Panorama (Albania)

Nga Lautaro te Dibala, ja më të mirët e fazës së parë

-

Golashënue­s, asistues, driblues dhe specialist­ë për rikuperime dhe pasime të suksesshme. Ka përfunduar gjysma e parë e sezonit, është koha për të bërë një bilanc në Serinë A. Ka nga ata që gjithmonë godasin portën, por shënojnë pak gola, ndërsa të tjerë janë të pazëvendës­ueshëm për shkak të ndikimit që kanë në ndeshje: mundësitë e krijuara, topat e fituar dhe aftësia për të marrë një faull në gjysmën e fushës kundërshta­re. Në bazë të të dhënave të "Opta"- s, ja lojtarët më të mirë të pjesës së parë të kampionati­t.

Golashënue­si Lautaro -

Statistika e parë vjen natyrshëm, pas një vështrimi të shpejtë të renditjes së golashënue­sve. Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez me 16 gola në 17 paraqitje, është lojtari me numrin më të madh të golave të shënuar në gjysmën e parë të sezonit. Pas tij janë Zhiru dhe Berardi, të dy me 9.

Asistuesi Dibala - Kush, nëse jo ai? Mbreti i asistimeve në Serinë A është ylli i Romës së Murinjos. Në vetëm 13 ndeshje, Paulo Dibala u përfshi në 11 gola për verdhekuqt­ë: 5 gola, 6 pasime fituese ( ashtu si Felipe Anderson dhe Turam).

Krijuesi Gudmundson -

Gjithmonë të njëjtët emra? Jo, aspak. Gjeniu i Xhenoas, Albert Gudmundson, vetëm pas Lautaros, Berardit dhe Zhirusë në renditjen e golashënue­sve, është lojtari më i mirë në Serinë A për sa i përket numrit të rasteve të krijuara: 43, një më shumë se Politano dhe Soule.

Dribluesi Soule - Ylli i Frozinones ndan me Gudmundson numrin e golave të shënuar ( 8), si dhe aftësinë për të ndryshuar ndeshjen në çdo moment falë shpikjeve të tij në mesfushën sulmuese. Me 64 tentativa të suksesshme, Matias është dribluesi më i mirë në Serinë A. Diferenca në të dytin, Kvaratskhe­lian, është mbresëlënë­se: Kviça ka ngecur në 45.

Ishte e qartë prej disa kohësh se ky ishte viti i tij: disa gabime, dhjetëra ndërhyrje ven

Siguria Di Gregorio -

dimtare dhe një rol kryesor te Monza e Paladinos. Tani, megjithatë, shifrat në anën e tij: Mikele Di Gregorio është portieri më i mirë në Serinë A për sa i përket numrit të pritjeve të bëra: 73, 8 më shumë se portieri Leçes, Falkone.

Muri Dosena - Për sa i përket spastrimev­e në mbrojtje, mbrojtësi i Kaljarit, Alberto Dosena është mbi pjesën tjetër. Regjistron tashmë 97 në Serinë A, dhjetë më shumë se Dragushin që la kampionati­n për Totenhemin.

Rikuperues­i Uollas - Rifitimi i topit mbrapa dhe dhënia e zotërimit të topit ekipit tënd është detyrë e një mesfushori të modës së vjetër, thelbësore për skuadrat që fokusohen shumë në kundërsulm­e. Nuk është rastësi që specialist në këtë fushë është Uollas i Udinezes ( 150 topa të rikuperuar), i ndjekur nga Ramadani ( Leçe, 135) dhe Barrenechc­ea ( Frozinone, 134).

Dueluesi Xhuriç - Një gjigant prej gati dy metrash, i vështirë për t'u mbajtur në çdo zonë të fushës. Milan Xhuriç, qendërsulm­uesi i Veronës është lojtari që ka fituar numrin më të madh të dueleve në këtë fazë të Serisë A: 135. Është kurioze të shohësh se si pas tij ka njerëz me role dhe karakteris­tika të ndryshme: Frendrup i Xhenoas është në kuotën 127, ndërsa Kvara ndalon në 120.

Qarkullues­i Di Lorenco - Kush tha që një "regjisor" duhet të veprojë domosdoshm­ërish përballë mbrojtjes? Anësori i Napolit ( dhe kapiteni), Xhovani di Lorenco është më i miri në Serinë A për numrin e topave të luajtur: 1592. Pas tij ka shumë mesfushorë ( Çalha, Pesina, Kristante, Barela, De Ron dhe Lobotka) dhe disa qendërmbro­jtës me këmbët e edukuara ( Tomori është i 4- ti, Beukema i 7- ti dhe Mançini i 8- ti).

Kirurgu Çalhanoglu -

Është e vërtetë që Di Lorenco luan më shumë topa se turku, por saktësia është diçka që i takon një numri 10. Hakan Çalhanoglu sot dominon në mesfushë, por dikur e diktonte kohën e lojës menjëherë pas sulmuesve. Dhe mund ta shihni: 1521 topa të luajtur, 1122 pasime të suksesshme ( Tomori është i dyti me 1034).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania