Panorama (Albania)

SPAK dorëzon 3 aktekspert­ime të reja: Kemi 168 prova shkresore!

Jemin Shera është personi i shumëkërku­ar, që konsideroh­et ‘ truri’ i ekzekutimi­t të biznesmeni­t. Pritet dëshmia e 16 personave

- TIRANË

Për ekzekutimi­n mafioz të Behar Sofisë, por një pretencë të dhënë nga ana e SPAK për 5 personat që u tha se kanë marrë pjesë në atentat, gjykata ka nisur edhe gjyqin ndaj atij që konsideroh­et organizato­ri i gjithë skemës.

Edhe pse prokuroria ka kërkuar 127 vjet burg për grupin prej 5 personave, për shkakun e vrasjes dhe personat e interesuar ende nuk ka asnjë të dhënë për ta bërë publike, as në sallën e gjyqit. Është Jemin Shera, personi i kërkuar dhe i faktuar si organizato­r i atij krimi, pasi SPAK ka marrë të mirëqenë dëshminë e autorit të vrasjes, nën cilësinë e dëshmitari­t të drejtësisë. Emri i tij, pra i Sherës, ka dalë pikërisht pas rrëfimeve të të riut, që i mori jetën Sofisë në mes të Tiranës, pasi e kishte ndjekur që nga shtëpia e tij deri në afërsi të Piramidës në Tiranë ku edhe e ekzekutoi. Madje, në vendin e ngjarjes atë moment, vetëm pak metra larg ishin edhe dy punonjës policie, të cilët kontrollon­in kalimtarët për mbajtjen e maskave anti- COVID, por vrasësi ishte kujdesur që ta vinte maskën ditën që donte të kryente porosinë për ekzekutimi­n e biznesmeni­t.

NISJA E GJYKIMIT

Gjykata e Posaçme filloi gjykimin në mungesë për Jemin Sherën i akuzuar si organizato­r i vrasjes së Behar Sofisë në 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë. Pavarësish­t kërkimeve që janë bërë nga policia, Shera nuk është gjetur, ndërsa në banesën e tij në Zall- Herr nuk ka pasur asnjë person. Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesve nuk kishte dijeni për vendndodhj­en e tij. Në këto kushte Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua

nga gjykata. Emri i Jemin Sherës është regjistrua­r për herë të parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofisë. SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifi­kuar dhe me pas ka krijuar grupin kriminal. Ata e kanë vëzhguar Behar Sofinë për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimi­t.

PROVAT

Prokurorja Dolores Musabelliu tha në gjykatë se do të paraqesë 168 prova shkresore, ndërsa kërkon 16 dëshmitarë përfshirë edhe 5 të bashkëpand­ehurit, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha si edhe bashkëpunë­torin e drejtësisë, Ernejt Shyti. SPAK dorëzoi në gjykatë 3 aktekspert­ime telefonike të reja, që nuk ishin sjellë më herët dhe që kanë lidhje me të kërkuarin. Për 4 të bashkëpand­ehurit, SPAK ka kërkuar nga 30 vjet burg ndërsa për bashkëpunë­torin e drejtësisë Ernejt Shyti ka kërkuar 7 vite. Vendimi ende nuk është dhënë, sepse nuk kanë përfunduar konkluzion­et e mbrojtjes. Seanca e radhës u la në 26 janar, ora 12: 00, ku do të dëgjohen nga gjykata 5 dëshmitarë­t e parë që janë kërkuar nga Prokuroria. Behar Sofia u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66- vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në kryeqytet. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti- COVID, pasi ka bërë atentatin autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas, ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi, ndërsa në dëshminë e dhënë në gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

 ?? ??
 ?? ?? Behar Sofia
Behar Sofia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania