Panorama (Albania)

“Nuk do ketë Shqipëri pa opozitë”, Berisha: Ramës do t’ia bëjmë ëndrrën pluhur

“Beteja e nisur zgjoi ‘ luanët e fjetur’ në zemrat e opozitarëv­e” Protesta, ish- kryeminist­ri akuza kreut të qeverisë: Shiti të dhënat e TIMS te vendet jomike të Shqipërisë dhe NATO- s

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, e cilësoi simbol të shpresës dhe rezistencë­s kundër diktaturës, protestën e demokratëv­e kundër arrestimit të tij.

Ai përshëndet­i sërish mbrëmë dhjetëra demokratë që mblodhën poshtë pallatit të tij. Berisha theksoi se beteja e nisur prej tyre po zgjon çdo ditë e më shumë luanin e fjetur në zemrat e demokratëv­e dhe opozitarëv­e të Shqipërisë. “Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit, tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëv­e të gjithë shëmtinë e tij”, - deklaroi Berisha. Para mbështetës­ve të tij, ai bëri të qartë se ëndrra e Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, do bëhet pluhur. “Ju jeni shumica, sepse duhet një shesh për t’u përballur për një kauzë të drejtë. Duhet një shesh për t’i dalë zot Shqipërisë, për t’u dalë zot të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Duhet një shesh për t’u thënë shqiptarëv­e se Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë. Se ëndrra e Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, do bëhet pluhur nga ju. Një thirrje kam për mbarë qytetarët shqiptarë. Të mos harrojmë se sot nga thellësitë e tokës së këtij vendi, sot mbarë shoqëria shqiptare gjëmon një zë, kumbon një zë, kumbon një thirrje, çfarë po bën ti për Shqipërinë? Kjo thirrje, të cilën Xhon Kenedi e formuloi aq bukur, është një thirrje e përjetshme për të gjithë qytetarët që shohin veten e tyre në lëngim, në vuajtje, në mjerim”, - u shpreh lideri demokrat. Berisha iu drejtua simpatizan­tëve duke i thënë se ata janë simboli i shpresës që rrezaton në katër anët e vendit. Ai shton se përpjekja e tyre, beteja që ata kanë nisur po zgjon çdo ditë e më tepër ‘ luanët e fjetur’ në zemrat e opozitarëv­e të Shqipërisë. “Çdo natë, ju mblidheni këtu dhe ngrini zërin

“Një thirrje kam për mbarë qytetarët shqiptarë: të mos harrojmë se sot nga thellësitë e tokës së këtij vendi, sot mbarë shoqëria shqiptare gjëmon një zë, kumbon një zë, kumbon një thirrje, çfarë po bën ti për Shqipërinë? Kjo thirrje, të cilën Xhon Kenedi e formuloi aq bukur, është një thirrje e përjetshme për të gjithë qytetarët që shohin veten e tyre në lëngim, në vuajtje, në mjerim”

tuaj të fuqishëm kundër kësaj diktature, kundër këtij pushtimi shkatërrim­tar që është vendosur në Shqipëri. Por ju garantoj se jeni sot simboli më i ndritur i shpresës për shqiptarët. Se jeni sot, simboli që rrezaton sot në të katër anët e vendit shpresë. Jeni sot drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar. Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanin e fjetur në zemrat e demokratëv­e, në zemrat e opozitarëv­e të Shqipërisë. Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit, tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëv­e të gjithë shëmtinë e tij. Miqtë e mi, një president i madh amerikan, Abraham Linkoln, ka thënë njëherë se një njeri mund të jetë shumica, ndaj dhe ju garantoj se ju sot këtu jeni shumica”, - tha Berisha. Lideri i opozitës akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se të dhënat e sistemit TIMS ua ka dhënë vendeve jomike të Shqipërisë dhe NATO- s. Gjatë fjalimit para mbështetës­ve të tij, Berisha paralajmër­oi shefin e qeverisë Rama se së shpejti do të dalë e vërteta për ndërhyrjen në sistemin TIMS. “Emri do të dalë dhe të del edhe për pabesitë e tjera kriminale, shitjen e të dhënave sekrete të TIMS armiqve të Shqipërisë dhe NATO- s. Edi Rama, emri të del dhe do të dalë në aferat e tmerrshme shumëmilia­rdëshe”, - u shpreh ai. Berisha akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se ka korruptuar ishfunksio­narin e lartë të FB Mcgonigal, i cili po gjykohet për dosjen shqiptare. “Dje, në mediat e SHBA, mediat e Europës dhe mbarë botës, superlajmi ishte se prokurori federal i Uashington­it dërgoi në gjykatë dosjen e Mcgonigal, në të cilën ai pranon se ka marrë ryshfet nga Edi Rama”, - tha Berisha. Për të gjitha këto arsye, Berisha u bëri apel qytetarëve të ngrihen për të rrëzuar mazhorancë­n socialiste.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania