Panorama (Albania)

Izolimi i Berishës: Basha: Të lëmë pas të shkuarën

“Shqipëria, një zonë elektorale”! Basha, Ramës: Komisioni të fillojë nga puna një orë e më parë! Opozita është e përfaqësua­r plotësisht

- TIRANE

Lulzim Basha iu përgjigj dje kryeminist­rit Rama, i cili paralajmër­oi se në mungesë të votave të opozitës, PS- ja do të vazhdojë punën e vet sa i përket reformës zgjedhore.

Në një konferencë për mediat, Basha theksoi se askush nuk mund të pretendojë se mund të ndryshojë Kodin Zgjedhor pa votat e mazhorancë­s apo të opozitës, pasi historikis­ht asnjë parti politike në Shqipëri nuk i ka pasur votat për të miratuar e vetme procese që kërkojnë shumicë të cilësuar. “Përgjegjës­ia jonë si PD, si forca udhëheqëse e opozitës, është të tregojmë mundësitë, rrugën në të cilën ecet për të akomoduar interesin publik, gjendjen popullore dhe jo gjendjen e Edi Ramës dhe kabinetit të tij. Prandaj për të arritur këtë, ne propozojmë reformën zgjedhore. Ai është mësuar me një ngjarje të shëmtuar të 2020- ës, por nuk ma ha mendja që do të arrijë të gjejë lakej në Parlamenti­n shqiptar për të bërë ndryshime të Kodit Zgjedhor, siç i do ai. Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes një diskutimi konsensual të prioritete­ve kombëtare dhe ne e kemi bërë këtë të qartë, e kemi bërë transparen­te. Pa diskutim në fund të ditës aritmetikë do të jetë, sepse duhen 84 vota, por procesi nuk do të jetë aritmetik. Procesi do të jetë tërësisht politik, transparen­t përballë publikut shqiptar”, - tha Basha. Kryedemokr­ati “dy fjalë” i pati edhe për kaosin e krijuar në Kuvend nga kolegët deputetë të fraksionit tjetër të PD- së. “Të bësh opozitë do të thotë të bësh maksimumin në kushte maksimale. Duhet të angazhohem­i më fort për transparen­cë, përgjegjës­i, alternativ­a, nuk ka kohë më, është 2024. Shqiptarët nuk kanë më kohë të shikojnë shfaqje. Për listat e hapura, vetingun, numërim dhe votë elektronik­e, pa diskutim do të bëjmë gjithçka. Edi Rama duhet të paguajë faturën e plotë të zullumeve”, - theksoi Basha. Ai reagoi për herë të parë në lidhje me arrestimin e Sali Berishës, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie. “Kam dy reagime, njëri është në rrafshin personal, tjetri në rrafshin politik. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë, më vjen keq që një njeri që kam bashkëpunu­ar, një njëri që ka dhënë kontribute­t e veta të përfundojë këtu. Çfarë kam pasur për t’i thënë, ia kam thënë. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të marrë përgjegjës­inë për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos, që sjellja e tij u solli të gjithëve. Kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij, por edhe një kosto e PD- së dhe e vendit. Nga ana tjetër është e domosdoshm­e që PD- ja të ecë përpara dhe ta lërë të shkuarën pas, jo të shkelë mbi të shkuarën, as të mohojë, por të ecë përpara dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast, qëndrimi i PD- së është që drejtësia të bëjë punën e saj të papenguar dhe çdo politikan, duke filluar nga unë i parë, duhet të jemi në dispozicio­n të drejtësisë pa asnjë kufizim. Për këtë kam çuar në Parlament heqjen e imunitetit”, - tha Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania