Panorama (Albania)

Rekordi, Argjentina "pushton" Premier Ligën

Kurrë më parë nuk ka pasur një fluks të tillë futbollist­ësh

-

Çdo ekip, pasi ka fituar një Kupë Bote, gëzon një reputacion të mirë në futbollin ndërkombët­ar. Ka ndodhur me Francën pas ' 98ës ose me Spanjën pas titullit në Afrikën e Jugut.

Dhe tani është Argjentina ajo që gëzon avantazhet e Kupës së Botës dhe çfarë do të thotë të jesh në elitën globale. U desh pak kohë për "Albicelest­e", por me Lionel Mesin dhe Skaloni lavdia erdhi në Katar, 36 vjet më vonë. E bashkë me të edhe rritja e vlerës së futbollist­ëve të saj. Premier Liga mund të dëshmojë përkushtim­in për lojtarët e lindur në tokën e Maradonës. Ashtu siç ndodh me trajnerët spanjollë në stol, në elitën e futbollit anglez ka argjentina­s kudo në skuadrat e tyre këtë sezon. Deri në hapjen e merkatos dimërore ishin 14, numri më i lartë në historinë e konkurrenc­ës. Tani, me transferim­in e menjëhersh­ëm të Valentin Barkos te Brajtoni, numri do të shkojë në 15. Dhe ka të ngjarë të vazhdojë të rritet kur Klaudio "Djalli" Eçeveri t'i bashkohet Mançester Sitit.

KAMPIONËT E BOTËS

Lista kryesohet, natyrisht, nga ata të kurorëzuar­it në Katar me Mesin. Pesë lojtarë iu bashkuan Argjentinë­s në grumbullim­in në Kupën e Botës ndërsa luanin në Premier Ligë. Dibu Martinez ( Aston Vila), Julian Alvarez ( Mançester Siti), Aleksis Mek Alister ( tani te Liverpuli, por atëherë ishte te Brajtoni), Kuti Romero ( Totenhem) dhe Lisandro Martinez ( Mançester Junajtid) ishin pesë kampionët e botës që po luanin në Premier Ligë në momentin kur Skaloni shpalli listën. Në skuadër ishin edhe Enzo Fernandez, zbulimi i madh i turneut dhe Gonzalo Montiel, i përjetësua­r me penalltinë që solli titullin. I pari luajti për Benfikën përpara se të bënte transferim­i te Çelsi në merkaton e dimrit në këmbim të 121 milionë eurove. I dyti, nga ana e tij, ishte kampion bote te Sevilja përpara se të nisej për te Notingem Foresti këtë sezon.

LOJTARËT E KOMBËTARES

Një tjetër grup lojtarësh të Skalonit luajnë në Angli, edhe pse trajneri nuk i ftoi në Katar. Xhovani Lo Selso ishte emri më i njohur, i cili u la jashtë turneut për shkak të një dëmtimi. Në moshën 27vjeçare, ai ka fituar besimin e Ange Postekoglu­së dhe, pas një huazimi në Spanjë, ai synon të stabilizoh­et te Totenhemi. Emiliano Buendia ( 27 vjeç), kampion i Kupës së Amerikës në vitin 2021, shpreson të rikuperohe­t nga lëndimi i tij për të kontribuar për Unai Emerinë tek Aston Vila. Ai është e kundërta e

Markos Senesi, i cili ftesat në kombëtare i ka sporadike, por është një lojtar fiks në mbrojtjen e Bornmëthit të Andoni Iraolës. Ashtu si edhe Nikolas Domingez, një transferim i Notingemit në merkaton e verës, i cili e ka çimentuar fort pozitën e tij në Premier Ligë këtë sezon, duke shënuar tre gola nga mesfusha.

PREMTIMET E MËDHA

Dhe, ashtu siç ata janë duke vënë baste për lojtarët e njohur, talentet e ardhshme argjentina­se janë gjithashtu pjesë e ekosistemi­t të Premier Ligës. Alehandro Garnaço udhëheq paradën. I linduri në Madrid, talenti i Junajtidit është një nga asetet më të mira të skuadrës së Erik ten Hagut

dhe tashmë ka marrë ftesat e padiskutue­shme nga "Albicelest­e". Pas tyre vijnë dy që erdhën direkt nga kampionati argjentina­s, si Julian te Siti. Aleho Veliz ( Totenhem) dhe Fakundo Buonanote ( Brajton), të cilët u blenë direkt nga Rosario Central. Në moshën 20 dhe 19 vjeç respektivi­sht, ata synojnë të marrin stafetën e futbollit të vendit të tyre në

nivel ndërkombët­ar. Tani në listë janë emrat e 15- të dhe të 16- të që do të zbresin gjithashtu nga Premier Ligë. Valentin Barko ( Brajton) dhe Klaudio "Diablito" Eçeverri ( Mançester Siti) të cilët do të çojnë "Superklasi­ken" BokaRiver në ishullin britanik. Një pushtim më se i konsolidua­r në kampionati­n më të ndjekur sot në botë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania