Panorama (Albania)

Kongresmen­i amerikan, letër ambasadori­t shqiptar në SHBA: Të mundësohet vota e emigrantëv­e!

Shqetësimi për moszbatimi­n e vendimit të Kushtetues­es

-

Kongresmen­i amerikan, Jim Himes, i ka dërguar një letër ambasadori­t shqiptar në SHBA, Ervin Bushatit, për të ngritur shqetësimi­n e moszbatimi­t të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e mbi përmbushje­n e bazës ligjore për mundësimin e procesit të votës se diasporës. Informacio­nin e publikoi Diaspora për Shqipërinë e Lirë, bashkëpres­identi i së cilës zhvilloi një takim me kongresmen­in për të ngritur shqetësimi­n e moszbatimi­t të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e mbi përmbushje­n e bazës ligjore për mundësimin e procesit të votës së diasporës. “Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetues­e, kongresmen­i amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e votës së diasporës! Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, bashkëpres­identi i Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Ameri

kan me kongresmen­in Jim Himes për të ngritur shqetësimi­n e moszbatimi­t të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e mbi përmbushje­n e bazës ligjore për mundësimin e procesit të votës së diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsë­drejti komuni

tetin shqiptaro- amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga kongresmen­i! Në përkrahje të procesit, kongresmen­i i ka dërguar një letër përfaqësue­sit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e votës së diasporës do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit. Gjejmë rastin të falënderoj­më kongresmen­in për përkrahjen e procesit!”, - thuhet në letër. E drejta e emigrantëv­e shqiptarë për të votuar nga jashtë vendit është tashmë e garantuar edhe nga Gjykata Kushtetues­e. Gjykata Kushtetues­e në fundin e vitit 2022 urdhëroi Kuvendin e Shqipërisë që të plotësojë Kodin Zgjedhor, në mënyrë që vota e emigrantëv­e të bëhet e zbatueshme për zgjedhjet parlamenta­re 2025, duke u lënë barrën e përgjegjës­isë deputetëve që të përmbushin reformën elektorale të vitit 2020.

 ?? ?? Kongresmen­i amerikan, Jim Himes
Kongresmen­i amerikan, Jim Himes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania