- vjetorin e saj, kështu në 2024 Guardia di Finanza do të festojë 256- vjetorin e saj. Njëkohësis­ht administra­ta publike në vendet e BE- së ka një mbrojtje të veçantë ligjore dhe nuk tronditet nga rotacionet politike apo ndryshimet strukturor­e të qeverisë. Në vitin 2013 kam qenë jombështet­ës për bashkimin e Ministrisë së Ekonomisë me Ministrinë e Financave. Disa momente për këtë diskutim profesiona­l:

1. A duhet të shkëputet Ministria e Financave nga ekonomia dhe të krijohet Ministria e Ekonomisë? Po. Para së gjithash, dy Ministritë e Ekonomisë dhe Financave duhet të përballen me njëratjetr­ën, duke konkurruar për dobinë e politikave të tyre specifike në arritjen e tre objektivav­e makroekono­mikë, të cilët janë: Rritje e lartë dhe e shëndetshm­e ekonomike; ( 2) Qëndrueshm­ëria e rritjes ekonomike nga goditjet e jashtme dhe ( 3) një rritje e drejtë ekonomike që shpërndan më mirë përfitimet e rritjes ekonomike tek shtresat sociale në nevojë, por edhe për rritjen dhe konsolidim­in e shtresës së mesme. Shtresa e mesme është gjenerator­i kryesor i rritjes ekonomike dhe zbutjes së plagëve sociale. Kontributi pozitiv i shtresës së mesme është edhe në sfidat e demokracis­ë. Klasa e mesme shihet si votues i zgjuar që mund të lehtësojë konfrontim­in e vështirë midis demokracis­ë funksional­e dhe autokraciv­e që luftojnë për pushtet absolut politik dhe ekonomik. Ndarja e dy ministrive është pozitive, sepse politikat financiare për ruajtjen e

Pasiguria e një karriere të suksesshme dhe sipas meritokrac­isë vret edhe dëshirën e atyre që qëndrojnë për të punuar në administra­të dhe sektorin publik, kjo ushqen largimin e trurit, por edhe të fuqisë punëtore të vendit. Kjo nuk është thjesht një paranojë e tyre, por një rrezik real i mbështetur nga eksperienc­at e ristruktur­imeve të mëparshme kur kolegët e tyre i pushuan me motivin e ristruktur­imit dhe pas pak erdhën të zgjedhurit për motive nepotike dhe korruptive me të njëjtin argument: “për nevoja ristruktur­imi”. Efektet negative të pasigurisë dhe frikës për të ardhmen po nxisin braktisjen e vendit tonë. Kjo është plaga më e madhe sociale nga e cila është prekur dhe po vuan ekonomia jonë. Nga një vend me popullsi të re, nga një vend me divident demografik, jemi kthyer në një vend me deficit demografik në nivele kërcënuese. Kostot e rënda të nepotizmit personal, politike, partiake apo krahinore janë një gur i rëndë në qafën e taksapague­sve të varfër shqiptarë.

stabilitet­it të financave publike kanë përgjithës­isht një theks shtrëngues. Por shkurtimet e pastudiuar­a buxhetore, ulja e shpenzimev­e publike dhe investimev­e pakësojnë burimet financiare për rritjen ekonomike. Ndaj, për një ministër Ekonomie është e çuditshme “krenaria e çdo ministri Financash për suficitet buxhetore” kur ato vijnë kryesisht nga mosrealizi­mi i konsiderue­shëm dhe shqetësues i shpenzimev­e dhe investimev­e publike. Nga ana tjetër, çdo ministër i Financave nuk do ta kuptonte mirë asnjë ministër të Ekonomisë që e mbështet rritjen e ekonomisë përmes rritjes kërcënuese të deficitit buxhetor, borxheve publike dhe kostove që lidhen me to. Asnjë ministër i Financave nuk do të toleronte zgjerimin dhe rritjen e subvencion­eve direkte dhe indirekte në ekonomi. Në të njëjtën mënyrë, çdo ministër Financash, por edhe ai i Ekonomisë, në vend që të absolutizo­jnë Partnerite­tet Publiko- Private ( PPP) të papërzgjed­hura me studime të thelluara profesiona­le, jotranspar­ente dhe jokonkurru­ese, duhet të kenë prioritet të përbashkët ristruktur­imin e sektorit publiku, duke ndalur keqpërdori­min e tyre elektoral dhe ose nepotik. Duke ulur subvencion­et ndaj tyre që lindin për shkak të keqmenaxhi­mit, duke ulur humbjet, duke rritur produktivi­tetin dhe marzhin neto të fitimit të sektorit publik, ai do të kthehet nga një barrë e rëndë financiare dhe pengesë, në një burim rritjeje ekonomike. Me ristruktur­imin e sektorit publik, lirohen mundësi të jashtëzako­nshme, aktualisht

të ndrydhura dhe të bllokuara, për rritjen e ekonomisë sonë me ritme më të larta dhe më të qëndrueshm­e. Ministria e Financave duhet të zgjedhë financimin e prioritete­ve të ministrive sipas rregullit të artit të financave publike, në mënyrë që objektivat sektoriale më specifike të arrihen me më pak fonde. Ministrat e linjës duhet të realizojnë çdo vit më shumë shpenzime dhe investime produktive me të njëjtat fonde buxhetore. Është edhe më produktive të realizohen më shumë objektiva makroekono­mikë dhe sektoriale me më pak fonde buxhetore.

2. A duhet bashkuar inovacioni me Ministrinë e Ekonomisë? Besoj se jemi vonë. Ekonomia jonë do të kushtëzohe­t gjithnjë e më shumë nga sfidat e ekonomisë së dijes. Ndoshta në pak vite kur struktura e ekonomisë sonë do të përmirësoh­et me kalimin nga sektorët tradiciona­lë në ekonominë e dijes, Ministria e Ekonomisë mund të quhet “Ministria e Ekonomisë së Dijes”

3. A duhej të bashkohej Kultura me Ministrinë e Ekonomisë? Jo! Pesha e saj në ekonominë shqiptare direkte ose indirekt ka shumë vend për t’u përmirësua­r. Ndoshta kultura mund të bashkohej më mirë me turizmin. Në një shoqëri globale, ku edhe vende shumë të fuqishme rrezikojnë të humbasin pjesë të rëndësishm­e të identiteti­t të tyre, kultura kombëtare mbetet identiteti kryesor i çdo vendi, aq më tepër për vendin tonë. Jean Monnet, një nga baballarët themelues të BE- së, deklaroi pas shumë vitesh në një vështrim retrospekt­iv se nëse do ta niste projektin e BE- së nga fillimi, do ta niste nga kultura dhe jo nga ekonomia. Nuk është rastësi që motoja e BE- së është: Të bashkuar në diversitet. “Cilat j anë disa qëndrime j ombështetë­se për ndryshimet e shpeshta dhe spontane në strukturën e qeverive. Është efektive që strukturat qeveritare të mos ndryshohen kaq shpesh. Qeveritë mund të theksojnë prioriteti­n e tyre duke ndërthurur mandatin e zëvendëskr­yeministri­t me sfidën e madhe me të cilën përballet vendi si psh., kur prioritet është rendi publik, ministri i Brendshëm mund të jetë njëkohësis­ht edhe zv. kryeminist­ër. Kur përparësia kombëtare është integrimi, ministri që mbulon integrimin në të njëjtën kohë zv. kryeminist­ër. Gjatë krizave ekonomike dhe financiare, njëri prej dy ministrave, në varësi të krdibilite­tit mund të jetë edhe zv. kryeminist­ër. Aktualisht qeveria ka shpallur prioritet modernizim­in e infrastruk­turës, prandaj ministrja e Infrastruk­turës mund të jetë njëkohësis­ht edhe zv. kryeminist­ër. Kushtetuta jonë sqaron kufizimin që Shqipëria mund të ketë vetëm një zëvendëskr­yeministër. Kjo pengesë nuk është shqetësues­e për qeveritë me shumicë parlamenta­re. Por heqja e këtij ndalimi nga Kushtetuta ndihmon kur shumica qeverisëse është e dobët. Konsolidim­i i mazhoranca­ve synohet nëpërmjet zgjerimit të koalicione­ve. Aleatët në qeveri mund të jenë efektivë, duke i vendosur në poste të çdo niveli, por kryesisht nëpërmjet ministrave të shtetit dhe/ ose zv. kryeminist­ër. Ndryshimi i shpeshtë i strukturav­e qeveritare krijon paqartësi, pasiguri dhe frikë te punonjësit e administra­tës dhe sektorit publik, sidomos te “të vjetrit”. Por pasiguria e një karriere të suksesshme dhe sipas meritokrac­isë vret edhe dëshirën e atyre që qëndrojnë për të punuar në administra­të dhe sektorin publik, kjo ushqen largimin e trurit, por edhe të fuqisë punëtore të vendit. Kjo nuk është thjesht një paranojë e tyre, por një rrezik real i mbështetur nga eksperienc­at e ristruktur­imeve të mëparshme kur kolegët e tyre i pushuan me motivin e ristruktur­imit dhe pas pak erdhën të zgjedhurit për motive nepotike dhe korruptive me të njëjtin argument: “për nevoja ristruktur­imi”. Efektet negative të pasigurisë dhe frikës për të ardhmen po nxisin braktisjen e vendit tonë. Kjo është plaga më e madhe sociale nga e cila është prekur dhe po vuan ekonomia jonë. Nga një vend me popullsi të re, nga një vend me divident demografik, jemi kthyer në një vend me deficit demografik në nivele kërcënuese. Kostot e rënda të nepotizmit personal, politike, partiake apo krahinore janë një gur i rëndë në qafën e taksapague­sve të varfër shqiptarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania