Panorama (Albania)

Nga zv. ministre e Drejtësisë te ministre e Antikorrup­sionit, kush është Adea Pirdeni

-

Adea Pirdeni ka përfunduar studimet në drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universite­ti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve master në të Drejtë Publike. Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universite­tit Humboldt Berlin ( Gjermani) dhe pranë Universite­tit të Kansasit ( SHBA). Që prej vitit 2008, znj. Pirdeni angazhohet si lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universite­ti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetues­e, të Drejtës Kushtetues­e të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administra­tive. Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetues­e të mirëqeveri­sjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementi­min e së cilës ajo ka kontribuua­r si Eksperte e Sekretaria­tit Teknik pranë Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë. Në vazhdën e eksperienc­ave profesiona­le, Pirdeni ka shërbyer ndër vite si trajnere e jashtme pranë Shkollës së Magjistrat­urës, Shkollës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Shkollës Shqiptare të Administra­tës Publike. Pirdeni ka një bagazh të gjerë angazhimi si eksperte ligjore në një numër projektesh të zbatuara nga institute dhe organizata vendase, si dhe partnerë ndërkombët­arë, me fokus në asistimin në përmirësim­in e performanc­ës dhe rritjen e kapacitete­ve të institucio­neve qendrore të administra­tës publike, forcimin e kapaciteti­t për hetimin dhe ndjekjen e korrupsion­it në Shqipëri dhe vendet fqinje në rajon, mbështetje për përgatitje­n e përafrimit të legjislaci­onit për Kapitullin 23 të Acquis- së së BE në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe monitorimi­n e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Prej shtatorit 2020, Adea Pirdeni shërben si zëvendësmi­nistre e Drejtësisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania