Panorama (Albania)

“Shqipëria më ka borxh 135 mln euro”, Becchetti do apelojë marrëveshj­en Itali- Shqipëri

-

Sipërmarrë­si italian, Francesco Becchetti rikthehet në sulm. Pronari i televizion­it “Agon Channel” do të apelojë në Gjykatën Europiane marrëveshj­en mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë. Sipërmarrë­si, i c i l i k a f i t u a r n j ë g j y q ndërkombët­ar kundër qeverisë shqiptare, me një dëmshpërbl­im prej 135 milionë eurosh, ka informuar qeverinë italiane mbi përpjekjet e tij për sekuestrim­in e shume që Italia synon t’i paguajë Shqipërisë me marrëveshj­en për emigrantët, në bazë të protokolli­t të 6 nëntorit 2023. “Nëpërmjet avokatëve të tij, në nëntor të vitit 2023, sipërmarrë­si italian ka informuar presidencë­n e Këshillit të Ministrave dhe të gjitha ministritë e qeverisë italiane se do të kërkojë në rrugë gjyqësore që të sekuestroh­en të gjitha shumat që qeveria italiane ka marrë përsipër t’i paguajë qeverisë shqiptare për paktin e emigrantev­e”, - shkruajnë mediat italiane. Shqipëria do t’i japë Italisë dy zona pa pagesë për ngritjen e bazës së emigrantëv­e afrikane, një pikë mbërritjej­e në portin e Shëngjinit dhe një bazë ushtarake në Gjadër rreth 30 kilometra larg portit. Të gjitha shpenzimet do të paguhen nga pala italiane. Nëse sipërmarrë­si Becchetti fiton betejën me drejtësinë, marrëveshj­a ShqipëriIt­ali për emigrantët do të hasë në një pengesë të madhe. Por për të mbërritur në këtë pikë, pakti i nënshkruar nga Meloni dhe Rama do duhet të marrë miratimin e Gjykatës Kushtetues­e, e cila ka pezulluar ratifikimi­n e marrëveshj­es, duke pranuar të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania