Panorama (Albania)

Adea Pirdeni, ministrja e re e kabinetit “Rama”

Rama ndryshon sërish strukturën e qeverisë: Pirdeni që do drejtojë Ministrinë e Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje për krijimin e një tjetër ministrie, atë të ministrit të Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin.

Për të drejtuar këtë dikaster, Rama propozoi emrin e Adea Pirdenit, e cila ka mbajtur postin e zv. ministres së Drejtësisë. Tri ditë pasi në mënyrë krejt të beftë ndryshoi strukturën e qeverisë me krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Kryeminist­ri Edi Rama vendosi të ndërhyjë sërish në kabinetin qeveritar. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se ka vendosur t’i propozojë Presidenti­t të Republikës të dekretojë emërimin e Adea Pirdenit si ministre e Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin. “Do t’i dërgoj Presidenti­t të Republikës propozimin për miratimin e një tjetër anëtari të ri të kabinetit qeveritar, si ministër i Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin. Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni”, - deklaroi Rama. Më tej, ai sjell edhe argumentet për këtë ndërhyrje, duke e lidhur krijimin e një ministrie të tillë me nevojat që ka nxjerrë në pah procesi i integrimit të vendit në BE. “Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatav­e për anëtarësim me Bashkimin Europian kërkohet një qasje e re ndaj administra­tës publike, për të rritur krahas pagave konkurrues­e dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke rishikuar me një sy më kërkues e me ekspertizë më të konsolidua­r organizimi­n e institucio­neve, strukturat e funksionet e tyre”, - shprehet Edi Rama. Gjithashtu, ai nënvizon se ky proces negociatas­h kërkon edhe një hov tjetër në luftën kundër korrupsion­it. “Është e udhës që politikat antikorrup­sion të qeverisë të harmonizoh­en

më mirë mes institucio­neve të ekzekutivi­t, me ekzigjenca­t e procesit sfidues të negociatav­e me BE për të gjitha institucio­net e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrj­en”, - deklaroi Rama. Në komentin e tij që shoqëron propozimin për kre

un e shtetit, Rama shprehet se Adea Pirdeni ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv. ministres së Drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipi­n e me profesiona­lizmin e saj në rolin e zv. kryenegoci­atores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapit

ullit e Gjyqësorit e të Drejtave Themelore. Krahas propozimit të Adea Pirdenit, në tryezën e kreut të shtetit pret për dekretim edhe emri i Blendi Gonxhes, i cili të hënën u propozua si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania