Panorama (Albania)

Gjykata “harron” të njoftojë të pandehurit e çështjes, Dako i vetëm në gjyq

Dy akuzat që rëndojnë mbi ish- kreun e bashkisë, që e mbajnë në qeli prej rreth 7 muajsh. M ë 26 janar, seanca e radhës në gjykatë

- TIRANË

Është shtyrë seanca paraprake për dosjen e ish- kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako. Shkak mësohet se ishte mungesa e disa prej të pandehurve në gjykatë, pasi nuk kishin marrë njoftim.

Vetë ish- kryebashki­aku Dako ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa seanca e radhës mësohet se do të zhvillohet më 26 janar 2024.

Vangjush Dako u arrestua në qershor të viti 2023, nën akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës” në dy raste: procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatës­h dhe plotësimi i dokumentac­ionit të tij deri në regjistrim­in e pasurisë si dhe procedura e prokurimit “Shërbim konsulence” për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”, me një fond prej 21 milionë lekësh. Për rastin e pallatit, Prokuroria e Posaçme thotë se “gjatë miratimit dhe zbardhjes/ protokolli­mit të lejes së ndërtimit, të miratuar me vendimin e Këshillit të Rregullimi­t të Territorit pranë

Bashkisë Durrës më 28 shtator 2011, në favor të Shoqërisë “Fakle sh. p. k”, janë kryer veprime në kundërshti­m me kompetenca­t e kryetarit të bashkisë dhe nëpunësve të Drejtorisë së Planifikim­it dhe Kontrollit të Territorit, të cilat konsistojn­ë në protokolli­min/ zbardhjen e lejes së ndërtimit në datën 14 tetor 2014, tri vite pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë”.

DOKUMENTET FIKTIVE

Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se “pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, janë hartuar në mënyrë fiktive dhe të gjithë dokumentet që përpilohen dhe administro­hen nga subjekti ndërtues dhe zyrtarët e Drejtorisë së Planifikim­it dhe Kontrollit të Territorit, duke hartuar dokumentet përkatës për të gjitha fazat në të cilat ndodhej ndërtimi, ndërkohë që është provuar me prova si pyetje e dëshmitarë­ve dhe ekspertimi përkatës, që ndërtimi i pallatit kishte përfunduar që në vitin 2012 dhe ishte i banueshëm. Në këtë mënyrë – vë në dukje Prokuroria e Posaçme – është bërë legalizimi i një objekti shumëkatës­h, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës”. Mes personave të akuzuar, është edhe administra­tori i kompanisë ndërtuese, Fiqiri Farruku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikim­it të vulave, stampave e formularëv­e”, si dhe dy inxhinierë, njëri topograf dhe një tjetër i cili ka kryer kolaudimin e ndërtesës. Sa i takon tenderit për projektimi­n e shëtitores në Durrës, Prokuroria e Posaçme vëren se “nga ana e anëtarëve të Komisionit për caktimin e specifikim­eve teknik, të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, janë kryer gabim llogaritje­t e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave”, dhe se “Kryetari i Bashkisë Durrës ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa për 60% të vlerës totale”. Sipas Prokuroris­ë, “edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në aktkontrol­lin përkatës të muajit qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga komisioni dhe nga titullari i Autoriteti­t

Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohe­t dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë, Bashkia Durrës dhe administra­ta përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej 18.318.400,2 lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj bashkie prej vitit 2016 e në vijim”. Zoti Dako, i cili drejtoi për tri mandate qytetin e Durrësit, i ka mohuar akuzat. Një nga figurat që ka shërbyer në nivelet e larta të Partisë Socialiste, duke qenë dhe anëtar i kryesisë së saj, në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamen­ti Amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania