Panorama (Albania)

“Vëllai im nuk përdhunoi njeri”, gruaja del kundër burrit që i vrau vëllanë

Prokuroria greke zbërthen telefonin e vajzës, përveç mesazheve kërcënuese, gjenden video dhe foto nga momentet e abuzimit

- VOLOS

Bashkëshor­tja e 50vjeçarit që vrau kunatin e tij në Volos, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar dhe shantazhua­r vajzën 18- vjeçare, ka dalë kundër burrit të saj.

Pas ngjarjes, bashkëshor­tja e autorit dhe njëkohësis­ht motra e viktimës nuk ka kontaktuar më me 50- vjeçarin. Ajo është shprehur se nuk e beson që vëllai i saj ta ketë kryer atë veprim, ndërsa refuzon të shkojë ta takojë bashkëshor­tin e saj në paraburgim. Sipas saj, edhe sikur kjo gjë të kishte ndodhur vërtet, ai nuk duhej të sillej në këtë mënyrë. “Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim që bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, kam rritur fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, - tha ajo. Më pas ajo është shprehur se në fakt 50- vjeçari nuk është një njeri i mirë, pasi gënjen shumë, nxehet kollaj dhe sipas saj, nuk është as baba i mirë, pasi i linte fëmijët dhe dilte për të gjuajtur derra. Çifti së bashku kanë dhe një vajzë 10- vjeçare.

DETAJET TË REJA

Detaje shokuese zbulohen nga makthi që 18vjeçarja ka përjetuar për 9 vite në duart e vëllait të njerkës së saj në Volos të

Greqisë.

Babai i saj mësohet se zbuloi për përdhunimi­n e të bijës nga kunati 33vjeçar vetëm katër ditë më parë, si edhe për shantazhin e kërcënimet e këtij të fundit ndaj 18- vjeçares. Megjithatë, vajza ka refuzuar të tregojë emrin e abuzuesit të saj, diçka që ka ndodhur vetëm pas shumë presioneve që Fatmir

Tarellari ka ushtruar ndaj të bijës mëngjesin e së martës teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit. 50vjeçari dhe vajza e tij kishin shkuar tek avokati për të ngritur padi ndaj personit që kishte përdhunuar prej vitesh 18- vjeçaren dhe që e shantazhon­te me video e foto intime. Pas presionit të të atit, ajo i ka treguar mesazhet kërcënuese që i kishte dërguar 33- vjeçari Erjon Pelivani, duke i treguar se ai ishte përdhunues­i i saj. Në njërën prej mesazheve, Erjon Pelivani shantazhon­te 18- vjeçaren duke i thënë se nëse nuk i jepte paratë që i kishte kërkuar, të gjithë do të merrnin vesh për fotot dhe videot që kishte realizuar teksa ishte duke e përdhunuar. “Nëse nuk më jep paratë, do t’ia tregoj të gjithëve, edhe familjes tënde për fotot”, - mësohet se i ka shkruar 33- vjeçari në një nga mesazhet që kërcënonte vajzën e kunatit. Ajo i ka treguar babait se shantazhi ka nisur rreth 12 muaj më parë kur mësoi se vëllai i njerkës kishte në celularin e tij video dhe foto të akteve të neveritshm­e. Që nga ajo kohë 33vjeçari i ka kërkuar shpesh para që të mos i dërgonte familjes pamjet filmike. Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës gjenden video dhe foto nga momentet e përdhunimi­t dhe për këtë pajisja elektronik­e është dërguar në laboratorë­t e mjekësisë ligjore. 33vjeçari ka përdhunuar vajzën e kunatit që në moshën 9- vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve teksa ata ishin në punë, ai iu afrua vajzës dhe nisi ngacmimin seksual ndaj saj. Ndërsa sapo e mitura ka mbushur 12 vjeç, ka vazhduar ta abuzojë seksualish­t. Sipas informacio­neve, 33- vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar vajzën që nga mosha 12 deri në 14 vjeç, duke filmuar në të njëjtën kohë veprimet e tij me celular. Prej disa vitesh, ajo ka heshtur dhe u ka folur të motrave për sjelljen “e çuditshme” të vëllait të njerkës së tyre, por pa u treguar detajet. Paraditen e së martës, 18vjeçarja i ka treguar babait të saj emrin e përdhunues­it. Pasi 50- vjeçari zbuloi të vërtetën shokuese, ai vrau me plumb në kraharor kunatin e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania