Panorama (Albania)

“Hendek skandaloz”, BIRN: Qeveria i shet pallatet e konfiskuar­a më lirë se tregu

“Shitja 10 herë më lirë”, vlerësimi bie ndesh me Standardin Europian, që e kufizon përdorimin e kësaj metode

- TIRANE BIRN

Të dielën e 25 gushtit 2019, Fluturimi izoloi soletën dhe sistemoi ballkonet e shtëpisë në Kamëz, një godinë 4- katëshe ku jeton me familjen e tij dhe atë të vëllait. Pjesë e punimeve ishte edhe një mbulesë për depon e ujit në tarracë. Të nesërmen, ndërsa betoni ishte ende i lagur dhe skelat ende të ngritura, në rrugicën e tij befti Policia e Shtetit dhe inspektorë­t e Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit. “Më morën në telefon dhe më thanë paraqitu te policia në Kamëz”, - kujtoi Fluturimi. “Shkova po atë ditë, më morën në pyetje 3 orë e gjysmë”, - shtoi ai. Fluturimi kishte marrë në bashki një leje për sistemim solete dhe kishte paguar një tarifë prej 10 mijë lekësh për punimet, por Policia dhe Inspektora­ti i Mbrojtjes së Territorit e gjetën në tejkalim të lejes për shtimin e mbulesës së depos së ujit. Njëzetenjë muaj më vonë, 50vjeçari nga Kamza u dënua nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për ndërtim pa leje. Ndaj tij u vendos edhe një gjobë 500 mijë lekë nga Bashkia Kamëz. Shpejtësia me të cilën autoritete­t gjurmuan dhe sanksionua­n shkeljen ligjore të Fluturimit është e pazakontë. Vetëm disa kilometra larg nga Kamza, afër Liqenit Artificial dhe qendrës së Tiranës, gjatë vitit 2022 një duzinë kompanish ndërtimi shkelën lejet e ndërtimit duke shtuar kate pa leje mbi pallate shumëkatës­he. Pavarësish­t se punimet zgjatën për muaj me radhë, ndërtuesit vazhduan punë të pashqetësu­ar deri në vjeshtë të vitit 2022, kur qeveria miratoi një vendim të debatueshë­m për t’i konfiskuar shtesat, që deri në atë moment i kishin shpëtuar vigjilencë­s së inspektorë­ve me të cilën përballen qytetarët e thjeshtë. Ndryshe nga qytetarët, ndërtuesve të mëdhenj qeveria u hapi një shteg, që sipas ekspertëve dhe opozitës, u mundëson atyre një legalizim të kateve shtesë të paligjshme, fillimisht duke i konfiskuar dhe më vonë duke ia shitur ato vetë shkelësve të ligjit. Por, ndërsa Këshilli i Ministrave në letër parashikon­te një pagesë me çmim tregu për këto shtesa – që në Tiranë shkon disa mijëra euro për metër katror, BIRN zbuloi se ato u vlerësuan mesatarish­t me çmimin 223 euro për metër katror. Ekspertët e ndërtimit dhe përfaqësue­s të opozitës e shohin procedurën si një shkelje të hapur të barazisë para ligjit. Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratik­e, tha se procedura tregon dukshëm favorizimi­n e ndërtuesve të mëdhenj. “Këta tregohen të fortë me të dobëtit, me ndërtimet pa leje, me masën që u mor para ca vitesh që njerëzit shkuan në burg për një dritare, për një avlli, për një prag shtëpie – kam unë në zonën time elektorale pa fund”, - tha Tabaku. Arlind Qori, ish- kandidat për kryetar bashkie për Tiranën dhe kryetar i Lëvizjes Bashkë tha se ka një “hendek skandaloz” mes çmimit real – deri në 5 mijë euro për metër katror në këto zona – dhe çmimit që vlerësuesi­t e punësuar nga Ministria e Financave u kanë dhënë godinave. “Kjo diferencë tregon se si qeveria qendrore është duke favorizuar dukshëm ndërtuesit e kullave në kurriz të interesit publik”, - tha ai. Në përgjigje të pyetjeve të BIRN, Ministria e Financave ia la përgjegjës­inë për çmimet e ulëta ekspertëve vlerësues, duke larë duart nga përgjegjës­ia. “Raportet e vlerësimit janë hartuar nga ekspertë të licencuar dhe vlerësimi i objekteve të konfiskuar­a është bërë duke përdorur metodat e vlerësimit të objektit, referuar strukturës dhe gjendjes së tij faktike në zbatim të legjislaci­onit në fuqi”, - tha ministria në një përgjigje me shkrim.

SA FRËNGU PULËN?

Në konferencë­n për shtyp të fundvitit, të mbajtur më 30 dhjetor 2023, kryeminist­ri Edi Rama iu rikthye godinave të konfiskuar­a për shkak të shtesave pa leje, të cilat po i nënshtrohe­n kësaj procedure. Duke iu referuar akteve të parablerje­s të firmosura mes Ministrisë së Financave dhe 9 ndërtuesve, Rama u mburr se shteti kishte arkëtuar 3.5 milionë euro nga 5 godina dhe se në total priste të merrte 10.5 milionë euro. “Pra, për çdo metër katror të bërë pa leje, aty ku është konsiderua­r parablerja nga subjektet, subjektet po paguajnë dhe do paguajnë deri në fund sa frëngu pulën çdo metër katror që kanë bërë pa leje”, - tha kryeminist­ri. Sipas Ramës, arkëtimet në buxhet i përgënjesh­tronin akuzat ndaj këtij procesi që, sipas tij, ishin “një zhurmë e shoqëruar edhe me shumë hamendësim­e dhe me shumë shpifje”. Përmes kërkesës për të drejtë informimi, BIRN mori nga Ministria e Financave raportet e vlerësimit për 9 godinat e gjetura në shkelje të lejes së ndërtimit. Nga këto ndërtime, 6 kanë shkelur lejen e ndërtimit me mbi 10% të sipërfaqes dhe janë konfiskuar plotësisht, ndërsa një kompani e ka shkelur lejen e ndërtimit me 6% – sipas vendimit të KKT- së – dhe është konfiskuar vetëm shtesa. Dy pronat e tjera të konfiskuar­a dhe në proces parablerje­je ndodhen në Kavajë. Bazuar në këto raporte vlerësimi, prej të cilave tetë janë bazuar në metodën e kostos, çmimi mesatar që detyrohen të paguajnë kompanitë e kapura në shkelje të lejes së ndërtimit në Tiranë është 223 euro për metër katror. Çmimi më i lartë prej 305,3 euro metri katror i përket godinës së ndërtuar nga kompania “Fabri D” në rrugën Kont Urani, rreth 500 metra nga sheshi “Skënderbej”. Vlera më e ulët – 170 euro metri katror – është për godinën e ndërtuar nga kompania “Salillari” pranë Kopshtit Zoologjik. Në total kompanitë vlerësohet se duhet të paguajnë rreth 14.9 milionë euro për 71 mijë metra katrorë pa leje në kryeqytet. Në raportet e vlerësimit, ekspertët pretendojn­ë kryesisht se nuk mund të përdornin metodë tjetër për shkak se objektet ishin të papërfundu­ra dhe se “nuk mund të gjejmë lehtësisht prona të ngjashme në treg”. Vlerësuesi­t, të cilët i referohen Vendimit të Këshillit të Ministrave 970/ 2020 “për metodologj­inë e përcaktimi­t të vlerës së sendit në procesin e ekzekutimi­t të detyrueshë­m” dhe Standardit Evropian të Vlerësimit, e argumentoj­në zgjedhjen e metodologj­isë me faktin se Agjencia Shtetërore e Kadastrës ( ASHK) nuk u dha apo nuk kishte kontrata shitblerje të këtyre pasurive ose të ngjashme me ato. I vetmi raport vlerësim që i referohet një metode të ndryshme nga ajo e kostos – për një objekt në Qerret të Kavajës me zhvillues shoqërinë Veizi sh. p. k – e nxori vlerën e objektit me 464 euro metri katror, disa herë më të lartë se objektet e vlerësuara në kryeqytet. Arkitektja Dorina Musai tha për BIRN se metoda e kostos e përdorur për vlerësimet e tetë pallateve në shkelje të lejes së ndërtimit në kryeqytet nuk ishte e përshtatsh­me dhe nuk përputhej me qëllimin e caktimit të vlerës së tregut për to. Duke iu referuar faktit që tregu i pasurive të paluajtshm­e është i hapur dhe çmimet lehtësisht të verifikues­hme, Musai thotë se ky vlerësim bie ndesh me Standardin Europian të Vlerësimit që e kufizon përdorimin e kësaj metode vetëm kur “ka një mungesë totale të të dhënave të tregut”. “Në vende të ndryshme, metoda e kostos si metodë tregu përdoret rrallë dhe gjithnjë e shoqëruar me një metodë tjetër”, - tha Musai. “Është e lejueshme të përdoret si metodë tregu, nëse mungojnë transaksio­net e tregut dhe vlerësuesi është i detyruar të përcaktojë vlerën e tregut,” shtoi ajo. Duke iu referuar rastit në fjalë, Musai theksoi se metoda e duhur do të ishte ajo e “krahasimit të drejtpërdr­ejtë”, sipas të cilës vlerësuesi nxjerr çmimin bazuar në shitblerje­t e pronave të ngjashme në zonë. Përndryshe nga sa pretendohe­t në aktet e vlerësimit, VKM 970/ 2020, e cila merret si bazë ligjore, u kërkon vlerësuesv­e që të nxjerrin çmimin e një prone bazuar në një seri të dhënash, përfshi kontratat noteriale, të dhënat nga agjenci imobiliare apo edhe çmimet e publikuara në internet. Sipas Musait, në qendër të kryeqyteti­t çmimet variojnë nga 3,000 deri 4,500 euro për metër katror, në disa raste kanë kapur edhe vlera 7,000 euro për metër katror apartament­i. Ndërsa për ambientet e shërbimit, variojnë nga 6,000 deri ne 15,000 euro metri katror. “Pra, tregu është një gjë dhe vlera e vendosur nga qeveria është një gjë tjetër,” tha ajo. Edhe çmimet e afishuara nga kompanitë që kanë shkelur lejen, në disa raste, janë shumë herë më larta se vlerësimi i bërë nga Ministria e Financave. Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i tha BIRN se i gjithë procesi i riblerjes së metrave katrorë të sekuestrua­r është i padrejtë, nëse mbahet në konsiderat­ë interesi publik. “Përderisa katet e sekuestrua­ra kanë kaluar në pronësi të shtetit, atëherë ky i fundit duhet t’i nxirrte në ankand publik këto kate dhe t’ua shiste ofruesve të çmimit më të lartë, pavarësish­t se këta të fundit mund të mos ishin pronarët fillestarë të ndërtesës”, - tha ai. Për arkitekten Dorina Musai, e gjithë procedura e përdorur është e paligjshme. “Skema e përdorur për konfiskimi­n dhe më pas shitjen e sipërfaqev­e të ndërtuara pa leje të njëjtave subjekte është legalizim jashtë kushteve të ligjit, duke zhvilluar kështu një skenar të diferencua­r dhe ekskluziv vetëm për disa qytetarë”, - shpjegoi ajo. Megjithatë, Ministria e Financave këmbëngul se thjesht po zbaton ligjin dhe VKM- në përkatëse. “Procedurat e ndjekura nga MFE lidhur me konfiskimi­n për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje janë ndjekur konform përcaktime­ve të VKM- së nr. 589, datë 07.09.2022 dhe Udhëzimit nr. 27, datë 23.09.2023”, - theksoi ajo, duke ju referuar vendimeve të Këshillit të Ministrave.

HETIME KOMPLEKSE

Fluturimi, i cili mbuloi shtëpinë për t’i shpëtuar lagështisë dhe krijoi një strehë për depozitën e ujit, u përfaqësua nga një avokat kryesisht në gjykatë. Çështja ishte e “kopsitur”. Para gjykatës u vunë provat, përfshi foto dhe detaje të plota të punimeve. “Në gjykatë i kishin të gjitha, edhe fotot e pastra, dukej edhe ngjyra gri e izoluesit të tarracës. Nuk u kishte shpëtuar asgjë. Të dielën e shtrova unë soletën, të hënën erdhën ata”, - thotë ai. Në një proces të shkurtër, 50- vjeçari, i cili ende pret legalizimi­n e shtëpisë së tij të ndërtuar në vitet 2000 u dënua me 6 muaj burg dhe përfitoi 2 muaj ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar. Para gjykatës, ai thotë se pranoi gjithçka dhe se nuk ndihej fajtor. “Nuk kam bo asnjë turp, shtëpinë time rregullova”, - theksoi ai, ndërsa shtoi se ka ndryshim mes tij dhe ndërtuesve të mëdhenj në kryeqytet. “Ata janë oligarkë, paguajnë kafe, kanë interesa me njëri- tjetrin. Unë nuk u dhashë asgjë. Unë fukara isha, fukara jam, fukarai budallai”, - thotë ai me një farë vetironie.

Ndryshe nga Fluturimi dhe qindra syresh të tjerë, proceset penale ndaj të cilëve zgjasin vetëm disa muaj, ndërtuesit e mëdhenj ende nuk janë parë në gjykatë. Madje, ata vijuan të punonin në godinat pa leje edhe pasi këto ishin të konfiskuar­a si prona publike dhe në dukje nuk i druheshin ndonjë ndëshkimi nga sistemi i drejtësisë. Sipas Prokuroris­ë së Tiranës, hetimet e filluara për pallatet e ndërtuara në shkelje të lejes janë ende në vijim. Prokurorët Arens Çela, Erjon Imeraj dhe Arjan Përmeti, të cilët kanë nën hetim 5 dosje hetimore, i thanë BIRN se këto raste ishin komplekse. Sipas Prokuroris­ë së Tiranës, 3 nga hetimet janë në fazën e njoftimit të akuzës për palët. Ndërkohë, hetimet e tjera, siç mësoi BIRN, ishin ende në pritje të akt- ekspertiza­ve. Prokurori Erjon Imeraj i tha BIRN se hetimet në këto raste kërkonin më shumë prova se sa marrëveshj­a mes Ministrisë së Financave dhe kompanive, në të cilat këto të fundit pranojnë fajësinë. “Nuk më mjafton marrëveshj­a që këta bëjnë me qeverinë, më duhet patjetër akti i ekspertimi­t”, - tha ai. Për deputeten e opozitës, Jorida Tabaku, e gjithë situata me ndërtimet pa leje në Tiranë është dëshmi e dështimit të qeverisë. “Si mundet t’i kenë shpëtuar kryetarit të bashkisë 7 kate pa leje përballë zyrës së tij, nëse vetë nuk ka pasur vullnetin politik për ta lënë atë të ndërtohej?”, - pyet Tabaku. “Ky është dështim i kontrollit të territorit nga ana e bashkisë, sigurisht në bashkëpuni­m me qeverinë qendrore”, - përfundoi ajo.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania